{"id":8582,"date":"2025-12-08T15:14:45","date_gmt":"2025-12-08T15:14:45","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=8582"},"modified":"2025-12-08T15:14:45","modified_gmt":"2025-12-08T15:14:45","slug":"basri-rexha-i-burgosur-ne-pozharevc-shoke-qelie-me-albin-kurtin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=8582","title":{"rendered":"Basri Rexha: I burgosur n\u00eb Pozharevc, shok\u00eb qelie me Albin Kurtin"},"content":{"rendered":"<p>Flet BASRI REXHA , NJE nga t\u00eb BURGOSURIT e POZHAREVCIT , i cili ka qen\u00eb SHOKE QELIE me LIDERIN e VETEVENDOSJES<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Intervista\/ \u201cN\u00eb burgun serb me Albin Kurtin\u201d<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Dua t\u00eb rrefej nj\u00eb cop\u00ebs historie ton\u00ebn, q\u00eb duket po e harrojm\u00eb. At\u00eb t\u00eb tmerrit t\u00eb Pozharevcit\u201d. \u00cbsht\u00eb Basri Rexha, nj\u00eb burr\u00eb nga Mitrovica q\u00eb tregon p\u00ebr Pamfleti-n n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive, detajet e nj\u00eb faqe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Rexha flet si e ka njohur Albin Kurtin dhe si u rrah dy her\u00eb p\u00ebr vdekje, dhe si u arrit t\u00eb merrte veten\u2026<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>I nderuar Basri, ju keni qene\u0308 ne\u0308 burg ne\u0308 Serbi me Albin Kurtin, ku ndodhej ai burg?<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Burgu ndodhej ne qytetin e Pozharevcit n\u00eb Serbi. Ai burg \u00ebsht\u00eb mbushur me t\u00eb arrestuarit dhe t\u00eb d\u00ebnuarit e tjer\u00eb shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha kampet e riedukimit t\u00eb Kosov\u00ebs sepse serb\u00ebt, pas t\u00ebrheqjes, na mor\u00ebn me vete n\u00eb Serbi.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Albini ka qene fillimisht ne burgun famkeq te Lipjanit. Aty \u00ebsht\u00eb torturuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb barbare, \u00ebsht\u00eb rrahur r\u00ebnd\u00eb, kurse n\u00eb mbr\u00ebmje, kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebshkruar \u201cMarr\u00ebveshja e Kumanov\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga dhoma prej shkijeve ( gardian\u00eb t\u00eb t\u00eb burgosurve ordiner\u00eb serb\u00eb), t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb rrahur me shufra druri \u00e7mendurisht.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Si pe\u0308rfunduat atje dhe \u00e7\u2019mund te\u0308 thoni pe\u0308r takimin e pare\u0308 me studentin Kurti?<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>M\u00eb 9 qershor 1999 \u00ebsht\u00eb firmosur Marr\u00ebveshja e Kumanov\u00ebs. at\u00eb mbr\u00ebmje gardian\u00ebt nis\u00ebn grumbullimin e t\u00eb burgosurve n\u00ebp\u00ebr dhoma dhe n\u00eb m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 10 qershor kan\u00eb kryer deportimin ton\u00eb n\u00eb Serbi.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>N\u00ebn tortura t\u00eb r\u00ebnda fizike, n\u00ebn goditje me mjete t\u00eb ndryshme, shkopinj gome, me grushta e shqelma, shufra hekuri, e litar\u00eb gome, na kan\u00eb rrahur vazhdimisht gardian\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt shanin e b\u00ebrtisnin ndaj nesh si t\u00eb \u00e7mendur.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Pastaj t\u00eb nes\u00ebrmen na kan\u00eb lidhur dy nga dy dhe na kan\u00eb futur n\u00eb autobus\u00eb. Gjith\u00eb dit\u00ebn deri n\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb, ashtu n\u00ebn rrahje e tortura, jane nisur autobus\u00ebt. Nuk dinim se ku po na \u00e7onin, ku do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb. Rrug\u00ebs jan\u00eb ndaluar autobus\u00ebt, e kemi d\u00ebgjuar se gardianet hamendnin dhe, disa prej tyre k\u00ebrkonin t\u00eb na ndalnin te furrat e xeherorve t\u00eb Trep\u00e7es n\u00eb Zve\u00e7an. Gradian\u00ebt grindeshin nga mosmarr\u00ebveshjet mes tyre, e n\u00eb fund autobus\u00ebt u nis\u00ebn prap\u00eb. Rrug\u00ebs autobusi ndalej kur takonim kolonat e ushtris\u00eb serbe n\u00eb t\u00ebrheqje, e ndodhi t\u00eb futeshin edhe ushtar\u00eb n\u00eb autobus, ku shfrynin mllef ndaj nesh, me goditje, sharje e britma.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Ne kishim urdh\u00ebr q\u00eb, ashtu t\u00eb lidhur t\u00eb mos shikonim as majtas as djathtash, por t\u00eb mbanim kok\u00ebn ulur.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>N\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb, autobus\u00ebt kan\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb vend dhe jan\u00eb ndalur. Jasht\u00eb d\u00ebgjoheshin britma, sharje serbisht e vaje njer\u00ebzish. Para autobusit ton\u00eb akoma t\u00eb mbyllur, kishte nj\u00eb grumbull njerzish q\u00eb kishin krijuar nj\u00eb korridor t\u00eb gjat\u00eb deri para godinave .<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Gardianet hap\u00ebn der\u00ebn e par\u00eb t\u00eb autobusit dhe filluan t\u00eb na nxjerrin jasht\u00eb.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Nga dera e autobusit ne futeshim n\u00eb at\u00eb korridor njer\u00ebzish t\u00eb \u00e7mendur, gardian\u00eb, t\u00eb burgosur ordiner\u00eb q\u00eb e p\u00ebrbenin.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Ata na godisnin pand\u00ebrprer\u00eb me shkelma, grushta shkopinj druri e shufra hekuri.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>I gjat\u00eb ishte ai koridor e dukej sikur nuk p\u00ebrfundonte kurr\u00eb, e kur arrit\u00ebm ne u ndodh\u00ebm para dyreve t\u00eb nj\u00eb godine, ku nga tmerri e britmat q\u00eb d\u00ebgjoheshin at\u00eb mbremje ishte nj\u00eb kaos i v\u00ebrtet\u00eb, kudo britma tonat dhe t\u00eb tyre.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Pastaj hap\u00ebn der\u00ebn e godin\u00ebs dhe na futen brenda ashtu t\u00eb d\u00ebrrmuar; kishte nje banjo aty e mu dha mund\u00ebsia t\u00eb pija uje.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>S\u2019kishim pir\u00eb p\u00ebr 15 or\u00eb t\u00eb t\u00ebra e nga ky uj\u00eb na digjej fyti, thua se po pinim zjarr.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Ashtu t\u00eb tmerruar na zbardhi dita e nes\u00ebrme, e cila fatkeq\u00ebsisht nuk kishte zbardhur per dy shqiptar\u00eb si ne. Ata vdiq\u00ebn: Nj\u00ebrin e mbyt\u00ebn at\u00eb mbr\u00ebmje, kurse tjetri vdiq n\u00eb m\u00ebngjes nga goditjet e p\u00ebsuara.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Mes nesh kishte t\u00eb l\u00ebnduar r\u00ebnd\u00eb: t\u00eb plagosur pam\u00eb nj\u00ebrin nga ne, q\u00eb ishte r\u00ebnd\u00eb, i rrahur p\u00ebr vdekje\u2026<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Ishte Albini Kurti. \u00c7\u2019nuk na pan\u00eb syt\u00eb n\u00eb trupin e tij.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Filluam t\u2019i sjellim ndonj\u00eb leck\u00eb nga rrobat tona p\u00ebr t\u2019ja zbutur l\u00ebkur\u00ebn e pjes\u00ebt e trupit, i t\u00ebri ishte nxir\u00eb. E mbajt\u00ebm n\u00ebn p\u00ebrkujdesin intensiv p\u00ebr dy jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, i shtruam dhjet\u00ebra batanije n\u00ebn trup. Krevate nuk kishte n\u00eb fillim, flinim n\u00eb dysheme mbi fleta stirori prej me pak se 5cm t\u00eb trasha.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Vet\u00ebm pas dy javesh, Albini e mori veten, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u desh\u00ebn disa jav\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb ai t\u00eb ecte me k\u00ebmb\u00ebt e veta.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Megjith\u00ebse mezi fliste, Albini realisht na jepte kurajo, e them jo se ai \u00ebsht\u00eb i madh sot, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ishte i ri, ne t\u00eb tmerruar, e ai thoshte se do ta dalim shpejt.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>\u201cO djem kjo \u00ebsht\u00eb Serbia, k\u00ebshtu kan\u00eb hequr edhe t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb por ja kan\u00eb dal\u00eb\u201d, k\u00ebshtu fjal\u00ebsh thoshte vazhdimisht.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Sa Shqiptare\u0308 kishte n\u00eb Pozharevc?<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Askush, p\u00ebrve\u00e7 serb\u00ebve, nuk do t\u00eb dije numrin ton\u00eb te sakt\u00eb atje. Sepse gjendja ishte kaotike, nuk ishin regjistruar fare kur na grumbulluan e na deportuan n\u00eb Serbi.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Nuk u b\u00eb ndonj\u00eb regjistrim i yni. Kemi d\u00ebgjuar se gardian\u00ebt i referoheshin ndonj\u00ebher\u00eb edhe numrit t\u00eb t\u00eb bugorsurve, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb regjistrat q\u00eb kishin marr\u00eb nga burgjet e Kosov\u00ebs.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Ka ndodhur q\u00eb edhe vet\u00eb drejtor\u00ebt e burgjeve t\u00eb Kosoves kan\u00eb ardhur n\u00eb dhomat tona n\u00eb Pozharevc dhe na kan\u00eb pyetur p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb caktuar t\u00eb zhdukur.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Vet\u00ebm pas 2 muajsh, n\u00eb burgun e Pozharevcit, ka ardhur Kryqi i Kuq i Gjenev\u00ebs dhe na ka regjistruar. N\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb burgosur, n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb prej dhjetra metrash katror.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishim t\u00eb paregjistruar dhe kur pushuan rrahjet e gardian\u00ebve, Albini thoshte me humor: keq kur s\u2019po na rrahin, duket sikur edhe UDB-ja na ka harruar.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Ne\u0308 ate\u0308 kohe\u0308 u be\u0308 virale fjalimi i Albin Kurtit kur disa media amerikane erdhe\u0308n ne\u0308 burg, a ishte ai fakt qe\u0308 ju shpe\u0308toi jete\u0308n?<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Ishte fakt i pamohueshem qe Albini mbijetoi fal\u00eb interesimit p\u00ebr t\u00eb nga t\u00eb huajt dhe mediat bot\u00ebrore.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Mund t\u00eb them se Albini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb me nj\u00eb kapacitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm njer\u00ebzor e intelektual. Nj\u00eb njoh\u00ebs i shk\u00eblqyer i gjuh\u00ebs angleze. T\u00eb huajt, sigursisht q\u00eb edhe pa dijenin\u00eb e Albinit dhe ton\u00ebn, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion tek autoritet serbe q\u00eb Albini e ne, t\u00eb dalim gjall\u00eb nga aty\u2026 N\u00eb burg, Albini komunikues e i dashur me secilin, frymezues e inkurajues.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Megjith\u00ebse ka qen\u00eb i burgosuri m\u00eb i v\u00ebzhguar nd\u00ebr ne, e fyenin n\u00eb \u00e7do lloj forme, ai nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Albinin nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb aktivitet, a pun\u00eb t\u00eb detyrueshme n\u00eb natyr\u00eb t\u00eb hapur\u2026e mbanin mbyllur vazhdimisht ..<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Aq r\u00ebnd\u00eb esht\u00eb rrahur, kur \u00ebsht\u00eb kthyer nga procesi gjyqesor i Nishit, sa u alivanos dy her\u00eb.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Si ndodhi qe\u0308 u liruat dhe si je pjekur me\u0308 pas me Albinin?<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Un\u00eb jam arrestuar m\u00eb 24 korrik 1998 dhe pas vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit prej 20 muajve, jam liruar m\u00eb 24 mars t\u00eb vitit 2000.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Kurse Albini \u00ebsht\u00eb mbajtur deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2002. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs mbahej Albini n\u00eb burg, n\u00eb Kosov\u00eb kemi organizuar tubime protestuese per lirimin e tij dhe t\u00eb burgosurve t\u00eb tjer\u00eb.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Albini eshte mbajtur atje deri ne vitin 2002.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>U lirua n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e Kryqit t\u00eb Kuq t\u00eb Gjenev\u00ebs. Kushtet e burgut kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tmerrshme, kishim parazit\u00eb, morra n\u00eb trup e batanije.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Albini shpesh b\u00ebnte humor: t\u00eb gjith\u00eb njesoj jemi, prandaj edhe morrat dhe zhug\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjte i kemi.\u201d<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Laheshim jasht\u00eb e me uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb shpesh. Duhej t\u00eb laheshim shpejt se ndryshe na rrahnin, madje dikush mbetej pa zhveshur.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Ju jeni nje\u0308 mbe\u0308shtete\u0308s i VV, sot kjo force\u0308 politike duket se nuk e ka me\u0308 ate\u0308 fizionomine\u0308 e nje\u0308 le\u0308vizje reaktive dhe qe\u0308 reagon fort ne\u0308 rruge\u0308, sikur e\u0308shte\u0308 kthyer me\u0308 shume\u0308 parti qe\u0308 vepron politikisht. A po e pe\u0308rthithni ju aktiviste\u0308t ke\u0308te\u0308 ndryshim dialektik te\u0308 Le\u0308vizjes?<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Si l\u00ebvizje ne i kemi par\u00eb hilet q\u00eb i zbuloheshin popullit e i kemi denoncuar. Kemi qen\u00eb reaktiv\u00eb, pasi e till\u00eb duhej t\u00eb ishte p\u00ebrgjigja ndaj asaj politike gjakatare, q\u00eb sikur po amnistohej avash avash nga krer\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn n\u00eb dor\u00eb vendin.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Pastaj, l\u00ebvizja mori nj\u00eb kah m\u00eb social e natyrisht politik ku p\u00ebrve\u00e7 qasjen ndaj Serbis\u00eb, e pam\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb kritikojm\u00eb e denoncojm\u00eb kapjen e shtetit.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Vet\u00ebvendosjen duan ta paraqesin politika e vjet\u00ebr sikur ne jemi, ku di un\u00eb pjes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, ca ekstremist\u00eb q\u00eb vet\u00ebm protestojm\u00eb e b\u00ebrtasim. Po jo more zot\u00ebri, ne jemi pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, madje shum\u00eb e lidhur me t\u00eb gjitha shtresat, pasi si aktivist\u00eb ne l\u00ebvrijm\u00eb n\u00eb territor, bidedojm\u00eb, d\u00ebgjojm\u00eb e flasim. P\u00ebrkundrazi ata jan\u00eb t\u00eb izoluar, t\u00eb mbyllur n\u00eb zyra, ku vet\u00ebm vendosin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Fitorja jon\u00eb nuk ishte rast\u00ebsi; fituan Prishtin\u00ebn, Prizrenin, Mitrovic\u00ebn e m\u00eb pas dy her\u00eb n\u00eb zgjedhje parti e par\u00eb. Pastaj e dini, b\u00ebn\u00eb pu\u00e7in e rr\u00ebzuan vullnetin e popullit. Nuk e \u00e7ojn\u00eb gjat\u00eb, ne nuk kemi ardhur t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb pushtet, por t\u00eb sjellim n\u00eb qeverisje ata q\u00eb do populli. E kjo do t\u00eb b\u00ebhet realitet shum\u00eb shpejt&#8230;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flet BASRI REXHA , NJE nga t\u00eb BURGOSURIT e POZHAREVCIT , i cili ka qen\u00eb SHOKE QELIE me LIDERIN e VETEVENDOSJESIntervista\/ \u201cN\u00eb burgun serb me Albin Kurtin\u201dDua t\u00eb rrefej nj\u00eb cop\u00ebs historie ton\u00ebn, q\u00eb duket po e harrojm\u00eb. At\u00eb t\u00eb tmerrit t\u00eb Pozharevcit\u201d. \u00cbsht\u00eb Basri Rexha, nj\u00eb burr\u00eb nga Mitrovica q\u00eb tregon p\u00ebr Pamfleti-n n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8583,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-8582","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8582","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8582"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8582\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8584,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8582\/revisions\/8584"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8583"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8582"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8582"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8582"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}