Investime milionëshe për punën shkel e shko

0
223

Disa projekte për renovimin e pjesëve të ndryshme të objektit të Qendrës së Kulturës në Skenderaj janë realizuar që prej përfundimit të luftës.

Të paktën katër projekte janë financuar nga Komuna e Skenderajt, Qeveria e Kosovës, por edhe nga organizata të ndryshme të huaja për t’i riparuar dëmtimet që i janë shkaktuar objektit të Shtëpisë së Kulturës në Skenderaj, të shumtën nga organet e dhunshme të Serbisë të aplikuara edhe në këtë Qendër, si dhe nga refugjatët e Kroacisë, të cilët Serbia i kishte vendosur në Qendrën e Kulturës.

Menjëherë pas përfundimit të luftës organizata franceze “Triangle”, e cila kishte marrë në shfrytëzim objektin për aktivitete të të rinjve, kishte financuar një projekt për renovimin e çatisë së objektit, për të cilin ishin investuar mbi 300 mijë euro, shkruan Zëri.

Gjithashtu ishte investuar edhe për ndërrimin e dritareve dhe renovimin e disa hapësirave përbrenda objektit. Nuk ka shkuar shumë kohë e edhe Komuna e Skenderajt kishte investuar mjete për instalimin e ngrohjes qendrore në gjithë objektin, ndërsa një tjetër projekt ishte realizuar për renovimin e brendshëm të objektit të Qendrës së Kulturës