{"id":8466,"date":"2025-11-20T10:53:07","date_gmt":"2025-11-20T10:53:07","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=8466"},"modified":"2025-11-20T10:53:07","modified_gmt":"2025-11-20T10:53:07","slug":"kush-dhe-pse-e-krijoi-figuren-politike-te-hashim-thaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=8466","title":{"rendered":"Kush dhe pse e krijoi figur\u00ebn politike t\u00eb Hashim Tha\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Nga:\u00a0<strong>Kujtim Hajdaj<\/strong><\/p>\n<p>Rezistenca shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb kund\u00ebr okupatorit serbo &#8211; jugosllav, kishte marr\u00eb karakter revoltues gjat\u00eb viteve 80-ta, dhe ajo filloi me t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrhap\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-ta, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb karakter gjith\u00eb komb\u00ebtar, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet tona etnike shqiptare&#8230;, por edhe kudo tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb.<\/p>\n<p>Pas represionit t\u00eb madh q\u00eb i b\u00ebhej shqiptar\u00ebve nga forcat barbare policore e ushtarake t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb Millosheviqit, n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebrkohej nj\u00eb organizim politik nd\u00ebrkoh\u00eb edhe ushtarak i shqiptar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb okupatorit dhe agresorit serb, q\u00eb m\u00eb koh\u00eb b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shtyp\u00ebs duke e par\u00eb vullnetin e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe pavarur n\u00eb tokat e veta shekullore. K\u00ebshtu edhe lindi motoja e madhe q\u00eb e udh\u00ebhoqi rezistenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, me fjal\u00ebt:<\/p>\n<p>Liri-Pavar\u00ebsi-Demokraci.<\/p>\n<p>Kjo moto lindi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb s\u00eb bashku me organizat\u00ebn e madhe t\u00eb rezistenc\u00ebs politike &#8211; paq\u00ebsore aktive &#8211; me LDK n\u00eb dhjetor 1989, q\u00eb i printe kryetari dhe lideri Ibrahim Rugova, q\u00eb m\u00eb koh\u00eb u b\u00eb idol i udh\u00ebheqjes s\u00eb madhe t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb, duke u quajtur edhe si arkitekt i pavar\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb dhe deri n\u00eb fund t\u00eb viteve 90-ta p\u00ebrveq figur\u00ebs s\u00eb madhe politike t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs, si emra t\u00eb njohur t\u00eb rezistenc\u00ebs shqiptare ishin edhe Adem Demaqi &#8211; ish i burgosur politik dhe veprimtar\u00eb i madh i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare q\u00eb mori titullin hero i Kosov\u00ebs me 2010, pastaj Anton \u00c7etta i njohur si pajtues i gjaqeve nd\u00ebr shqiptare, e deri t\u00eb rezistenca legjendare e Adem Jashari, q\u00eb u vra n\u00eb mars 1998 nga makineria barbare policore e ushtarake e S\u00ebrbis\u00eb s\u00eb bashku me v\u00ebllain Ham\u00ebz Jashari dhe 56 an\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes, n\u00eb mesin e tyre gra e f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, Kosova para dhe gjat\u00eb lufte n\u00eb Kosov\u00eb, kishte edhe figura tjera t\u00eb m\u00ebdha politike e ushtarake.<\/p>\n<p>Por, at\u00ebher\u00eb pyetja e madhe:<\/p>\n<p>Kah erdhi dhe kush e ngriti Hashim Thaqin si figur\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb!? Nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb kur doli n\u00eb sken\u00ebn publike, si &#171;p\u00ebrfaq\u00ebsues&#187; i U\u00c7K, ishte e panjohur p\u00ebr opinionin ton\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, rreth figur\u00ebs s\u00eb tij pat\u00ebn lind shum\u00eb dilema, si ato: A ishte i rekrutuar nga inteligjencat e huaja, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrmendej ajo franceze, dhe p\u00ebrse?<\/p>\n<p>Dhe si e b\u00ebn\u00eb Thaqin edhe pjes\u00eb dhe faktor\u00eb politik n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb delegacionit shqiptar q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn e Parisit p\u00ebr paqe, n\u00eb Rambuje n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1999, nga e cila doli marr\u00ebveshja politike n\u00ebn nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e grupit t\u00eb madh t\u00eb superfuqive, G7,n\u00ebn udh\u00ebheqjen e SHBA q\u00eb e kryesonte sekretarja e shtetit Madeleine Albright, marr\u00ebveshje e cila e mund\u00ebsoi intervenimin ushtarak t\u00eb NATO n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi?<\/p>\n<p>Por, a ishte kjo vet\u00ebm nj\u00eb an\u00eb e medaljes q\u00eb dihej p\u00ebr Thaqin?<\/p>\n<p>Sigurisht kishte t\u00eb njohura dhe t\u00eb panjohura rreth Thaqit, por para dhe prapaskena e p\u00ebrgatitur q\u00eb i b\u00ebhej me shpejt\u00ebsi ngritjes s\u00eb tij politike si &#171;p\u00ebrfaq\u00ebsues&#187; i U\u00c7K, q\u00ebllim n\u00eb vete e kishte zbehjen politike t\u00eb mb\u00ebshtetjs s\u00eb madhe popullore q\u00eb e g\u00ebzonte Presidenti Rugova, q\u00eb nga disa faktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb njihej si i pakompromis kur ishte n\u00eb pyetje pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe ruajtja e integritetit t\u00eb saj t\u00eb plot\u00eb territorial. Dhe ishte po ky Hashim Thaqi, q\u00eb gjat\u00eb lufte n\u00eb Kosov\u00eb dhe kur u mor peng nga forcat kriminale t\u00eb Millosheviqit, Rugov\u00ebn e quante si &#171;tradhtar\u00eb.&#187;<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim lindin disa pyetje tjera shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: Pse menj\u00ebher\u00eb pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO dhe kapitullimit t\u00eb ushtris\u00eb okupatore t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb u arrit\u00eb me marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs n\u00eb qershor 1999, nuk iu lejua shqiptar\u00ebve t\u00eb zhvendosur nga lufta t\u00eb rikthehen n\u00eb banesat, sht\u00ebpiat dhe pronat e veta n\u00eb Veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs?<\/p>\n<p>Pse pik\u00ebrisht ishin forcat paqeruajt\u00ebse franceze ato q\u00eb u vendos\u00ebn matan\u00eb lumit Ib\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar kthimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs?<\/p>\n<p>Pse gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb revoltuar pun\u00ebtor\u00ebve dhe mjek\u00ebve u ndalohej kalimi matan\u00eb lumit Ib\u00ebr? Dhe pse forcat franceze k\u00ebrkuan ndihm\u00ebn dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Hashim Thaqit me mas\u00ebn e revoltuar p\u00ebr t&#8217;i kthyer prapa?<\/p>\n<p>P\u00ebr rikujtim&#8230;<\/p>\n<p>Q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ishin 22 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb ishin shp\u00ebrngulur nga Veriu i Mitrovic\u00ebs si shkak i dhun\u00ebs barbare t\u00eb bandave paramilitare serbe, dhe 12 mij\u00eb prej tyre u d\u00ebbuan dhunsh\u00ebm nga banesat dhe sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ajo fushat\u00eb e eg\u00ebr kriminale serbe q\u00eb i pat\u00eb detyruar mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb zhvendosen nga Veriu i Mitrovic\u00ebs dhe mos lejimi i tyre nga forcat franceze ushtarake p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe pronat e veta, e kishte nj\u00eb em\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt:<\/p>\n<p>E ai ishte pastrim etnik. Sepse dikush e kishte projektuar at\u00eb pastrim etnik shqiptar qysh m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe a s&#8217;ishte Hashim Thaqi ai q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb atyre revoltave, organizoi konferenc\u00eb p\u00ebrpara gazetar\u00ebve t\u00eb huaj me p\u00ebrkthyesen e vet Vlora \u00c7itaku, ku defakto Veriun e Mitrovic\u00ebs e definoi si t\u00eb ndar\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr e \u00e7liruar e Kosov\u00ebs, duke than\u00eb: &#171;Ndarja e Mitrovic\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet&#8230;&#187;<\/p>\n<p>Shum\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs politike gjeo strategjike, k\u00ebto manovrime t\u00eb Thaqit do t&#8217;i cil\u00ebsonin si zotim t\u00eb tij q\u00eb e pat\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, se pranimi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb kuptohej si k\u00ebmbim me ndarjen e Veriut t\u00eb Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo edhe i ndodhi me koh\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse sot do t\u00eb ktheheshim prapa p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cil\u00ebt ishin hapat politik q\u00eb i pat\u00eb nd\u00ebrmor Hashim Thaqi pas lufte n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronologjike &#8211; do t\u00eb kuptonim se figura e tij s&#8217;ishte as e \u00e7lirimit dhe as unifikuese p\u00ebr popullin shqiptar.<\/p>\n<p>Ishte krejt e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Thjesht\u00eb, Thaqi ishte nj\u00eb agjent i formuar nga t\u00eb huajt q\u00eb u duhej p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara agjendat e tyre p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe at\u00ebher\u00eb, pas lufte n\u00eb Kosov\u00eb, ato mund\u00ebsi t\u00eb Thaqit filluan t\u00eb marrin form\u00ebn e vet t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, u zgjodh kryetar i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb tetor 1999;<\/p>\n<p>Pastaj, po n\u00eb fund t\u00eb vitit 1999, doli me qeverin\u00eb e tij &#8217;n\u00ebn hije&#8216; ngase at\u00ebher\u00eb Presidenti Rugova ende e mbante primatin politik si lider m\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe popullore;<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje ato manovra t\u00eb Thaqit, PDK zaptoi me miliona euro t\u00eb fondeve t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb ishin &#8218;Vendlindja Th\u00ebrret &#8218; dhe nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb madhe t\u00eb fondit t\u00eb Qeveris\u00eb Bukoshi, at\u00ebher\u00eb i quajtur si 3% shi, dhe me ato para u ngrit\u00ebn strukturat e SHIK q\u00eb i kontrollonte Hashim Thaqi;<\/p>\n<p>Pastaj, po me ato para u ngrit\u00ebn banda vras\u00ebse q\u00eb kishin marr\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb likuidonin kund\u00ebrshtar\u00ebt e PDK quaj t\u00eb Thaqit, q\u00eb ishin t\u00eb fush\u00ebs politike, gazetareske dhe ushtarake.<\/p>\n<p>Ashtu edhe ndodhi.<\/p>\n<p>Me ato para u investua shum\u00eb edhe n\u00eb thyerjen e LDK q\u00eb shihej si penges\u00eb e madhe e Thaqit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin dhe qeverisjen me Kosov\u00ebn, thyerja q\u00eb ndodhi me 2006, menj\u00ebher\u00eb pas nd\u00ebrrimit jet\u00eb t\u00eb Presidentit Rugova.<\/p>\n<p class=\" aBigClassNameToAvoidCollisionInText\">Sigurisht, me ato para u krijuan praktikisht mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb PDK t\u00eb zaptoj edhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb: banesa, prona tokash, shitje t\u00eb fabrikave.., e deri t\u00eb blerja e madhe industriale e votave t\u00eb popullit. Dhe k\u00ebshtu, me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb PDK me 2010, Thaqi me klanin e tij p\u00ebrreth, arriti t\u00eb korruptoi t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs: gjyq\u00ebsorin, prokurorin\u00eb, policin\u00eb, sindikatat e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb arsimit.., pastaj edhe ministrit\u00eb kryesore t\u00eb shtetit, q\u00eb ishin ajo e Pun\u00ebve t\u00eb Bbrendshme dhe t\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, dora e pushtetit t\u00eb korruptuar t\u00eb Thaqit v\u00ebrehej dhe ndihej kudo n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pat\u00eb ndodh ashtu sepse n\u00eb Kosov\u00eb s&#8217;kishte forca tjera politike q\u00eb mund ta ndalnin Thaqin, edhepse LDK konsiderohej si e till\u00eb, por pa patur figura adekuate politike e komb\u00ebtare q\u00eb mund t&#8217;i prinin asaj p\u00ebr t&#8217;i shkaktuar kok\u00eb\u00e7arje dhe humbje serioze regjimit dhe pushtetit t\u00eb korruptuar t\u00eb Hashim Thaqit.<\/p>\n<p>N\u00eb sfer\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pushteti i Thaqit nuk kontestohej fare, anipse i korruptuar, kjo p\u00ebr shkakun se ai u kishte dh\u00ebn\u00eb atyre dy zotime t\u00eb m\u00ebdha: T\u00eb formoj Asociacionin e komunave me pakic\u00eb serbe; dhe Themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto ndodh\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto s&#8217;mund t\u00eb realizoheshin vet\u00ebm nga PDK, prandaj Thaqit i duhej nj\u00eb aleat tjet\u00ebr af\u00ebr tij e q\u00eb ishte kush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Isa Mustaf\u00ebs, q\u00eb e luante rolin e tij t\u00eb dyfisht\u00eb politik: duke i sh\u00ebrbyer politikave ditore t\u00eb Thaqit, por edhe duke e ruajtur pushtetin e vet t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb LDK.<\/p>\n<p>E vetmja forc\u00eb politike q\u00eb at\u00ebher\u00eb fuqish\u00ebm e kund\u00ebrshtonte regjimin dhe pushtetin e korruptuar t\u00eb PDK s\u00eb Thaqit, ishte L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje me Albin Kurtin, q\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb por sigurt filloi t\u00eb marr\u00eb besimin e popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb koh\u00eb Vet\u00ebvendosjes iu bashkuan edhe forca tjera te guximshme politike, q\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00ebn udh\u00ebheqjen e njohur si binomi Vjosa-Albini, u arrit\u00eb q\u00eb m\u00eb vot\u00ebn masive popullore t\u00eb 14 shkurtit 2021, t\u00eb p\u00ebrmbyset pushteti i korruptuar disa vje\u00e7ar i PDK me aleat t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Tash di\u00e7ka p\u00ebr gjykimin e Hag\u00ebs..<\/p>\n<p>Pas ndalimit t\u00eb Thaqit n\u00eb aeroplan n\u00eb qershor 2020, q\u00eb e kthyen prapa nga nj\u00eb takim i planifikuar me Vuqiqin n\u00eb SHBA, dhe d\u00ebshmive q\u00eb i pam\u00eb dhe d\u00ebgjuam m\u00eb her\u00ebt dhe sot kund\u00ebr apo n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij n\u00eb Hag\u00eb, prej tyre po dalin dy kuptime:<\/p>\n<p>Nj\u00ebri asht\u00eb se Thaqi me t\u00eb akuzuarit tjer\u00eb (sipas d\u00ebshmive t\u00eb m\u00ebhershme) nuk mund t\u00eb shfaj\u00ebsohen (individualisht) p\u00ebr vrasjet q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb mund t\u00eb ndodhin me urdhrat e tyre t\u00eb b\u00ebra pas lufte n\u00eb Kosov\u00eb,<\/p>\n<p>Dhe tjetra, duke i par\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt e dit\u00ebve t\u00eb fundit, e figurave politike e ushtarake kryesisht nga SHBA q\u00eb po d\u00ebshmojn\u00eb kund\u00ebr implikimit t\u00eb Thaqit dhe t\u00eb tjer\u00ebve, por kryesisht t\u00eb Thaqit, p\u00ebr &#171;krimet e kryera t\u00eb luft\u00ebs &#187; kund\u00ebr serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, po dalin n\u00eb pah dy teori t\u00eb mundshme:<\/p>\n<p>Nj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb lobim t\u00eb madh (financiar) jo i njohur si dhe nga kush.., p\u00ebr t\u00eb ndikur n\u00eb lirimin e t\u00eb mbajturve n\u00eb Hag\u00eb, dhe<\/p>\n<p>Tjetra, q\u00eb p\u00ebr mua mund t\u00eb jet\u00eb poashtu reale, asht\u00eb se me d\u00ebshmit\u00eb e tyre n\u00eb favor t\u00eb Thaqit, figurat politike dhe ushtarake t\u00eb SHBA, po don\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb arsyetimin e intervenimit ushtarak t\u00eb NATO dhe SHBA me 1999 n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb e pat\u00eb ndal makinerin\u00eb vrastare serbo-jugosllave t\u00eb vazhdoj\u00eb me vrasjet e planifikuara masive dhe dep\u00ebrtimin e qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve nga sht\u00ebpit\u00eb dhe trojet e veta qindra vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb thuhet k\u00ebshtu, sepse poq\u00ebse do t\u00eb d\u00ebnoheshin krer\u00ebt e U\u00c7K p\u00ebr &#171;krimet&#187; gjat\u00eb dhe pas lufte n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim do t\u00eb d\u00ebnohej edhe intervenimi ushtarak i NATO n\u00eb Kosov\u00eb, gj\u00eb e cila do t&#8217;i mund\u00ebsonte Serbis\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb akuzuese kund\u00ebr NATO dhe aleat\u00ebve Evro-Atlantik, p\u00ebr bombardimet e b\u00ebra mbi Beograd.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, gjykimi p\u00ebrfundimtar i t\u00eb akuzuarve n\u00eb Hag\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb jo I leht\u00eb por edhe enigmatik, por i mbet\u00ebt drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ta thot\u00eb verdiktin e saj t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.botasot.info\/opinione\/2414516\/kush-dhe-pse-e-krijoi-figuren-politike-te-hashim-thaci\/?fbclid=IwY2xjawOLzoBleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEenuMTtSm495JGwuzcKn6XCLoL-cR2MbKWElVc7gWhN58rF8hgP91HX_47TrI_aem_qU9w3EfPm1qg6dK0dfC5YA\">Kush dhe pse e krijoi figur\u00ebn politike t\u00eb Hashim Tha\u00e7i &#8211; Bota Sot<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga:\u00a0Kujtim Hajdaj Rezistenca shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb kund\u00ebr okupatorit serbo &#8211; jugosllav, kishte marr\u00eb karakter revoltues gjat\u00eb viteve 80-ta, dhe ajo filloi me t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrhap\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-ta, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb karakter gjith\u00eb komb\u00ebtar, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet tona etnike shqiptare&#8230;, por edhe kudo tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb. Pas represionit t\u00eb madh q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8467,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-8466","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8466"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8466\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8468,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8466\/revisions\/8468"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8467"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}