Ish eprori i FARK-ut “godet” Haradinajn: Pyete Ramushin dhe Dautin, të tregojnë a jam mjeran apo i fortë

0
358

Ish pjesëtari dhe ish eprori i lartë i FARK-ut, Skender Hasangjekaj, përmes një reagimi i është përgjigjur Nasim Haradinajt.

“Sa më përket mua, une plotësisht e kuptoj Skenderin..! I duhet mjeranit ta arsyetoj vendpunimin dhe truall e shtëpi në Burim….porë edhe plagosjenë nga ushtari i tij..!! Vazalit i duhet edhe ta kryej urdhërin e marë sepse: Tani ose kurrë, duhetë ta tregojê besnikërinë ndaj «Padronit»….!!”, kishte shkruar Nasim Haradinaj.
Por Hasangjekaj, në reagimin e tij ka thënë se duhet të pyetet Ramushi e Dauti, lidhur me atë se a është i fortë apo mjeran.

“Për ta vërtetuar, nëse jam mjeran apo i fortë, pyeti Ramushin dhe Dautin, kush e ka ndihmuar Shkelzenin në Delnic, kur ishte në shërbim ushtarak. Por, jo vetëm atë, pyeti pak edhe bashkëmendimtarët tuaj, e do të tregojnë për çfarë arsye kam vepruar. Po të them se i kam bërë veprimet e mia, sepse nuk isha mjeran”, ka shkruar Hasangjekaj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është reagimi i plotë:

Përgjigje për Nasim Haradinaj!

Erdha nga Gjermania në UÇK, stërvita ushtarë të UÇK-së, e udhëhoqa aksionin dhe e mora të vetmën kazermë të Serbisë në krejtë Kosovë, ku u valvit shqiponja kuq e zi. Unë, nuk e rujta pasaportën Gjermane, sikur ti, për të pas mundësi sërish të ikësh, nëse është nevoja. Unë, nuk u mshefa si ti, pa dal asnjë ditë në vijë të parë të frontit, sepse nuk mendoja se duhet të pasurohem në shpinë të UÇK-së. Të pata treguar edhe një herë në Papaj, se principet e mia, nuk i ndryshoj për asnjë çmim.

Për ta vërtetuar, nëse jam mjeran apo i fortë, pyeti Ramushin dhe Dautin, kush e ka ndihmuar Shkelzenin në Delnic, kur ishte në shërbim ushtarak. Por, jo vetëm atë, pyeti pak edhe bashkëmendimtarët tuaj, e do të tregojnë për çfarë arsye kam vepruar. Po të them se i kam bërë beprimet e mia, sepse nuk isha mjeran.

Unë kam dëgjuar fjalë jashtëzakonisht të mira për babain tuaj, por fatkeqsisht djali nuk ka marr asgjë nga prindi.

Serbët i quanin tradhtar ata që nuk mendonin si ata, kurse Nasimi i quan tradhtar, Ata që nuk mëndojnë si Ai. Pra, dallimi i vetëm është se, «Ata folnin serbisht, ndërsa Nasimi flet shqip».

Mua më dojnë dhe më respektojn anekënd Kosovës. Ndërsa ti, pyet pak. Nuk e shkrova për ty, sepse jam i bindur se Ti, do të vazhdosh avazin e vjetër, por për disa që të besojnë verbërisht apo që ua dhe statusin e veteranit pa asnjë ditë lufte, e tani të perkrahin dhe ta kthejnë «borxhin».

Unë, nuk i kamë askujt borxh! Nuk i laj askuj borxh. Jam krenarë për gjithë atë që kam bërë gjatë jetës time, sikurse që iu jam mirënjohës të gjithë atyre që më ndihmuan, kur ti me disa shokët tuaj, që mëndojnë si Ti, më keni lënë rrugëve. Luftova për lirinë e shqiptarëve, për lirinë e shprehjes, duke përfshirë edhe ty. Çdo njëri e tregon nivelin e shprehjes dë tij, dhe dijën e vet, dhe në bazë të kësaj, na vlerëson populli!/BOTA SOT