{"id":9555,"date":"2026-05-17T07:38:04","date_gmt":"2026-05-17T07:38:04","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=9555"},"modified":"2026-05-17T07:38:04","modified_gmt":"2026-05-17T07:38:04","slug":"mesonjetoret-mektebet-e-qendrave-islame-shqiptare-ne-zvicer-deshmi-e-angazhimit-per-gjuhen-shqipe-ne-mergate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=9555","title":{"rendered":"M\u00cbSONJ\u00cbTORET-MEKTEBET E QENDRAVE ISLAME SHQIPTARE N\u00cb ZVIC\u00cbR, D\u00cbSHMI E ANGAZHIMIT P\u00cbR GJUH\u00cbN SHQIPE N\u00cb M\u00cbRGAT\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Bashkim Aliu<\/p>\n<p>Tradita e pasur tashm\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe shekullore e organizimit t\u00eb m\u00ebsim-besimit n\u00eb m\u00ebsonj\u00ebtore-mektebe t\u00eb xhamive n\u00eb vendlindje, u bart edhe n\u00eb Per\u00ebndim n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi atje ku u transferuan shqiptar\u00ebt musliman\u00eb nga trojet etnike, dhe n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb ve\u00e7anti. Hapja e nj\u00eb qendre islame n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb fakt ka n\u00ebnkuptuar edhe hapjen e m\u00ebsonj\u00ebtores-mektebit p\u00ebr m\u00ebsim-besim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, po edhe t\u00eb rriturve, qoft\u00eb n\u00eb faltore, apo n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb destinuara p\u00ebr m\u00ebsim-besimin. Gati nuk ka qend\u00ebr islame t\u00eb themeluar prej shqiptar\u00ebve n\u00eb Zvic\u00ebr, ku nuk ka m\u00ebsonj\u00ebtore (mekteb) dhe ku nuk organizohet m\u00ebsim-besimi p\u00ebr grupmoshat e reja, po edhe p\u00ebr t\u00eb rriturit.<\/p>\n<p>Mektebi (m\u00ebsonj\u00ebtorja) n\u00eb qendrat islame t\u00eb themeluara prej shqiptar\u00ebve n\u00eb Zvic\u00ebr, nuk ka vet\u00ebm funksion t\u00eb m\u00ebsim-besimit, por ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb adres\u00eb serioze edhe e kultivimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, si dhe kultivimit t\u00eb kultur\u00ebs dhe traditave shqiptare. K\u00ebt\u00eb do ta mb\u00ebshtesim me aktivitete konkrete t\u00eb qendrave islame t\u00eb themeluara prej shqiptar\u00ebve n\u00eb Zvic\u00ebr, duke i theksuar prej tyre si shembull:<\/p>\n<p>1.GJUHA E M\u00cbSIM-BESIMIT<\/p>\n<p>M\u00ebsim-besimi p\u00ebr grupmoshat e reja, si dhe p\u00ebr t\u00eb rriturit n\u00eb m\u00ebsonj\u00ebtoret-mektebet e qendrave islame t\u00eb themeluara prej shqiptar\u00ebve n\u00eb Per\u00ebndim n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb ve\u00e7anti, organizohet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ndjek\u00ebsit e m\u00ebsim-besimit i m\u00ebsojn\u00eb parimet baz\u00eb t\u00eb fes\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn e faljes dhe aspekte tjera q\u00eb lidhen me m\u00ebsim-besimin, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Bile, edhe rregullat e leximit t\u00eb Kur\u2019anit, si dhe alfabetin e gjuh\u00ebs arabe, i m\u00ebsojn\u00eb me shpjegime n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Deri m\u00eb tash m\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb zhvilluar plot\u00ebsisht n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por n\u00eb koh\u00ebn e fundit si rezultat i gjeneratave t\u00eb reja t\u00eb cilat jan\u00eb lindur dhe shkollohen n\u00eb Per\u00ebndim, dhe normalisht hasin probleme gjuh\u00ebsore, m\u00ebsim-besimi n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb xhamive t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr zhvillohet n\u00eb dy gjuh\u00eb: n\u00eb shqip dhe n\u00eb gjermanisht, respektivisht fr\u00ebngjisht. Sidoqoft\u00eb, gjuha shqipe vazhdon t\u00eb jet\u00eb prezent\u00eb fuqish\u00eb n\u00eb m\u00ebsonj\u00ebtoret-mektebet e qendrave islame t\u00eb themeluara prej shqiptar\u00ebve, dhe vijuesit e m\u00ebsim-besimit, krahas dijeve fetare, m\u00ebsojn\u00eb dhe kultivojn\u00eb edhe gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>2.AKTIVITETE ME NX\u00cbN\u00cbSIT E M\u00cbSIM-BESIMIT N\u00cb MEKTEBE<\/p>\n<p>Krahas realizimit t\u00eb plan-programit t\u00eb m\u00ebsim-besimit t\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr modulet p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb m\u00ebsonj\u00ebtoret-mektebet e qendrave islame t\u00eb themeluara prej shqiptar\u00ebve organizohen edhe aktivitete t\u00eb tjera p\u00ebr raste t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb paraqesin nj\u00eb segment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edukativ arsimor fetar dhe kulturor, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar dhe gjuh\u00ebsor shqiptar. Me k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb p\u00ebrmendi dy lloje t\u00eb aktiviteteve t\u00eb k\u00ebtilla:<\/p>\n<p>-Aktivitete me rastin e festave komb\u00ebtare si: 28 N\u00ebntori, 17 Shkurti dhe Dita e Alfabetit. Me k\u00ebt\u00eb rast, ndjek\u00ebsve t\u00eb m\u00ebsim-besimit n\u00eb mekteb u jepen detyra q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kultivimin e dijeve p\u00ebr historin\u00eb dhe gjuh\u00ebn shqipe, si: ngjyrosja e flamurit komb\u00ebtar dhe flamurit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ngjyrosja e hart\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs si dhe viseve ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan, identifikimi i fotografive t\u00eb figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb, kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebs shqipe, si: Ismail Qemali, Adem Jashari, Naim Frash\u00ebri, etj., pastaj m\u00ebsimi i qyteteve kryesore ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan, etj. Po ashtu, u jepen t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vjersha n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe t\u2019i recitojn\u00eb me rastin e festave komb\u00ebtare, m\u00ebsimi i alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe prezantimi i tij p\u00ebrmendsh me rastin e dit\u00ebs s\u00eb alfabetit, etj.<\/p>\n<p>-Organizimi i kuizeve t\u00eb dituris\u00eb: Nj\u00eb segment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i aktiviteteve n\u00eb mektebe jan\u00eb edhe kuizet t\u00eb cilat organizohen n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme gjat\u00eb vitit, n\u00eb ve\u00e7anti gjat\u00eb muajit Ramazan. Roli i k\u00ebtyre kuizeve p\u00ebr afirmimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe historin\u00eb e kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb m\u00ebrgim, q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se k\u00ebto kuize organizohen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ashtu q\u00eb pyetjet dhe p\u00ebrgjigjet jepen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Po ashtu, materialet e p\u00ebrgatitur p\u00ebr kuize, nuk p\u00ebrmbajn\u00eb vet\u00ebm pyetje p\u00ebr njohuri fetare, por pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb edhe pyetjet p\u00ebr historin\u00eb, gjeografin\u00eb, kultur\u00ebn dhe traditat e trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me aktivitetet e k\u00ebtilla, do t\u00eb sjellim sa p\u00ebr ilustrim prononcime t\u00eb disa imam\u00ebve se si zhvillohet e gjith\u00eb kjo n\u00eb xhamit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Ferid ef. Zeqiri, imam n\u00eb Xhamin\u00eb e Regensdorfit n\u00eb kantonin e Cyrihut, shprehet: \u201cMe rastin e festave komb\u00ebtare, ne kemi aktivitete t\u00eb ve\u00e7anta me nx\u00ebn\u00ebsit e m\u00ebsim-besimit n\u00eb mekteb dhe me xhematin. K\u00ebto jan\u00eb aktivitete t\u00eb rregullta p\u00ebr k\u00ebto festa. Me rastin e fest\u00ebs s\u00eb flamurit, nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb mekteb e ngjyrosin flamurin, recitojn\u00eb poezi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, shohim bashk\u00ebrisht dokumentare me karakter historik, organizojm\u00eb kuize p\u00ebr gjeografin\u00eb dhe historin\u00eb e trojeve shqiptare etj. \u201d<\/p>\n<p>Nehat ef Ismaili, imam n\u00eb \u201cXhamin\u00eb e bardh\u00eb\u201d n\u00eb Aarburg n\u00eb kantonin Aargau, shprehet: \u201cAktivitetet e ve\u00e7anta me nx\u00ebn\u00ebsit e mektebit me rastin e festave komb\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb xhamin\u00eb ton\u00eb. Nx\u00ebn\u00ebsve u jepen detyra ta ngjyrosin flamurin komb\u00ebtar dhe flamurin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e ngjyrosin hart\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs si dhe viseve ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, i identifikojn\u00eb fotografit\u00eb e figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb, kultur\u00ebs dhe gjuh\u00eb shqipe, u jepen detyra t\u2019i m\u00ebsojn\u00eb qytetet kryesore ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan, etj. Po ashtu, u jepen detyra t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vjersha n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe t\u2019i recitojn\u00eb me rastin e festave komb\u00ebtare, etj.\u201d<\/p>\n<p>3.ORGANIZIMI I VIZITAVE T\u00cb ND\u00cbRSJELLA T\u00cb NX\u00cbN\u00cbSVE T\u00cb MEKTEBEVE<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim t\u00eb afrimit dhe njohjes mes gjeneratave t\u00eb reja t\u00eb komunitetit musliman shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb m\u00ebsonj\u00ebtoret-mektebet e qendrave islame t\u00eb themeluara prej shqiptar\u00ebve organizojn\u00eb vizita t\u00eb nd\u00ebrsjella, me \u00e7\u2019rast nx\u00ebn\u00ebsit e mektebeve vizitojn\u00eb xhami, njihen me nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb t\u00eb qyteteve tjera, me xhamit\u00eb shqiptare, me organizimin e jet\u00ebs fetare dhe k\u00ebmbejn\u00eb p\u00ebrvoja dhe ide. Shpjegimet p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit b\u00ebhen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, si dhe komunikimi mes nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb mektebeve t\u00eb xhamive t\u00eb ndryshme b\u00ebhet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. E gjith\u00eb kjo ndihmon n\u00eb forcimin e lidhjeve t\u00eb komunitetit musliman shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr, njohjen e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave tona, pasurimin e tyre me njohuri p\u00ebr shtrirjen dhe pozit\u00ebn e komunitetit musliman shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr, si dhe forcimin e aft\u00ebsive komunikuese n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb mektebeve t\u00eb xhamive, Rijad ef. Aliu, imam n\u00eb xhamin\u00eb \u201cDituria\u201d n\u00eb Gjenev\u00eb, shprehet: \u201cNe i d\u00ebrgojm\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb e ndjekin m\u00ebsim-besimin n\u00eb mektebin e xhamis\u00eb son\u00eb, n\u00eb xhamit\u00eb e tjera t\u00eb themeluara prej shqiptar\u00ebve gjith\u00eb andej n\u00eb Zvic\u00ebr. K\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e programit vjetor t\u00eb pun\u00ebs me nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb mekteb. Mund t\u00eb p\u00ebrmend sa p\u00ebr ilustrim disa xhami q\u00eb kemi vizituar, si: xhamia e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lozan\u00eb, Aarburg, Wil, Glarus, etj.\u201d Po ashtu, Halil ef. Ademi, ish imam n\u00eb xhamin\u00eb \u201cTulipan\u201d n\u00eb qytetin Rainah (Reinach) t\u00eb kantonit t\u00eb Aargaus, shprehet: \u201cVizita me nx\u00ebn\u00ebsit e mektebit dhe me xhematlinj t\u00eb xhamis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00ebp\u00ebr xhamit\u00eb shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr, jan\u00eb aktivitet i yn\u00eb i rregullt. Ne kemi vizituar shum\u00eb xhami shqiptare, sa q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn prej 2017 deri 2020 kemi vizituar 30 xhami, pasi ka qen\u00eb koha kur i kemi intensifikuar vizitat edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga p\u00ebrvojat e xhamive tjera n\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimin e xhamis\u00eb, pasi ne ishim n\u00eb fillim t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb re. K\u00ebto vizita i b\u00ebjm\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb nga p\u00ebrvojat e xhamive t\u00eb tjera, por edhe q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe xhemati t\u00eb njihen mes veti\u201d.<\/p>\n<p>-vazhdon-<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Aliu Tradita e pasur tashm\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe shekullore e organizimit t\u00eb m\u00ebsim-besimit n\u00eb m\u00ebsonj\u00ebtore-mektebe t\u00eb xhamive n\u00eb vendlindje, u bart edhe n\u00eb Per\u00ebndim n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi atje ku u transferuan shqiptar\u00ebt musliman\u00eb nga trojet etnike, dhe n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb ve\u00e7anti. Hapja e nj\u00eb qendre islame n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb fakt ka n\u00ebnkuptuar edhe hapjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":9503,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9555","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-zvicer"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9555"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9555\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9556,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9555\/revisions\/9556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9503"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}