Interi e mbyll me sukses në Verona, ngjitet në vend të dytë në Serie A

0
423

Interi fitoi 1-2 në ndeshjen e fundit të Serisë A për javën e 11-të, përballë Veronës. Në “Bentegodi” u luajt një ndeshje e vakët, pa shumë raste, por në fund ishin zikaltrit ata që morën 3 pikët.

Pjesa e parë e pa Interin në avantazh, pas golit të parë të Borja Valeros këtë sezon. Më pas, pas një penalltie të vendosur edhe nga VAR-i, ishte Pazzini ai që barazoi shifrat në të 59-ën.

Supergoli i Perisicit në minutën e 67-të, çoi përsëri në avantazh dhe i dha fitoren ekipit të tij.

Tashmë, djemtë e Spalletit renditen të dytët në klasifikim, me 29 pikë, dhe vazhdojnë ndjekjen e Napolit, i cili numëron 2 pikë më shumë.