Isufi: AAK voton kundër marrëveshjes së demarkacionit

0
347

Ahmeti Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se marrëveshja aktuale e demarkacionit me Malin e Zi është e dëmshme.

Ai theksoi se deputetët e AAK-së do të votojnë kundër kësaj marrëveshjeje.

“Ka qenë një draft i marrëveshjes që është nënshkruar më herët. Ka ardhur deri në Kuvend në mandatin e kaluar, është kthyer në Qeveri. Me ardhjen e Qeverisë Haradinaj është shkarkuar ai komision, është formuar i riu. Dhe, sipas të gjitha analizave të ekspertëve, marrëveshja aktuale ka dëmtuar territorin e Kosovës. Besoj që deputetët do të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tyre, pa u keqpërdorur nga partitë politike”, tha ai.

“Qeveria ka votuar për të dërguar marrëveshjen ekzistuese në Parlament. Meqë është marrëveshje e nënshkruar, ajo duhet të marrë një drejtim, dhe pikërisht për këtë, Qeveria ka marr vendim që ta dërgojë në Parlament, dhe është ky i fundit që e merr vendimin përfundimtar për të”, deklaroi Isufi.

“Grupi Parlamentar i AAK-së është se do të votojë kundër kësaj marrëveshjeje sepse është në dëm të Kosovës”, theksoi Isufi.

“Nisma, AAK dhe VV votojnë kundër. Nga dy partitë tjera, disa janë për e disa kundër”, tha Isufi, duke aluduar në LDK-në e PDK-në./koha.net