{"id":7668,"date":"2025-07-23T08:08:05","date_gmt":"2025-07-23T08:08:05","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=7668"},"modified":"2025-07-23T08:08:05","modified_gmt":"2025-07-23T08:08:05","slug":"si-i-pastronte-parate-nga-zvicra-ne-shqiperi-biznesmeni-nga-ferizaj-qe-u-kap-nga-spaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=7668","title":{"rendered":"Si i pastronte parat\u00eb nga Zvicra n\u00eb Shqip\u00ebri biznesmeni nga Ferizaj q\u00eb u kap nga SPAK\u2019u"},"content":{"rendered":"<div class=\"des-adv shteti\"><ins id=\"revive-0-4\" data-revive-zoneid=\"2\" data-revive-id=\"72a2027980ba5271e779e821c7719f8a\" data-revive-seq=\"4\" data-revive-loaded=\"1\"><\/p>\n<div id=\"beacon_bf966db0cb\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/insajderi.org\/ads\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=199&amp;campaignid=69&amp;zoneid=2&amp;loc=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fu-kap-nga-spaku-si-i-pastronte-parate-nga-zvicra-ne-shqiperi-biznesmeni-nga-ferizaj%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawLssP1leHRuA2FlbQIxMQABHmZuh5i_N88ohWSrQHo5fiJTE5MyKxncxpZcL-WdbAOmZjNmjMwOogwZUxOl_aem_jYk0se-0caBFdLEvHT3nuw%26mibextid%3DxfxF2i&amp;cb=bf966db0cb\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><strong>Struktura e Posa\u00e7me Anti-Korrupsion (SPAK) ka goditur nj\u00eb rrjet kriminal q\u00eb sjellte para t\u00eb pista nga Luzerni i Zvicr\u00ebs dhe i pastronte n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb saj q\u00ebndron Enver Ferizaj, biznesmen nga komuna e Ferizajt.<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i k\u00ebsaj organizate kriminale \u00ebsht\u00eb biznesmeni nga Ferizaj i Kosov\u00ebs, Enver Ferizaj, me banim n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Rrug\u00ebn e Durr\u00ebsit, mbi pik\u00ebn e k\u00ebmbimit valutor, ku pastronte parat\u00eb e pista me \u00e7anta.<\/p>\n<p>Organizata kishte karakter familjar, pasi l\u00ebvizjet e parave t\u00eb pista i kryente edhe i biri, Ervis Feriazaj, Erjona Ferizaj, Burim Ferizaj e t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave pastroheshin n\u00eb Tiran\u00eb nga Ervis Ferizaj, n\u00eb lokale dhe biznese t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ervis Ferizaj m\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor me bosin e kokain\u00ebs P\u00ebrparim Kalbajn, i maskuar si biznesmen. Kalbajt \u00ebsht\u00eb gjetur vite m\u00eb par\u00eb sasi kokaine, por i liruar shum\u00eb shpejt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb. Grupi ka edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p class=\"has-electric-grass-gradient-background has-background\"><strong><em>\u00c7ka tha SPAK\u2019u n\u00eb njoftim?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, n\u00eb bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimet e policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ka zhvilluar hetime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr.49\/3 viti 2023, p\u00ebr veprat penale \u201cProdhim dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cTrafik i narkotik\u00ebve\u201d, \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerje e veprave nga grupi i strukturuar kriminal\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 28\/4, 283\/1, 283\/a, 287, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga veprimet hetimore t\u00eb kryera gjat\u00eb hetimeve paraprake dhe ato t\u00eb kryera nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb zvicerane, jan\u00eb mbledhur provat e nevojshme, t\u00eb cilat kan\u00eb provuar faktin se personat n\u00ebn hetim E.F, B.F dhe P.K, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin, si dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me disa persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb me banim n\u00eb Luzern, Zvic\u00ebr, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, kan\u00eb organizuar dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur funksionimin e nj\u00eb sistemi informal t\u00eb transferimit t\u00eb parave.\u00a0 P\u00ebrmes k\u00ebtij sistemi kan\u00eb transferuar dhe kan\u00eb transportuar nga Zvicra p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb parave q\u00eb kan\u00eb pasur si burim t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tyre aktivitetet e trafikimit dhe t\u00eb tregtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb territorin e Zvicr\u00ebs apo n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ky sistem informal i transferimit t\u00eb parave, i njohur me em\u00ebrtimin \u201cHawala\u201d, iu ka mund\u00ebsuar personave n\u00ebn hetim dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitetet kriminale, t\u00eb transferonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, shuma monetare nga Zvicra n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb disa vje\u00e7are, t\u00eb pakt\u00ebn prej vitit 2020 dhe n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Personat e interesuar p\u00ebr transferimin e parave (d\u00ebrguesit e parave) dor\u00ebzonin parat\u00eb q\u00eb kishin origjin\u00eb kriminale tek bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e grupit kriminal me banim n\u00eb Zvic\u00ebr, duke i informuar ata p\u00ebr emrin e personit q\u00eb ishte prit\u00ebsi i shumave t\u00eb parave n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e grupit kriminal me banim n\u00eb Zvic\u00ebr menj\u00ebher\u00eb sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb Tiran\u00eb, personin n\u00ebn hetim E.F, i cili \u00ebsht\u00eb edhe drejtuesi i k\u00ebtij grupi kriminal, p\u00ebr shum\u00ebn e depozituar t\u00eb parave dhe emrin e personit i cili ishte prit\u00ebsi i parave n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb pas, personi n\u00ebn hetim E.F, n\u00eb bashk\u00ebpunim me personat n\u00ebn hetim B.F dhe P.K, dor\u00ebzonin sasin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb parave q\u00eb isht\u00eb depozituar te bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb Zvic\u00ebr, tek personat q\u00eb ishin prit\u00ebsit e shumave n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund\u00ebsohej transferimi i parave n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, pa q\u00ebn\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb kryhej transportimi i menj\u00ebhersh\u00ebm fizik i parave nga Zvicra n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht b\u00ebhej e pamundur p\u00ebr agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit, rregjistrimi i transfertave t\u00eb parave, identifikimi i personave d\u00ebrgues dhe prit\u00ebs t\u00eb parave, si dhe verifikimi i burimit t\u00eb parave q\u00eb transferoheshin.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb treguar se ky sistem i transferimit t\u00eb parave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga dhjetra persona, se depozitimet e shumave monetare n\u00eb Zvic\u00ebr jan\u00eb kryer n\u00eb qindra raste dhe se shumat monetare t\u00eb transferuar jan\u00eb n\u00eb miliona euro. Vijojn\u00eb veprimet hetimore p\u00ebr llogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb shumave monetare q\u00eb jan\u00eb transferuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale, personat n\u00ebn hetim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb Zvic\u00ebr, kan\u00eb p\u00ebrdorur zyra t\u00eb k\u00ebmbimit valutor, zyra t\u00eb transferimit t\u00eb parave dhe agjenci turistike, p\u00ebr t\u00eb fshehur q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, pasi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto aktivitete jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb depozituar sasit\u00eb e parave n\u00eb Zvic\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb sasit\u00eb e parave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj veprimtarie nga grupi i strukturuar kriminal ka q\u00ebn\u00eb realizimi i fitimeve, ku vlera e p\u00ebrfitimit monetare q\u00eb p\u00ebrfitohej nga personat n\u00ebn hetim ishte 6% e shum\u00ebs s\u00eb parave q\u00eb transferohej, q\u00eb ndahej m\u00eb pas n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb mes personit n\u00ebn hetim E.F dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Krahas veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, personat n\u00ebn hetim E.F, B.F dhe P.K kan\u00eb realizuar edhe aktivitetin e tregtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb disa Kantone n\u00eb Zvic\u00ebr, duke p\u00ebrdorur persona t\u00eb tjer\u00eb si shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb vogla, si dhe duke siguruar furnizimin e tyre me l\u00ebnd\u00eb narkotike.<\/p>\n<p>SPAK k\u00ebsisoj ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb caktohet masa e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p class=\"has-electric-grass-gradient-background has-background\"><strong><em>\u00c7ka thonin autoritetet zvicerane?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Federale Penale n\u00eb Zvic\u00ebr ka ekspozuar mekanizmat e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve atje. Nj\u00eb sken\u00eb e n\u00ebnvler\u00ebsuar dhe e padukshme q\u00eb vepron n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, si\u00e7 p\u00ebrshkruhet nga mediat zvicerane.<\/p>\n<p>Si\u00e7 raportonte medium zviceran \u2018<a href=\"https:\/\/www.aargauerzeitung.ch\/schweiz\/luzerner-balkan-mafia-man-geht-dorthin-und-gibt-das-geld-ab-balkan-mafioso-gewaehrt-einblick-in-die-helvetische-drogengeldwaesche-ld.2796105\">Aargauer Zeitung<\/a>\u2019 nj\u00eb korrier i p\u00ebrshkroi hetuesve d\u00ebrgesat e tij t\u00eb rregullta t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb nj\u00eb agjenci udh\u00ebtimesh n\u00eb Lucern.<\/p>\n<p>\u201c<em>Shkoni atje, sigurisht q\u00eb e njihni nj\u00ebri-tjetrin dhe ia dor\u00ebzoni parat\u00eb; \u00e7far\u00eb i detyrohesha Z. A. Pastaj i shkrova ose e telefonova p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se parat\u00eb ishin dor\u00ebzuar dhe kaq ishte. Fola p\u00ebr baban\u00eb tim, si ishin f\u00ebmij\u00ebt dhe kaq ishte p\u00ebr mua. Nuk kisha nevoj\u00eb t\u00eb diskutoja p\u00ebr parat\u00eb. Punonj\u00ebsit e agjencis\u00eb s\u00eb udh\u00ebtimit e dinin se ato ishin p\u00ebr A. T\u00eb vetmet fjal\u00eb q\u00eb u than\u00eb ishin: \u2018Ja ku \u00ebsht\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u2019, pastaj parat\u00eb u num\u00ebruan dhe kaq ishte<\/em>\u201c, deklaroi d\u00ebrguesi i drog\u00ebs.<\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1955759\" src=\"https:\/\/insajderi.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/image-156.png\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/insajderi.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/image-156.png 1024w, https:\/\/insajderi.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/image-156-768x431.png 768w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"575\" \/><\/figure>\n<p>P\u00ebrshkrimi vjen nga vendimi i apelit i Gjykat\u00ebs Federale Penale n\u00eb Bellinzona t\u00eb Zvicr\u00ebs, i prillit t\u00eb kaluar. Shtetasi zviceran, me origjin\u00eb nga Maqedonia e Veriut, kishte k\u00ebrkuar lirim nga paraburgimi dhe ndihm\u00eb ligjore falas. Gjykata i hodhi posht\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebrkesat. Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit Federal, e cila e cil\u00ebsoi hetimin n\u00eb vazhdim si n\u00eb rrezik, gjykata e shtyu publikimin e vendimit p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Korrieri i parave n\u00eb fjal\u00eb u arrestua n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb shtator t\u00eb 2024-\u00ebs s\u00eb bashku me pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb nj\u00eb klani droge. Zyra e Prokurorit Federal po zhvillon procedura kund\u00ebr band\u00ebs, e cila kishte selin\u00eb e saj n\u00eb nj\u00eb agjenci udh\u00ebtimesh n\u00eb Lucern, me dyshimin p\u00ebr pjes\u00ebmarrje ose mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb organizate kriminale, pastrim parave dhe trafik droge.<\/p>\n<p>Burri jo vet\u00ebm q\u00eb mblodhi para nga celula t\u00eb ndryshme droge n\u00eb Zvicr\u00ebn gjermanishtfol\u00ebse, por edhe ia \u00e7oi ato agjencis\u00eb s\u00eb udh\u00ebtimeve. Ai veproi edhe si shofer p\u00ebr A., i cili konsiderohet kreu zviceran i k\u00ebtij klani ballkanik. Ai veproi gjithashtu si \u201cpik\u00eb mbledh\u00ebse\u201d p\u00ebr fondet kriminale kur agjencia e udh\u00ebtimeve u mbyll.<\/p>\n<p>Ky person pretendon se ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e vog\u00ebl. Ai pretendoi se nuk e dinte q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshira parat\u00eb e drog\u00ebs. Avokati i tij nga Berna i shkroi gjykat\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se \u201cKlienti i tij \u00ebsht\u00eb i vetmi i pandehur q\u00eb nuk refuzon t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb. Ai dha informacion t\u00eb detajuar \u201crreth procedur\u00ebs specifike\u201d dhe dha nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb \u201chetim\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb korrieri \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb b\u00ebn deklarata mund t\u00eb interpretohet edhe anasjelltas: se ai ka nj\u00eb pozicion ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb fort\u00eb n\u00eb klan; se mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarata t\u00eb caktuara nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb heshtin, raporton tutje mediumi zviceran.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, Zyra e Prokurorit Federal arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se rezultatet e hetimit deri m\u00eb tani tregojn\u00eb se burri \u201cmund t\u00eb ket\u00eb luajtur nj\u00eb rol shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb sesa at\u00eb t\u00eb nj\u00eb korrieri t\u00eb thjesht\u00eb parash ose i nj\u00eb pike mbledhse parash q\u00eb sh\u00ebrbente si alternativ\u00eb ndaj nj\u00eb agjencie udh\u00ebtimesh\u201d.<\/p>\n<p>Rasti i agjencis\u00eb turistike t\u00eb Lucernit p\u00ebrfshin bandat shqiptare t\u00eb p\u00ebrfshira thell\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb e kokain\u00ebs dhe heroin\u00ebs n\u00eb Zvicr\u00ebn gjermanishtfol\u00ebse. Pronari i agjencis\u00eb turistike dhe dy djemt\u00eb e tij thuhet se kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb milion\u00eb franga zvicerane n\u00eb pak m\u00eb pak se nj\u00eb vit dhe i kan\u00eb kontrabanduar ato n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Disa prej tyre fizikisht p\u00ebrmes rrug\u00eb tok\u00ebsore, disa p\u00ebrmes sistemit popullor, pothuajse pa gjurm\u00eb, t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.rahmanravelli.co.uk\/expertise\/anti-money-laundering-investigations\/articles\/hawala-how-it-works-and-its-financial-crime-risks\/#:~:text=Hawala%20is%20a%20popular%20way,relatives%20in%20their%20home%20countries.\">Hawal\u00ebs<\/a>.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij sistemi, parat\u00eb nuk transferohen as fizikisht dhe as elektronikisht. P\u00ebr shembull, n\u00ebse klienti d\u00ebshiron t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb milion dollar\u00eb para droge n\u00eb Tiran\u00eb, ai ia sjell ato n\u00eb para t\u00eb gatshme ofruesit t\u00eb Hawala-s. Ta z\u00ebm\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb berberhaneje, nj\u00eb restoranti kinez ose kioske. Klienti m\u00eb pas mund t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb nga partneri i biznesit p\u00ebrmes deg\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ofruesit t\u00eb hawala-s. Krejt kjo, p\u00ebrmes paraqitjes s\u00eb nj\u00eb kodi.<\/p>\n<\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Struktura e Posa\u00e7me Anti-Korrupsion (SPAK) ka goditur nj\u00eb rrjet kriminal q\u00eb sjellte para t\u00eb pista nga Luzerni i Zvicr\u00ebs dhe i pastronte n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb saj q\u00ebndron Enver Ferizaj, biznesmen nga komuna e Ferizajt. Kreu i k\u00ebsaj organizate kriminale \u00ebsht\u00eb biznesmeni nga Ferizaj i Kosov\u00ebs, Enver Ferizaj, me banim n\u00eb Tiran\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7669,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-7668","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7668"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7668\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7670,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7668\/revisions\/7670"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7669"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}