{"id":5990,"date":"2024-06-01T20:14:01","date_gmt":"2024-06-01T20:14:01","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=5990"},"modified":"2024-06-01T20:14:01","modified_gmt":"2024-06-01T20:14:01","slug":"diskursi-nazist-ne-tempullin-e-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=5990","title":{"rendered":"DISKURSI NAZIST N\u00cb TEMPULLIN E DEMOKRACIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Bashkim Aliu<\/p>\n<p>Me 28.05.2024, n\u00eb parlamentin e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut,\u00a0u zhvillua seanca konstituive p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e rregullta parlamentare q\u00eb u zhvilluan m\u00eb 8 maj. Me 76 vota pro dhe 6 kund\u00ebr si kryetar i Parlamentit u zgjodh deputeti nga koalicioni VLEN, Afrim Gashi. Zgjedhja e nj\u00eb shqiptari n\u00eb krye t\u00eb organit ligjv\u00ebn\u00ebs, u kund\u00ebrshtu ashp\u00ebr nga partia nacionaliste \u201cE Majta\u201d. Nga foltoreja e parlamentit, i cili njihet si \u201ctempull i demokracis\u00eb\u201d, para zgjedhjes, kryetari i k\u00ebsaj partie mbajti nj\u00eb fjalim me diskurs ksenofob, q\u00eb nxori n\u00eb pah urrejtjen patologjike ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sjelljet, veprimet dhe vokabullari skajshm\u00ebrisht diskriminues i disa eksponent\u00ebve partiak\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb flagrante manifestohet p\u00ebrmes foltores s\u00eb parlamentit t\u00eb RMV-s\u00eb dhe mediuemeve t\u00eb tjera publike nga partia \u201cLevica\u201d (E Majta) dhe nga kryetari i saj Dimitar Apasiev, flasin p\u00ebr nj\u00eb urrejtje patologjike kund\u00ebr avansimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve autokton\u00eb, q\u00eb akoma vazhdon t\u00eb kultivohet n\u00eb mendjet dhe shpirt\u00ebrat e disa pal\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-5992\" src=\"https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.02-3-1024x629.jpeg\" alt=\"\" width=\"952\" height=\"585\" srcset=\"https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.02-3-1024x629.jpeg 1024w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.02-3-300x184.jpeg 300w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.02-3-768x472.jpeg 768w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.02-3-1536x944.jpeg 1536w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.02-3-860x528.jpeg 860w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.02-3.jpeg 2048w\" sizes=\"auto, (max-width: 952px) 100vw, 952px\" \/><\/p>\n<p>Kjo u shpreh pa ekuivoke dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga kryetari i \u201cLevic\u00ebs\u201d, Dim\u00e7eja, i cili u tregua aq i frustruar nga zgjedhja e kryetarit t\u00eb parlamentit t\u00eb RMV-s\u00eb, sa q\u00eb nga foltoreja e parlementit, nga nocioni \u201calbanizacija\u201d (shqiptarizimi) i institucioneve dhe politik\u00ebs n\u00eb RMV, q\u00eb jo rrall\u00ebher\u00eb d\u00ebgjohet si n\u00eb parlament ashtu edhe n\u00eb diskursin publik nga eksponent\u00eb partish\u00eb politike, po edhe udh\u00ebheq\u00ebs institucionesh akademike n\u00eb RMV, kaloi n\u00eb nocionin e ri, gjegj\u00ebsisht e p\u00ebrdori fjal\u00ebn \u201ckosovarizacija\u201d (Kosovarizim), duke aluduar se kryetari i zgjedhur i parlamentit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Kosova, me \u00e7ka, sipas tij, tash i kanoset Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut rreziku nga kosovarizimi.<\/p>\n<p>Nga diskursi politik dhe publik i disa eksponent\u00ebve politik\u00eb n\u00eb RMV, del n\u00eb pah kriza e thell\u00eb q\u00eb vazhdon ta p\u00ebrshkoj\u00eb nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb caktuar intelektual\u00ebsh dhe politikan\u00ebsh n\u00eb RMV, t\u00eb cil\u00ebt edhe p\u00ebrskaj jetes\u00ebs n\u00eb dy sisteme t\u00eb ndryshme, gjegj\u00ebsisht at\u00eb socialist para viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta, dhe n\u00eb demokraci pas viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta, dhe n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb realitetin e ri t\u00eb krijuar pas vitit 2001, \u00a0e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i pranojn\u00eb shqiptar\u00ebt si t\u00eb barabart\u00eb, dhe Maqedonin\u00eb e Veriut si shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb barabart\u00eb mes dy entiteve shumic\u00eb: etnis\u00eb maqedone me origjin\u00eb sllave, dhe etnis\u00eb autoktone shqiptare me origjin\u00eb ilire. Kjo flet se nj\u00eb prej problemeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha socio-kulturore t\u00eb klas\u00ebs politike t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, dhe t\u00eb ish Republik\u00ebs Socialiste t\u00eb Maqedonis\u00eb, si pjes\u00eb e Federat\u00ebs Jugosllave, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrceptimi i shqiptarit si i barabart\u00eb, dhe nga kjo perspektiv\u00eb, shum\u00eb shpirt\u00ebra t\u00eb trazuar nga nacionalizmi dhe racizmi, vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb nga ndryshimi i imazhit t\u00eb shqiptarit, nga ai i hamallit dhe sharaxhiut n\u00eb ish Jugosllavin\u00eb socialiste, n\u00eb at\u00eb t\u00eb burr\u00ebshtetasit, akademikut, profesorit universitar, politikanit dhe intelektualit n\u00eb koh\u00ebn e sotme.<\/p>\n<p>Dim\u00e7eja dhe \u201cLevica\u201d e tij thirren se jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb, parizan\u00ebve q\u00eb kan\u00eb luftuar kund\u00ebr Gjermanis\u00eb naziste, trash\u00ebgimis\u00eb politike t\u00eb Josip Broz Titos t\u00eb cilit i jan\u00eb fal\u00ebnderues pa mas\u00eb p\u00ebr shkak se e organizoi popullin maqedonas n\u00eb entitet shtet\u00ebror n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs Jugosllave, dhe kjo dashuri e pa shterrur ndaj ish sistemit, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb nga sindromet e tij. Jugosllavia e Titos dhe e partizan\u00ebve, i deshi shqiptar\u00ebt si hamall\u00eb dhe pastrues oxhaqesh, por jo si akademik\u00eb dhe intelektual\u00eb. Ata q\u00eb etabloheshin si t\u00eb till\u00eb n\u00eb opinion dhe q\u00eb luftonin p\u00ebr platform\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb ish Federat\u00ebn Jugosllave,\u00a0 kualifikoheshin si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr sistemin, irredentist\u00eb dhe separatist\u00eb, dhe mbaronin n\u00ebp\u00ebr burgjet fam\u00ebkeqe t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb AVNOJ-it, e disa edhe eliminoheshin pa gjyq. Ky sindrom e ndjek edhe\u00a0 Dim\u00e7en dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kijameti q\u00eb shqiptari ulet n\u00eb krye t\u00eb parlamentit t\u00eb shtetit. Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, tipat e k\u00ebtill\u00eb promovohen si trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb ish partis\u00eb komuniste t\u00eb Jugosllvis\u00eb dhe luft\u00ebs s\u00eb partizan\u00ebve. Bile, Dim\u00e7eja para nj\u00eb kohe, shkoi dhe b\u00ebri homazhe te varri i ish diktatorit Enver Hoxha. Mbase, nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb t\u00eb jep vler\u00ebsim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjest se a \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr motive ideologjike, apo p\u00ebr shkak t\u00eb urrejtjes patologjike kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, sa q\u00eb mllefin e shpreh edhe duke i b\u00ebr\u00eb homazhe njeriut q\u00eb aq tep\u00ebr e dhunoi nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb?!<\/p>\n<p>Shikuar nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim tjet\u00ebr, Dim\u00e7eja dhe bashk\u00ebmendimtar\u00ebt e tij u ngjajn\u00eb atyre kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb luftuar partizan\u00ebt dhe komunist\u00ebt\u00a0 jugosllav\u00eb, gjegj\u00ebsisht nazist\u00ebve gjerman\u00eb t\u00eb Hitlerit. Shum\u00eb vet\u00eb kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrceptim t\u00eb gabuar p\u00ebr Hitlerin si djathtist, nd\u00ebrkaq n\u00eb fakt, ai i ka takuar ekstremit t\u00eb majt\u00eb, dhe partia e tij \u00ebsht\u00eb quajtur \u201cNationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei \u201d (Partia Gjermane Nacional Socialiste e Pun\u00ebtor\u00ebve) . Nga ky aspekt Dim\u00e7eja dhe bashk\u00ebmendimtar\u00ebt e tij i takojn\u00eb t\u00eb njejtit brum ideologjik si nazist\u00ebt, dhe vuajn\u00eb nga i njejti sindrom: Ksenofobia dhe urrejtja e tjetrit t\u00eb ndrysh\u00ebm. Ta duash vet\u00ebm rac\u00ebn, gjegj\u00ebsisht vet\u00ebm xhinsin e miletin t\u00ebnd, e t\u2019i urrejsh\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, \u00ebsht\u00eb puro naziz\u00ebm, dhe diskursi q\u00eb prodhohet nga kjo bindje \u00ebsht\u00eb diskurs nazist. S\u00eb k\u00ebndejmi, nuk ka se si t\u00eb kaulifikohet ndryshe reagimi primitiv i Dim\u00e7es me rastin e zgjedhjes s\u00eb kryetarit t\u00eb parlamentit n\u00eb RMV me 28.05.2024, p\u00ebrpos si naziz\u00ebm dhe urrejtje patologjike ndaj shqiptar\u00ebve, ngase ai nuk e kontestoi kryetarin e parlamentit p\u00ebr shkak t\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb at\u00eb pozit\u00eb, por p\u00ebr at\u00eb pse \u00ebsht\u00eb shqiptar. Dim\u00e7eja e shpalosi edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00ebndrimin e subjektit q\u00eb drejton se nuk do t\u00eb mb\u00ebshtesin kandidatin shqiptar p\u00ebr kryetar t\u00eb Kuvendit. Ai madje i ofroi mb\u00ebshtetje pa kushte kreut t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb q\u00eb &#171;vet\u00ebm e vet\u00ebm t\u00eb mos kosovarizohet s\u00ebrish Parlamenti i Maqedonis\u00eb&#187;. Ai u shpreh:&#187;Ne do t\u00eb japim mb\u00ebshtetje q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb kryetari i ardhsh\u00ebm i Kuvendit shqiptar, ja hapur i b\u00ebjm\u00eb thirrje Mickoskit q\u00eb do ta mb\u00ebshtesim pa kushte, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos kosovarizohet s\u00ebrish Parlamenti i Maqedonis\u00eb\u201d (<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/shkup-konstituohet-parlamenti-i-ri-me-kryetar-afrim-gashin\/a-69209504\">Shkup: Konstituohet parlamenti i ri me kryetar Afrim Gashin \u2013 DW \u2013 29\/05\/2024<\/a>).<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-5998\" src=\"https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.00-1-1024x768.jpeg\" alt=\"\" width=\"964\" height=\"723\" srcset=\"https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.00-1-1024x768.jpeg 1024w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.00-1-300x225.jpeg 300w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.00-1-768x576.jpeg 768w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.00-1-1536x1152.jpeg 1536w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.00-1-860x645.jpeg 860w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-01-at-20.30.00-1.jpeg 1824w\" sizes=\"auto, (max-width: 964px) 100vw, 964px\" \/><\/p>\n<p>Kur jemi te kosovarizimi q\u00eb e p\u00ebrmendi Dim\u00e7eja i \u201cLevic\u00ebs\u201d, m\u00eb duhet t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb memorjen e lexuesit th\u00ebnien e njohur n\u00eb ish Jugosllavin\u00eb socialiste: \u201cTrep\u00e7a radi, Beograd se gradi\u201d (Trep\u00e7a punon, e Beogradi nd\u00ebrtohet). Kjo, realisht, nuk ka vlejtur vet\u00ebm p\u00ebr Beogradin, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb republikat e ish Jugosllavis\u00eb. Me pasurit\u00eb natyrore t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebrtuar shum\u00eb institucione n\u00ebp\u00ebr ish Jugosllavi, e m\u00eb s\u00eb paku n\u00eb Kosov\u00eb. Pasuria e Trep\u00e7\u00ebs, me siguri ka participuar edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs Socialiste t\u00eb Maqedonis\u00eb, e q\u00eb e njejta sot \u00ebsht\u00eb godin\u00eb e parlamentit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>P\u00ebr at\u00eb, jo ata q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb RMV, por n\u00ebse sillej ndonj\u00eb shqiptar nga Repulika e Kosov\u00ebs, q\u00eb nuk ka shtet\u00ebsi t\u00eb RMV-s\u00eb, dhe zgjidhej kryetar parlamenti, do t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb, pasi do t\u00eb ishte n\u00eb hisen e vet. K\u00ebt\u00eb, do t\u00eb duhej ta kupoj\u00eb Dim\u00e7eja dhe levi\u00e7ar\u00ebt e tjer\u00eb albanofob\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkim Aliu Me 28.05.2024, n\u00eb parlamentin e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut,\u00a0u zhvillua seanca konstituive p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e rregullta parlamentare q\u00eb u zhvilluan m\u00eb 8 maj. Me 76 vota pro dhe 6 kund\u00ebr si kryetar i Parlamentit u zgjodh deputeti nga koalicioni VLEN, Afrim Gashi. Zgjedhja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5990","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5990"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5990\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5999,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5990\/revisions\/5999"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}