{"id":9810,"date":"2026-08-23T19:20:05","date_gmt":"2026-08-23T19:20:05","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=9810"},"modified":"2026-08-23T19:20:05","modified_gmt":"2026-08-23T19:20:05","slug":"mallkimi-i-femijeve-si-diskurs-i-primitivizmit-post-modern-reagim-ndaj-mallkimit-te-femijeve-nga-ana-e-fahri-xhares","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=9810","title":{"rendered":"Mallkimi i femijeve si diskurs i primitivizmit post modern (Reagim ndaj mallkimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga ana e Fahri Xhar\u00ebs)"},"content":{"rendered":"<p>Bashkim Aliu<\/p>\n<p>S\u2019ka dyshim se kjo gjenerat\u00eb, jo vet\u00ebm e shqiptar\u00ebve, por edhe e popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit, dhe m\u00eb gjer\u00eb, po p\u00ebrballet me fenomenin e uljes s\u00eb numrit t\u00eb popullsis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb rezultat i disa faktor\u00ebve: social\u00eb, ekonomik\u00eb, politik\u00eb, e t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb dhimbje t\u00eb d\u00ebgjosh n\u00eb lajme se \u00e7do vit regjistrohen m\u00eb pak nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb klasat e para, se mbyllen shkolla t\u00eb t\u00ebra n\u00eb disa vendbanime si pasoj\u00eb e r\u00ebnies drastike t\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, se shkollat bashkohen p\u00ebr t\u00eb mundur t\u00eb mbijetojn\u00eb, dhe se pjes\u00eb e stafit m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs cil\u00ebsohen si tepric\u00eb, ndon\u00ebse deri para pak kohe kan\u00eb pasur orar t\u00eb plot\u00eb m\u00ebsimor n\u00eb shkollat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb prodhon efekte negative edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, si: ekonomi, financa, nd\u00ebrtimtari, prodhim, investime nga kompani t\u00eb huaja, dhe t\u00eb tjera. Disa shkolla boshatisen, e disa tkurren n\u00eb numrin e nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr shkak t\u00eb transferimeve n\u00eb Per\u00ebndim, uljes s\u00eb natalitetit, munges\u00ebs s\u00eb interesit p\u00ebr shkollim, k\u00ebrkimit t\u00eb perspektiv\u00ebs jasht\u00eb arsimit, etj. Kjo ka ngritur alarmin te institucionet dhe intelektual\u00ebt, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe po miratojn\u00eb masa t\u00eb ndryshme p\u00ebr stimulimin e rritjes s\u00eb natalitetit, ndalimin e ikjes s\u00eb trurit jasht\u00eb vendit, programe sociale p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e porsamartuar, asistenc\u00eb sociale p\u00ebr n\u00ebnat q\u00eb lindin, pushime t\u00eb paguara p\u00ebr n\u00ebnat q\u00eb lindin dhe rrisin f\u00ebmij\u00eb, asistenc\u00eb sociale p\u00ebr gjyshet q\u00eb p\u00ebrkujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, etj.<\/p>\n<p>Pra, b\u00ebhet \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndalur trendin e uljes s\u00eb natalitetit dhe p\u00ebr t\u00eb ndaluar largimin e t\u00eb rinjve dhe familjeve me f\u00ebmij\u00eb nga vendi, pasi ky fenomen shkakton probleme afatgjata, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e sistemit pensional p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mjeteve n\u00eb fondin pensioni. Prandaj, fokusi i k\u00ebtyre masave \u00ebsht\u00eb te f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb; b\u00ebhet \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u siguruar atyre nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur dhe mir\u00ebqenie, pasi ata jan\u00eb e ardhmja e vendit, shpresa e prind\u00ebrve dhe garancia e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Por, gjith\u00eb ky angazhim dhe fokusim nga ana e institucioneve, shoq\u00ebris\u00eb dhe pal\u00ebve t\u00eb ndryshme, si duket nuk zbatoi ndikim tek disa individ\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohen p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, gjejn\u00eb guximin t\u00eb mallkojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u2019u luten p\u00ebr vdekjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb brutale dhe t\u00eb turpshme. Ata nuk e thon\u00eb thjesht \u201cvdekshi\u201d, por p\u00ebrdorin nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb normalisht p\u00ebrdoret p\u00ebr kafsh\u00ebt: \u201ccofshi\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka shkelur r\u00ebnd\u00eb dinjitetin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur, t\u00eb cil\u00ebt ndjekin m\u00ebsim-besimin islam n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr islame shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr, edhe Fahri Xhara, i cili, n\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb qendr\u00ebs islame p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr m\u00ebsim-besimin islam, shprehet p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mitur t\u00eb fotografuar n\u00eb faltoren e qendr\u00ebs islame: &#171;Cofshin me r\u00ebnd\u00eb, k\u00ebta jan\u00eb turpi i kombit&#187;.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb thell\u00ebsisht shqet\u00ebsuese dhe e papranueshme q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ndjekin m\u00ebsim-besimin n\u00eb nj\u00eb xhami n\u00eb Zvic\u00ebr, t\u00eb b\u00ebhen objekt i fyerjeve dhe mallkimeve.<\/p>\n<p>Shprehja &#171;Cofshin me r\u00ebnd\u00eb, k\u00ebta turpi i kombit&#187;, drejtuar f\u00ebmij\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb, debat apo shprehje e nj\u00eb mospajtimi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb \u00e7njer\u00ebzore dhe e pajustifikueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht kur drejtohet ndaj f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb pse t\u00eb mbajn\u00eb mbi shpin\u00eb konfliktet, bindjet apo mosmarr\u00ebveshjet e t\u00eb rriturve.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt duhen mbrojtur, respektuar dhe edukuar me dashuri, pavar\u00ebsisht se ku m\u00ebsojn\u00eb, cil\u00ebs fe i p\u00ebrkasin apo \u00e7far\u00eb besimi ndjekin familjet e tyre. Askush nuk duhet t&#8217;u uroj\u00eb vdekjen apo t&#8217;i quaj\u00eb &#171;turp t\u00eb kombit&#187;.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb kemi dallime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bindje, fe, ide apo pik\u00ebpamje. Por nj\u00eb shoq\u00ebri e qytet\u00ebruar matet pik\u00ebrisht nga m\u00ebnyra se si sillet me t\u00eb pambrojturit. F\u00ebmij\u00ebt nuk jan\u00eb armiq dhe nuk jan\u00eb fajtor\u00eb p\u00ebr bindjet e t\u00eb rriturve.<\/p>\n<p>Kritika mund t\u00eb b\u00ebhet. Debati mund t\u00eb b\u00ebhet. Kund\u00ebrshtimi mund t\u00eb shprehet. Por mallkimi i f\u00ebmij\u00ebve nuk mund t\u00eb normalizohet dhe nuk mund t\u00eb justifikohet.<\/p>\n<p>Respekti p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb jet\u00eb mbi \u00e7do konflikt, bindje apo dallim. Ndoshta prind\u00ebrit e tyre shfryt\u00ebzojn\u00eb lirin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e garantuar me \u00e7do ligj n\u00eb bot\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t&#8217;i edukojn\u00eb sipas bindjeve t\u00eb veta fetare, pavar\u00ebsisht n\u00ebse Fahriut apo dikujt tjet\u00ebr nuk i konvenon. K\u00ebto m\u00ebnyra t\u00eb shprehjes, p\u00ebrtej asaj q\u00eb tregojn\u00eb nivelin e personit p\u00ebrkat\u00ebs dhe vuajtjen shpirt\u00ebrore t\u00eb tij, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe shizofrenin\u00eb, japin nj\u00eb imazh t\u00eb gabuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt, pasi nxjerrin n\u00eb pah natyr\u00ebn e ul\u00ebt t\u00eb debatit dhe l\u00ebvizjeve q\u00eb manevrojn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike shqiptare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mallkon f\u00ebmij\u00eb ky person q\u00eb jeton n\u00eb shekullin XXI dhe haptazi shprehet se \u00ebsht\u00eb islamofob. Por, tash, sa p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb para lexuesit nj\u00eb qasje tjet\u00ebr ndaj mallkimit, do t\u00eb ndalemi n\u00eb nj\u00eb rast nga koha e t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb e kat\u00ebrqind viteve m\u00eb par\u00eb, i cili nuk pranoi as q\u00eb m\u00ebkatari t\u00eb mallkohej si person, e l\u00ebre m\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mitur dhe t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Zotit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi t\u00eb, i soll\u00ebn nj\u00eb person i cili kishte pir\u00eb ver\u00eb, dhe ai ia shqiptoi mas\u00ebn e parapar\u00eb ligjore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim. Pasi u ekzekutua masa nd\u00ebshkuese, dikush i tha: &#171;Allahu ta mallkoft\u00eb&#187;. Kur e d\u00ebgjoi k\u00ebt\u00eb, i D\u00ebrguari i Zotit tha: &#171;Mos thoni ashtu, sepse k\u00ebshtu ju i ndihmoni shejtanit q\u00eb ta mund\u00eb at\u00eb&#187;.<\/p>\n<p>I D\u00ebrguari i Zotit, p\u00ebrmes k\u00ebtij mesazhi, kumtoi qart\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb se Islami nuk e anatemon dhe as nuk e p\u00ebrjashton nga m\u00ebshira e Zotit personin q\u00eb b\u00ebn ndonj\u00eb gabim fetar. Po ashtu, p\u00ebrmes k\u00ebtij mesazhi, i D\u00ebrguari i Zotit nuk e p\u00ebrbuz qenien njer\u00ebzore, por tregon respekt dhe konsiderat\u00eb ndaj njeriut, edhe n\u00ebse ai ka b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb ndonj\u00eb ndalese fetare.<\/p>\n<p>Kjo ndodh ngase ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar si m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr bot\u00ebt, si dhe si edukator e m\u00ebsues p\u00ebr njer\u00ebzimin, ku vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00ebn\u00eb edhe ata q\u00eb gabojn\u00eb. Ata q\u00eb gabojn\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebshillohen me fjal\u00eb t\u00eb mira, me urt\u00ebsi dhe but\u00ebsi. Duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb arritur deri te zemrat e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i braktisin m\u00ebkatet dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e k\u00ebtill\u00eb e trajtimit t\u00eb m\u00ebkatarit, si dhe institucioni i \u201cTeubes\u201d (pendimit), d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb njeriut n\u00eb m\u00ebsimet islame dhe p\u00ebr orientimin islam q\u00eb edhe me m\u00ebkatarin t\u00eb komunikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze. Islami d\u00ebshiron q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb pendohen dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen; ai nuk d\u00ebshiron q\u00eb ata t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00ebkate, t\u00eb posht\u00ebrohen si qenie njer\u00ebzore dhe, n\u00eb fund, t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb zjarr.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, i D\u00ebrguari i Zotit reagoi ndaj personit q\u00eb e p\u00ebrbuzi nj\u00eb m\u00ebkatar, i cili i ishte n\u00ebnshtruar mas\u00ebs nd\u00ebshkuese p\u00ebr m\u00ebkatin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb. Ekzekutimi i mas\u00ebs nd\u00ebshkuese nuk e legjitimon p\u00ebrbuzjen dhe posht\u00ebrimin e njeriut, sepse nj\u00eb qasje e till\u00eb mund t\u00eb kontribuoj\u00eb q\u00eb personi n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb largohet edhe m\u00eb tej nga rruga e Zotit dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u2019i lihet hap\u00ebsir\u00eb djallit p\u00ebr t\u00eb manipuluar me t\u00eb.<\/p>\n<p>Posht\u00ebrimi i qenies njer\u00ebzore dhe mbjellja e pesimizmit lidhur me pranimin e pendimit, p\u00ebrmes nj\u00eb fjalori t\u00eb nd\u00ebrtuar ekskluzivisht mbi frik\u00ebsimin, nd\u00ebshkimin dhe zjarrin n\u00eb komunikimin me njer\u00ebzit, i kontribuojn\u00eb shtimit t\u00eb ndikimit t\u00eb djallit mbi njeriun. K\u00ebt\u00eb e ka shpjeguar i D\u00ebrguari i Zotit n\u00eb hadithin e p\u00ebrmendur, kur ka th\u00ebn\u00eb: \u201cMos thoni ashtu, sepse k\u00ebshtu ju e ndihmoni shejtanin q\u00eb ta mund\u00eb at\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Tash mbetet p\u00ebr lexuesin t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb se si ka qen\u00eb i D\u00ebrguari i Allahut ndaj njeriut shum\u00eb shekuj m\u00eb her\u00ebt dhe, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj qasjeje, t\u00eb gjykoj\u00eb se si sillet me f\u00ebmij\u00ebt nj\u00eb kund\u00ebrshtar i tij n\u00eb shekullin XXI?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Aliu S\u2019ka dyshim se kjo gjenerat\u00eb, jo vet\u00ebm e shqiptar\u00ebve, por edhe e popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit, dhe m\u00eb gjer\u00eb, po p\u00ebrballet me fenomenin e uljes s\u00eb numrit t\u00eb popullsis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb rezultat i disa faktor\u00ebve: social\u00eb, ekonomik\u00eb, politik\u00eb, e t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb dhimbje t\u00eb d\u00ebgjosh n\u00eb lajme se \u00e7do vit regjistrohen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9811,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-9810","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9810"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9810\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9812,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9810\/revisions\/9812"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9811"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}