Interi kërkon Palettan?

0
163

Interi po lidhet me një transferim të mbrojtësit të Milanit, Gabriel Paletta.

Sipas Quotidiano Sportivo, Paletta është një prej qendërmbrojtësve që Interi po e ndjek për të mbështetur Mirandan dhe Skriniarin dhe për të qenë zëvëndësues i tyre.

Italo-argjentinas s’ka asnjë paraqitje për Rossonerët kët ësezon, pasi Romagnoli, Musacchio dhe Bonucci janë më lart prej në preferencat e tij.

Gazeta shton se Nerazzurët po e kërkojnë edhe Daley Blindin, i cili ka luajtur pesë herë në Ligën Premier.

Këto spekulime vijnë pasi Zeniti refuzoi shitjen e Criscitos në janar, përkundër faktit se kontrata skadon në fund të sezonit.

Interi në shtatë ndeshjet e fundit s’ka fitore edhe pse nisi sezonin me 17 ndeshje pa humbje.

Nerazzurët po kanë probleme sidomos në mbrojtje, aty ku ata kanë çaluar.

Pas pushimit Nearzzurët rikthehen në aksion me duelin ndaj Romës në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/