Isa Mustafa fajëson fëmijët për dënimin 3,300 euro: Vetë ata deshën të fotografohen me mua

0
305

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka marrë njoftimin se është dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për përfshirje të fëmijëve në fushatë.

Mustafa ka sqaruar rastin, duke thënë janë fëmijët ata që kanë dashur të fotografohen me të, duke e shfajësuar veten si personi rritur.

Ai thotë se për të është më me rëndësi që mos t’ia prish qejfin fëmijëve se sa t’i përmbahet, siç e ka quajtur ai, një “kodi anakronik”.

Reagimi i tij i plotë:

Po lexoj se PZAP, më paska dënuar me 3,300 euro, siç thonë ata “për përfshirje të fëmijëve në fushatë”. Fëmijët që janë fotografuar me mua janë të fshatit Skortobishte, të cilët janë ofruar dhe kanë shprehur dëshirë të fotografohen.

Për mua është më me vlerë të mos ia prishi qejfin një fëmiu, sesa ti përmbahem një kodi anakronik. Dënimet janë për të shërbyer si mjet edukativ. Ndërkaq këto dënime po përngjajnë më shume në një plaçkitje të partive politike!