{"id":8003,"date":"2025-09-24T11:09:39","date_gmt":"2025-09-24T11:09:39","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=8003"},"modified":"2025-09-24T11:09:39","modified_gmt":"2025-09-24T11:09:39","slug":"prokuroria-kerkon-ti-vazhdohet-paraburgimi-thacit-ekziston-klima-e-frikesimit-te-deshmitareve-edhe-pas-dhenies-se-deshmise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=8003","title":{"rendered":"Prokuroria k\u00ebrkon t\u2019i vazhdohet paraburgimi Tha\u00e7it: Ekziston klima e frik\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve edhe pas dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar e udh\u00ebhequr nga prokurorja Kimberly West ka k\u00ebrkuar vazhdimin e paraburgimit p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in n\u00eb rastin n\u00eb t\u00eb cilin s\u00eb bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohet p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e dor\u00ebzuar m\u00eb 22 shtator 2025, Prokuroria thot\u00eb se ekziston dyshimi i bazuar se Tha\u00e7i ka kryer vepra penale q\u00eb bien n\u00eb juridiksionin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DhSK) n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb arsyetim, Prokuroria \u00ebsht\u00eb bazuar edhe n\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimi e aktakuz\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Sipas tyre, asnj\u00eb rrethan\u00eb tjet\u00ebr nuk ka ndodhur q\u00eb prej atij vendimi q\u00eb mund ta ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim.<\/p>\n<p>P\u00ebr Tha\u00e7in, Prokuroria thot\u00eb s\u00eb \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr akuzat serioze t\u00eb konfirmuara ndaj tij dhe se ai e di q\u00eb n\u00eb rast q\u00eb shpallet fajtor, do t\u00eb d\u00ebnohet me burgim t\u00eb gjat\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Prokuroria, rrezikun e arratisjes s\u00eb Tha\u00e7it e arsyeton edhe me akuza e konfirmuara ndaj tij q\u00eb lidhen me administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Prokuroria thot\u00eb se Tha\u00e7i paraqet rrezik jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar procedurat n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe se p\u00ebrfundimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Prokuroria dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb viktimave nuk e zhduk k\u00ebt\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt mbeten t\u00eb rrezikuar q\u00eb t\u00eb ndikohen edhe pas dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tyre; si p\u00ebrpjekje p\u00ebr hakmarrje, ose nxitje p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr d\u00ebshmin\u00eb apo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procedura paralele.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Prokuroria p\u00ebrmend edhe pretendimet e saj se Tha\u00e7i ka shkelur edhe urdhrat gjyq\u00ebsor duke nxjerr\u00eb informacione konfidenciale lidhur me procedurat dhe d\u00ebshmitar\u00ebt tek persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, klima e vazhdueshme e frik\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve dhe e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb procedurat penale kund\u00ebr ish-pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon, t\u00eb cil\u00ebn Gjykata e Apelit e ka pranuar si nj\u00eb \u201crrethan\u00eb kontekstuale\u201d t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Gjetje t\u00eb ngjashme jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Aktgjykimin ndaj Mustaf\u00ebs dhe n\u00eb Aktgjykimin e Apelit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Gucati dhe Haradinaj. Paneli Gjyq\u00ebsor n\u00eb rastin Gucati dhe Haradinaj konsideroi se \u201cmbrojtja e d\u00ebshmitar\u00ebve ka vazhduar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje aktive dhe kritike n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb parashtrimin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Prokuroria u mb\u00ebshtet edhe n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e ekspertit t\u00eb mbrojtjes n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt, Robert Reid, i cili kishte theksuar se n\u00eb mbi 20 vite n\u00eb fush\u00ebn e tij, nuk kishte par\u00eb kurr\u00eb frik\u00ebsim t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb nivelin q\u00eb ekziston n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, kjo klim\u00eb e frik\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb edhe pas dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tyre duke iu referuar edhe raportimeve n\u00eb media n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit ndaj Tha\u00e7it, Prokuroria e mb\u00ebshtet\u00eb edhe me arsyetimin se i akuzuari ka rrezik t\u00eb kryej\u00eb edhe vepra t\u00eb tjera penale.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, Prokuroria thot\u00eb se asnj\u00eb prej kushteve alternative nuk i zbusin rreziqet ekzistuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe se vazhdimi i paraburgimit ndaj Tha\u00e7it \u00ebsht\u00eb i arsyesh\u00ebm dhe proporcional.<\/p>\n<p>Ndryshe, mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave t\u00eb saj m\u00eb 15 shtator 2025, ku p\u00ebr tri dit\u00eb me radh\u00eb u d\u00ebgjua ish-ndihm\u00ebsi i sekretarit amerikan t\u00eb shtetit, James Rubin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, pas tij u thirr ish-k\u00ebshilltari ligjor i delegacionit shqiptar n\u00eb Rambuje, Paul Williams. Kurse, John Stewart Duncan filloi d\u00ebshmin\u00eb m\u00eb 22 shtator dhe e p\u00ebrfundoi m\u00eb 23 shtator 2025.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 shtator 2025, n\u00eb Hag\u00eb u mbajt nj\u00eb protest\u00eb masive n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb qytetar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare e m\u00ebrgimtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb<\/p>\n<p>DhSK-ja ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se 14 n\u00ebntori 2025 \u00ebsht\u00eb caktuar si dat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb mbrojtjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kurse parashtresat p\u00ebrfundimtare t\u00eb procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve t\u00eb pretenduara tek viktimave q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb procedur\u00eb planifikohen t\u00eb paraqiten deri m\u00eb 22 dhjetor 2025.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka p\u00ebrfunduar paraqitjen e provave n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, mbrojtja kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb sipas Rregull\u00ebs 130, e cila parasheh k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rr\u00ebzimin e ndonj\u00eb akuze apo akuzave n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb aktakuz\u00eb. Vendimi mbi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ishte marr\u00eb m\u00eb 16 korrik 2025. Sipas kryetarit t\u00eb trupit gjykues, Charles Smith III, ajo q\u00eb kishte k\u00ebrkuar mbrojtja ishte mosmb\u00ebshtetja n\u00eb pretendime p\u00ebr krime lufte q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me incidente q\u00eb kan\u00eb ndodhur para majit t\u00eb 1998-\u00ebs dhe pas 20 qershorit t\u00eb 1999-\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues v\u00ebren se incidentet dhe ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kund\u00ebrshtohen prej mbrojtjes nuk jan\u00eb akuza brenda kuptimit t\u00eb Rregull\u00ebs 130\u201d, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, ishte rr\u00ebzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s\u2019e ka autoritetin p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar materiale q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb akuzat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shkaqe kohore. Nd\u00ebrsa, po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy d\u00ebshmitare eksperte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb d\u00ebshmuan m\u00eb 16 korrik 2025, d\u00ebshmia e k\u00ebtyre dy d\u00ebshmitareve vazhdoi edhe m\u00eb 17 korrik 2025, duke p\u00ebrfunduar k\u00ebshtu edhe marrja e d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtjes s\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, m\u00eb 30 shtator 2022 ka dor\u00ebzuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb pika me akuza, ku k\u00ebta t\u00eb fundit ngarkohen p\u00ebr krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Rexhep Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar e udh\u00ebhequr nga prokurorja Kimberly West ka k\u00ebrkuar vazhdimin e paraburgimit p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in n\u00eb rastin n\u00eb t\u00eb cilin s\u00eb bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohet p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e dor\u00ebzuar m\u00eb 22 shtator 2025, Prokuroria thot\u00eb se ekziston dyshimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8004,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[105],"tags":[],"class_list":{"0":"post-8003","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-europa"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8003","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8003"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8003\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8005,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8003\/revisions\/8005"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8004"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}