ISIS-i kërkon vrasjen e djalit të Donald Trump, familja presidenciale në panik

0
191

Pas thirrjes për vrasjen e Papa Françeskut, ISIS ka bërë thirrje për vrasjen e djalit 11-vjeçar të Presidentit Donald Trump, Barron.

Sipas ‘The Washington Beacon Free’, «kanalet mediatike  pro ISIS-it po bëjnë thirrje për vrasjen e djalit të Presidentit Trump dhe kanë ndarë detajet të jetës personale të Barron në rrjetet e tyre sociale, duke përfshirë adresën e shkollës së tij.

Instituti i Hulumtimit të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) përktheu një thirrje masive të terroristëve për të vrarë Barron Trump. Ai u shpërnda gjerësisht në aplikacionin e përdorur nga grupi xhihadist, Telegramin.

Mesazhi jo vetëm që përmbante emrin e shkollës së Barron, por edhe një imazh të hartës së Google që përcaktonte vendndodhjen e tij.

Fatmirësisht për Presidentin Trump dhe djalin e tij 11-vjeçar, Familja e Parë e Amerikës është e mbrojtur mirë nga Shërbimi Sekret, edhe pse teknologjia mund të bëjë mbrojtjen e Barron jashtë Shtëpisë së Bardhë një detyrë të vështirë.

Thirrja për vrasjen e Barron vjen vetëm disa ditë pasi ISIS-i paraqiti një imazh propagandues të Papa Françeskut me kokë të prerë.

Kërcënimet janë marrë seriozisht nga agjencitë e inteligjencës, për shkak të rrjetit të gjerë xhihadist të shpërndarë në mbarë botën

Siç raporton ‘Daily Mail’, analistët kanë paralajmëruar për një rritje të mundshme në sulmet të ISIS-it jashtë shtetit pas rënies së Kalifatit në Lindjen e Mesme.

Grupi terrorist zakonisht përdor sulme të tilla si një mjet për të ushtruar frikë dhe terror, ndërkohë që shumë amerikanë janë shprehur të shqetësuar për fatin e Barron.