Iu përgjigj një telefonate në gjysmë të natës, pa e ditur se pikërisht ajo do t’i ndryshonte jetën

0
224

Fatkeqësisht sot shumë gra pasi të lindin i braktisin fëmijët e tyre për arsye të ndryshme. Këta fëmijë më vonë rriten në familje tjera ndoshta shumë më mirë se po të ishin me prindërit biologjik, megjithatë shumë rrallë një prind tregon arsyen e vërtetë pse po e lë fëmijën.

Fatmirësisht, ka njerëz të mirë akoma që marrin fëmijë të huaj, duke i rritur e u dhënë dashuri prindërore edhe pse nuk kanë të njejtin gjak. Kështu, edhe një zjarrfikësi iu ndyshua jeta me një fëmijë krejt rastësisht, trasnmeton gazetametro.net

Marc Hadden iu përgjigj telefonatës urgjente në gjysmë të natës, zjarrfikësi nuk kishte as më të voglën ide se ajo që do të ndodhte do të ndryshonte rrënjësisht jetën e familjes së tij.Marc mbërriti në vendngjarje dhe gjeti një grua gati për të lindur, por koha për ta çuar në spital ishte e pamjaftueshme.

Ai e ndihmoi që nëna të lindë shëndoshë e mirë një vajzë të mrekullueshme, por kur nëna i tha se do ta jepte vajzën për adoptim, Marc dhe gruaja e tij nuk mund ta lejonin diçka të tillë të ndodhte. Çifti e quajtën vajzën e sapolindur Grace (hiri i Perëndisë) si shenjë e fatit që e solli atë në familjen e tyre, shkruan Metro.

Ata kanë edhe dy djem tjerë dhe një vajzë qe e mirëseardhur për ta.