{"id":8379,"date":"2025-11-11T22:10:10","date_gmt":"2025-11-11T22:10:10","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=8379"},"modified":"2025-11-11T22:10:10","modified_gmt":"2025-11-11T22:10:10","slug":"akuza-te-renda-ndaj-lutfi-hazirit-denoncohet-ne-polici-nga-ish-kunata-dhe-nipi-i-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=8379","title":{"rendered":"Akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj Lutfi Hazirit, denoncohet n\u00eb polici nga ish-kunata dhe nipi i tij"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kunata e Lutfi Hazirit, pra ish-bashk\u00ebshortja e v\u00ebllait t\u00eb tij, e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb denoncim n\u00eb polici ku e ka p\u00ebrmendur edhe deputetin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs,<\/p>\n<p>Sipas deklaratave t\u00eb Ardita Hasanit, ajo ka qen\u00eb e martuar me v\u00ebllain e Lutfi Hazirit p\u00ebr 27 vite.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin qershor, ai kishte pas\u00eb nj\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, \u00e7ifti kishte vazhduar bashk\u00ebjetes\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas saj, situata ka ndryshuar n\u00eb muajin shtator, kur ajo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sht\u00ebpi dhe bashk\u00ebshorti i saj i ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb aty, madje as t\u00eb afrohet m\u00eb pak se 600 metra nga sht\u00ebpia dhe se n\u00eb gjykat\u00eb kishte deponuar dosjen p\u00ebr shkurorzim.<\/p>\n<p>Ajo para policis\u00eb ka deklaruar se disa dit\u00eb pas k\u00ebsaj ngjarjeje, nj\u00eb zyrtar i gjykat\u00ebs e ka kontaktuar p\u00ebr ta njoftuar se duhet t\u00eb paraqitej p\u00ebr t\u00eb pranuar aktgjykimin e divorcit. Pas k\u00ebsaj, Hasani thot\u00eb se i \u00ebsht\u00eb drejtuar policis\u00eb, duke pretenduar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa shkelje, shkruan Insajderi.<\/p>\n<p>Ajo ka deklaruar se asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pranuar ftes\u00eb nga gjykata p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore. Sipas saj, dikush tjet\u00ebr ka pranuar ftes\u00ebn dhe ka falsifikuar n\u00ebnshkrimin e saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmohej pranimi i saj. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ajo nuk ka qen\u00eb e informuar se seanca do t\u00eb mbahej dhe nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, Hasani pretendon se procedura e divorcit \u00ebsht\u00eb zhvilluar shum\u00eb m\u00eb shpejt se sa e lejon ligji.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb roli i Lutfi Hazirit n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori?<\/p>\n<p>Edhe pse formalisht nuk \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb konfliktin mes \u00e7iftit t\u00eb divorcuar, emri i Lutfi Hazirit p\u00ebrmendet n\u00eb denoncimet e b\u00ebra nga ish-kunata e tij dhe nga nipi, djali i \u00e7iftit.<\/p>\n<p>T\u00eb dy kan\u00eb deklaruar se dyshojn\u00eb se Haziri ka ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e divorcit, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00ebse v\u00ebllai i tij nd\u00ebrron jet\u00eb, pronat e tij t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb deputetit, dhe Hasani t\u00eb mos mund ta marr hisen q\u00eb i takon.<\/p>\n<p>Pra, Ardita Hasani ka deklaruar se ish bashk\u00ebshorti i saj \u00ebsht\u00eb ndikuar dhe k\u00ebsi soji ka vendosur ta largoj at\u00eb nga sht\u00ebpia, e t\u00eb divorcohet pas 27 viteve martes\u00eb, q\u00eb ajo t\u00eb mos mund ta marr\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb i takon.<\/p>\n<p>Ajo ka deklaruar: Sht\u00ebpia ku kemi jetuar ka qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit. Kam d\u00ebgjuar nga kunati, Lutfi Haziri, se ai e ka bartur sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Sipas tij, kur t\u00eb vdes\u00eb v\u00ebllai, neve na hedh n\u00eb rrug\u00eb. Dyshoj se sht\u00ebpia, pasi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit, mund t\u00eb jepet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banesave. \u00cbsht\u00eb plot\u00ebsisht normale q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen un\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj ndarjen e pasuris\u00eb, sepse me t\u00eb kam jetuar 27 vite dhe gjithmon\u00eb kam punuar.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat dyshime i ka paraqitur edhe djali i \u00e7iftit, pra nipi i Lutfi Hazirit. N\u00eb deklarat\u00ebn e tij n\u00eb polici, ai ka th\u00ebn\u00eb se beson q\u00eb arsyeja e d\u00ebbimit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs nga sht\u00ebpia ka qen\u00eb pasuria familjare.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar: Sipas meje, babi e ka larguar mamin nga sht\u00ebpia p\u00ebr shkak t\u00eb pasuris\u00eb. Nga sa kam mundur t\u00eb kuptoj, babi, n\u00eb bashk\u00ebpunim me v\u00ebllain e tij, Lutfi Hazirin, e ka bartur pron\u00ebn ton\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Me sa di un\u00eb, babi nuk ka pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb pron\u00eb pa miratimin e mamit.<\/p>\n<p>Insajderi ka kontaktuar Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Gjilan p\u00ebr t\u00eb sqaruar: N\u00ebse seancat e divorcit mes Ardita Hasanit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj jan\u00eb mbajtur pa pranin\u00eb e saj; Dhe n\u00ebse jan\u00eb respektuar afatet ligjore n\u00eb zhvillimin e procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij materiali, Gjykata Themelore n\u00eb Gjilan nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Po ashtu, Insajderi ka kontaktuar edhe Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan p\u00ebr t\u00eb pyetur: Deri ku kan\u00eb arritur hetimet n\u00eb rastin e denoncuar nga Ardita Hasani dhe \u00e7far\u00eb hapa jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje por edhe nga Prokuroria, nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij materiali.<\/p>\n<p>Ekipi i Insajderit ka kontaktuar edhe Lutfi Hazirin, duke i k\u00ebrkuar nj\u00eb p\u00ebrgjigje lidhur me akuzat e b\u00ebra nga ish-kunata dhe nipi i tij. Megjithat\u00eb, edhe pse kan\u00eb kaluar disa dit\u00eb q\u00eb nga momenti kur Insajderi i \u00ebsht\u00eb drejtuar me pyetje, Haziri deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij materiali nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim mund t\u00eb gjeni materialin e realizuar nga gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" class=\"entered lazyloaded\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=476&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1880962539506389%2F&amp;show_text=false&amp;width=476&amp;t=0\" width=\"476\" height=\"476\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-rocket-lazyload=\"fitvidscompatible\" data-lazy-src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=476&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1880962539506389%2F&amp;show_text=false&amp;width=476&amp;t=0\" data-ll-status=\"loaded\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kunata e Lutfi Hazirit, pra ish-bashk\u00ebshortja e v\u00ebllait t\u00eb tij, e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb denoncim n\u00eb polici ku e ka p\u00ebrmendur edhe deputetin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Sipas deklaratave t\u00eb Ardita Hasanit, ajo ka qen\u00eb e martuar me v\u00ebllain e Lutfi Hazirit p\u00ebr 27 vite. N\u00eb muajin qershor, ai kishte pas\u00eb nj\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8380,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-8379","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8379"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8379\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8381,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8379\/revisions\/8381"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8380"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}