{"id":8370,"date":"2025-11-10T17:44:11","date_gmt":"2025-11-10T17:44:11","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=8370"},"modified":"2025-11-10T17:44:11","modified_gmt":"2025-11-10T17:44:11","slug":"koalicionet-jo-parimore-dhe-fenomeni-i-cmendurise-se-mases-ne-politiken-kosovare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=8370","title":{"rendered":"Koalicionet jo parimore dhe fenomeni i \u201c\u00e7menduris\u00eb s\u00eb mas\u00ebs\u201d n\u00eb politik\u00ebn Kosovare"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Shaqir Shala<\/p>\n<p>Abstrakt!<\/p>\n<p>Ky punim trajton fenomenin e koalicioneve jo parimore n\u00eb politik\u00ebn lokale t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e analizuar jo vet\u00ebm n\u00eb dimensionin politik e moral, por edhe n\u00eb at\u00eb psikologjik dhe kulturor.<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb teorit\u00eb e Gustave Le Bon, Sigmund Freud, Nikola Rot dhe Erich Fromm mbi psikologjin\u00eb e mas\u00ebs, si dhe n\u00eb reflektimet satirike t\u00eb Fan Nolit, punimi argumenton se bashk\u00ebjetesa e kontradikt\u00ebs, hipokrizis\u00eb dhe apatis\u00eb qytetare p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb form\u00eb t\u00eb \u201c\u00e7menduris\u00eb kolektive\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb politike kosovare.<\/p>\n<p>Raste si koalicioni PDK\u2013LDK n\u00eb Prizren, LDK\u2013AAK n\u00eb Pej\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnia kontradiktore midis P\u00ebrparim Ram\u00ebs (LDK) dhe Uran Ismailit (PDK) n\u00eb Prishtin\u00eb, d\u00ebshmojn\u00eb se koherenca politike \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga pragmatizmi, nd\u00ebrsa reflektimi racional \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga emocionet dhe besnik\u00ebrit\u00eb e turm\u00ebs.<\/p>\n<p>Punimi konkludon se tejkalimi i k\u00ebsaj gjendjeje k\u00ebrkon rikthimin e nd\u00ebrgjegjes kritike qytetare, edukimin politik dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb etike t\u00eb re t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike.<\/p>\n<p>1. Hyrje Proceset zgjedhore lokale n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit kan\u00eb reflektuar nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb moralit dhe koherenc\u00ebs politike. Partit\u00eb politike, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pushtetit afatshkurt\u00ebr, kan\u00eb nd\u00ebrtuar aleanca te pa principe t\u00eb cilat bien ndesh me q\u00ebndrimet e tyre programore dhe deklarative.<\/p>\n<p>K\u00ebto zhvillime, megjithat\u00eb, nuk mund t\u00eb shihen vet\u00ebm si pragmatiz\u00ebm politik: ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb fenomen t\u00eb gjer\u00eb psiko\u2013shoq\u00ebror, ku masa elektorale reagon jo me arsyetim racional, por me ndjenja t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb, frik\u00ebs ose shpres\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo gjendje p\u00ebrkon me at\u00eb q\u00eb Le Bon e quan \u201c\u00e7menduri e turm\u00ebs\u201d \u2013 nj\u00eb humbje e individualitetit dhe mendimit kritik n\u00eb nivel kolektiv.<\/p>\n<p>2. Konteksti politik dhe shembujt empirik N\u00eb Prizren, koalicioni paszgjedhor midis PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb u krijua pavar\u00ebsisht fushat\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i LDK-s\u00eb Driton Selmanaj akuzon kandidatin e PDK-s\u00eb, Shaqir Totaj, p\u00ebr korrupsion dhe keq\u00ebmenagjim ne qeverisje dhe me k\u00ebmb\u00ebngulje k\u00ebrkon nd\u00ebrrim te pushtetit n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>N\u00eb Pej\u00eb, ndodhi nj\u00eb bashk\u00ebpunim i ngjash\u00ebm mes LDK-s\u00eb dhe AAK-s\u00eb, duke e z\u00ebvend\u00ebsuar konfliktin ideologjik me interesin p\u00ebr pushtet. Rasti m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb ai i Prishtin\u00ebs, ku gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore u zhvilluan debate t\u00eb ashpra midis kandidat\u00ebve per kryetar t\u00eb Prishtin\u00ebs P\u00ebrparim Ram\u00ebs (LDK) dhe Uran Ismailit (PDK).<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e balotazhit, megjithat\u00eb, ndodhi nj\u00eb ndryshim i menj\u00ebhersh\u00ebm i q\u00ebndrimit dhe gjuh\u00ebs publike, duke u kaluar nga akuzat reciproke n\u00eb gjeste mir\u00ebkuptimi dhe bashk\u00ebpunimi simbolik. Kjo p\u00ebrmbysje e shpejt\u00eb e q\u00ebndrimeve politike \u00ebsht\u00eb reflektim i munges\u00ebs s\u00eb parimit dhe i fleksibilitetit moral, por gjithashtu tregon nj\u00eb pranim t\u00eb heshtur nga masa votuese, e cila e sheh nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb si t\u00eb natyrshme.<\/p>\n<p>3. Psikologjia e mas\u00ebs dhe fenomeni i \u201c\u00e7menduris\u00eb kolektive\u201d Sipas Gustave Le Bon (1895), individi, kur b\u00ebhet pjes\u00eb e turm\u00ebs, humbet vet\u00ebdijen morale dhe racionale, duke u udh\u00ebhequr nga emocionet e grupit.<\/p>\n<p>Kjo teori p\u00ebrshtatet plot\u00ebsisht me realitetin politik kosovar, ku qytetar\u00ebt shpesh nuk reagojn\u00eb ndaj kontradiktave t\u00eb lider\u00ebve, por i ndjekin p\u00ebrmes identifikimit emocional. Sigmund Freud thekson se n\u00eb n\u00ebk\u00ebto raste n\u00eb turm\u00eb ndodh nj\u00eb \u201ctransferim i dashuris\u00eb\u201d ndaj figurave t\u00eb autoritetit, nd\u00ebrsa Erich Fromm e interpreton k\u00ebt\u00eb si \u201cikje nga liria\u201d \u2013 prirjen e individit p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e mendimit kritik. Sipas Nikola Rot, masa (turma) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm psikologjik ku individ\u00ebt humbin vet\u00ebdijen personale dhe arsyen kritike, duke u drejtuar nga emocionet, sugjerimet dhe impulset kolektive.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb gjendje, njeriu vepron ndryshe nga sa do t\u00eb vepronte si individ.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, Rot pajtohet me Le Bon-in dhe Freud-in, por e thekson m\u00eb shum\u00eb dimensionin social dhe manipulues: masat b\u00ebhen t\u00eb \u00e7mendura jo pse duan, por sepse drejtohen nga elitat q\u00eb i nxisin emocionalisht.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr Rotin:Turma nuk mendon, por reagon.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, apatia qytetare dhe toleranca ndaj hipokrizis\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm munges\u00eb e edukimit politik, por fenomene psikologjike kolektive q\u00eb burojn\u00eb nga frika e p\u00ebrjashtimit dhe nga nevoja p\u00ebr t\u2019u identifikuar me grupin dominues.<\/p>\n<p>4. Dimensioni kulturor: ironia noliane dhe ndryshimi i fytyr\u00ebs politike Fenomeni i \u201cfaqen\u00ebndryshjes\u201d politike \u00ebsht\u00eb i thell\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn politike shqiptare dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar mjesht\u00ebrisht nga Fan Noli n\u00eb satir\u00ebn e tij ndaj Faik Konic\u00ebs: \u201cFyti floqit po p\u00ebll\u00ebt, Topi i krosit po kris\u00ebt, Q\u00eb \u00e7\u2019qenkej ky sheqer kesmet, Hallvaxhin po e b\u00ebjn\u00eb mbret.<\/p>\n<p>Feridi faqen nd\u00ebrron, Dje shante, sot lavd\u00ebron, Rroft\u00eb o Napoleon!\u201d K\u00ebto vargje jan\u00eb jo vet\u00ebm ironike, por edhe psikologjikisht diagnostike: ato p\u00ebrshkruajn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shoq\u00ebria shqiptare, e mbushur me emocione t\u00eb luhatshme kolektive, pranon p\u00ebrmbysjet morale si spektak\u00ebl politik.<\/p>\n<p>Kjo normalizim i paradoksit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e \u00e7menduris\u00eb s\u00eb but\u00eb kolektive \u2013 ku \u201cdje shante, sot lavd\u00ebron\u201d b\u00ebhet jo turp, por norm\u00eb e komunikimit publik.<\/p>\n<p>5. Kriza morale dhe pasojat psiko\u2013shoq\u00ebrore Ky model i politik\u00ebs s\u00eb interesit ka prodhuar nj\u00eb rreth t\u00eb mbyllur t\u00eb degradimit moral: elitat e pandershme legjitimizohen nga masa e apatis\u00eb, nd\u00ebrsa masa e zhg\u00ebnjyer justifikohet nga mungesa e alternativ\u00ebs.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb e stabilitetit t\u00eb korruptuar, ku p\u00ebrmbysja e vlerave perceptohet si pragmatiz\u00ebm dhe konformizmi shp\u00ebrblehet si men\u00e7uri politike. Kjo sjell deindividualizimin e qytetarit, erodimin e debatit publik racional, dhe ngrirjen e transformimit demokratik.<\/p>\n<p>6. P\u00ebrfundimi Fenomeni i koalicioneve jo parimore n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e kriz\u00ebs s\u00eb thell\u00eb t\u00eb moralit publik dhe e \u201c\u00e7menduris\u00eb s\u00eb mas\u00ebs\u201d n\u00eb kuptimin lebonian.<\/p>\n<p>Ndryshimi i q\u00ebndrimeve politike, si n\u00eb rastet e p\u00ebrmendura, p\u00ebrfaq\u00ebson jo vet\u00ebm munges\u00eb parimi, por edhe humbje t\u00eb arsyes kolektive \u2013 nj\u00eb pranim i heshtur i absurdit politik.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 paralajm\u00ebronte Fan Noli n\u00eb ironin\u00eb e tij, shoq\u00ebria q\u00eb e lavd\u00ebron sot at\u00eb q\u00eb e shante dje, \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar t\u00eb mbetet n\u00eb qarkun e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb \u201cfaqen\u00ebndryshjes\u201d dhe apatis\u00eb morale.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebrmes emancipimit qytetar, edukimit etik dhe kultur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike, mund t\u00eb nd\u00ebrpritet ky cik\u00ebl i \u00e7menduris\u00eb kolektive dhe t\u00eb krijohet nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb respekton arsyen dhe dinjitetin qytetar. Referencat teorike (Le Bon, Freud, Fromm, Noli,Rot)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Shaqir Shala Abstrakt! Ky punim trajton fenomenin e koalicioneve jo parimore n\u00eb politik\u00ebn lokale t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e analizuar jo vet\u00ebm n\u00eb dimensionin politik e moral, por edhe n\u00eb at\u00eb psikologjik dhe kulturor. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb teorit\u00eb e Gustave Le Bon, Sigmund Freud, Nikola Rot dhe Erich Fromm mbi psikologjin\u00eb e mas\u00ebs, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8371,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-8370","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8370"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8370\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8372,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8370\/revisions\/8372"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8371"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}