{"id":5613,"date":"2024-03-28T06:46:21","date_gmt":"2024-03-28T06:46:21","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=5613"},"modified":"2024-03-28T06:46:21","modified_gmt":"2024-03-28T06:46:21","slug":"bedri-beteja-per-paqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=5613","title":{"rendered":"BEDRI, BETEJA P\u00cbR PAQ\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Dr.Bashkim Aliu<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenden betejat, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe betej\u00ebn e Bedrit, njeriu mendon p\u00ebr gjak, konflikt, shkat\u00ebrrim, vrasje dhe humbje p\u00ebr qenien\u00a0 njer\u00ebzore. Kjo ndoshta edhe \u00ebsht\u00eb e kuptueshme p\u00ebr betejat, apo luft\u00ebn, si ndodhi q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ditur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se \u00e7far\u00eb pasojash sjell. Mir\u00ebpo, kur flitet p\u00ebr betejat t\u00eb cilat i kan\u00eb zhvilluar gjeneratat e para t\u00eb musliman\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti, ato breza t\u00eb cil\u00ebt i ka lavd\u00ebruar vet\u00eb i D\u00ebrguari i Allahut s.a.v.s., dhe kur flitet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb speciale, p\u00ebr betejat t\u00eb cilat i ka udh\u00ebhequr dhe n\u00eb t\u00eb cilat ka prezantuar vet\u00eb i D\u00ebrguari i Allahut, Muhamedi s.a.v.s., t\u00eb cilin Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm e d\u00ebrgoi m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr bot\u00ebrat, \u00e7\u00ebshtja dallon.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e betej\u00ebs s\u00eb Bedrit, ballafaqohemi edhe me disa karakteristika tjera, fjala vjen: kjo \u00ebsht\u00eb beteja e par\u00eb serioze dhe me jehon\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebn e zhvilluan musliman\u00ebt pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Medine, gjegj\u00ebsisht pasi u formua shteti Islam n\u00eb Medine; kjo betej\u00eb u zhvillua n\u00eb muajin e bekuar Ramazan; kjo \u00ebsht\u00eb beteja e par\u00eb, ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze u testua kohezioni shoq\u00ebror i dy pal\u00ebve t\u00eb musliman\u00ebve n\u00eb Medine: muhaxhir\u00ebve (musliman\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt emigruan nga Meka) dhe ensar\u00ebve (musliman\u00ebve vendas, banor\u00eb t\u00eb Medines), si dhe besimi e lojaliteti i musliman\u00ebve ndaj fes\u00eb dhe bindja e tyre ndaj t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut, s.a.v.s. N\u00ebse kihen parasysh k\u00ebto elemente t\u00eb cilat u p\u00ebrmend\u00ebn, dhe shum\u00eb tjera q\u00eb nuk jan\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb parashtrohet pyetja: A thua Bedri \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb betej\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb ballafaqim ushtarak, vet\u00ebm nj\u00eb konforntim dhe nj\u00eb p\u00ebrleshje e armatosur? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb gjithsesi: Jo.<\/p>\n<p>Po ashtu, duke l\u00ebvizur n\u00eb trajektoren e Islamit dhe dispozitave t\u00eb tij, si dhe n\u00eb orbit\u00ebn e burimeve islame, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos v\u00ebresh dhe t\u00eb mos kuptosh se q\u00ebllimi-nijeti n\u00eb Islam, ka r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore, sa q\u00eb edhe veprat marrin karakter tjet\u00ebr, bile edhe esenca e gj\u00ebrave tjet\u00ebrsohet n\u00eb peshoj\u00ebn e fes\u00eb, si rezultat i q\u00ebllimit-nijetit. Q\u00eb t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb qart\u00eb, do t\u00eb themi se gj\u00ebrat n\u00eb Islam vler\u00ebsohen sipas q\u00ebllimit-nijetit, me t\u00eb cilin e b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb veprim, ashtu q\u00eb n\u00ebse nuk kemi q\u00ebllim fisnik dhe t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr, ajo \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb dhe e pa vlefshme, edhe pse formalisht mund t\u00eb duket e rregullt dhe autentike. Nisur nga ky parim, parashtrojm\u00eb pyetjen se a thua q\u00ebllimi i daljes s\u00eb musliman\u00ebve n\u00eb Bed\u00ebr qe thjesht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb derdhur gjak, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrleshur ushtarakisht me armikun, apo q\u00ebllimi ishte shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se sa thjesht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje ushtarake? P\u00ebrgjigja, po ashtu \u00ebsht\u00eb: Po, q\u00ebllimi ishte shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb dhe m\u00eb sublim, se thjesht\u00eb t\u00eb p\u00ebrleshesh ushtarakisht me dik\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrgjigje, n\u00eb dilemat e ngritura, do t\u2019i mb\u00ebshtesim me shkoqitjen n\u00eb vijim t\u00eb esenc\u00ebs s\u00eb betej\u00ebs s\u00eb Bedrit:<\/p>\n<ul>\n<li>Dalja n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr ta ndalur karavanin tregtar t\u00eb Kurejshit\u00ebve, q\u00eb n\u00ebnvizohet si shkak konkret i betej\u00ebs n\u00eb Bed\u00ebr, ishte tentim p\u00ebr t\u00eb ndaluar abuzimet dhe provokimet e vazhdueshme nga ana e politeist\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt nuk i lenin musliman\u00ebt t\u00eb qet\u00eb, edhe pasi u larguan prej Meke. Por, k\u00ebsaj radhe, provokimi ishte mjaft nxit\u00ebs, k\u00ebndell\u00ebs p\u00ebr emocionet dhe shqet\u00ebsues, ngase me pronat e tyre tregtonin dhe fitonin pasuri p\u00ebr t\u00eb investuar kund\u00ebr tyre, gjegj\u00ebsisht pasurin\u00eb e konfiskuar t\u00eb musliman\u00ebve, e vun\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb zhdukjes t\u00eb tyre totale fizike, e jo vet\u00ebm politike dhe fetare. P\u00ebr at\u00eb, ishte e domosdoshme t\u00eb ndalet ky aktivitet destruktiv dhe provokativ i politesit\u00ebve kund\u00ebr musliman\u00ebve, dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, dalja p\u00ebr ta ndalur n\u00eb rrug\u00eb karavanin tregtar, nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb trajtohet si nj\u00eb tentim p\u00ebr pla\u00e7kitje, ngase njeriu \u00ebsht\u00eb larg mendjes ta pla\u00e7kit pasurin\u00eb e vet, por \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb pik\u00eb abuzimeve dhe provokimeve, si dhe p\u00ebr t\u00eb demonstruar forc\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u treguar serioz dhe t\u00eb vendosur n\u00eb luftimin e elementeve destruktive.<\/li>\n<li>Dalja e musliman\u00ebve n\u00eb Bed\u00ebr, t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb vendosur, i mposhti iluzionet dhe \u00ebndrat e estabilishmentit politeist n\u00eb Meke se do t\u00eb mund ta shfryt\u00ebzojn\u00eb, sipas tyre, struktur\u00ebn e brisht\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb musliman\u00ebve, si rezultat i dy t\u00eb pal\u00ebve: t\u00eb shp\u00ebrngulurve dhe banor\u00ebve t\u00eb vendit, dhe do t\u00eb punojn\u00eb intenzivisht n\u00eb thellimin e hendekut nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy pal\u00ebve, me metoda t\u00eb ndryshme destruktive, duke v\u00ebn\u00eb theks n\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen dhe ndezjen e dallimeve fisnore dhe zonale. S\u00eb k\u00ebndejmi, beteja e Bedrit, ku u d\u00ebshmua nga ana e musliman\u00ebve kompakt\u00ebsia dhe stabiliteti i shoq\u00ebris\u00eb medinase dhe lojalitetit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb shtetit islam, t\u00eb shp\u00ebrngulur e vendas, ndaj fes\u00eb, besimit, lidershipit dhe shtetit islam, ishte vendimtare p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb me dije politeist\u00ebve q\u00eb t\u00eb hekin dor\u00eb nga metodat perfide t\u00eb shkaktimit t\u00eb plasaritjeve brenda shtetit islam, por t\u00eb drejtohen n\u00eb binaret e q\u00ebndrimeve t\u00eb logjikshme t\u00eb akceptimit t\u00eb realitetit t\u00eb ri, p\u00ebrqafimit t\u00eb besimit t\u00eb shp\u00ebtimit dhe t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb, dhe flakjes s\u00eb besimit t\u00eb bestytnive dhe absurditetit, si dhe, n\u00ebse jo konvertimin doktrinar dhe ideologjik, s\u00eb paku t\u00eb mendojn\u00eb seriozisht p\u00ebr paq\u00eb me pal\u00ebn muslimane, ngase \u00ebndrat e tyre p\u00ebr asgj\u00ebsim t\u00eb shtetit musliman, d\u00ebshtuan qart\u00eb dhe haptas p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pas fitores n\u00eb Bed\u00ebr.<\/li>\n<\/ul>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi, beteja e Bedrit, nuk qe betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb dhe djegur, p\u00ebr t\u00eb derdhur gjak e p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar, por qe betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb paq\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme duke treguar vendosm\u00ebri, seriozitet dhe forc\u00eb n\u00eb mbrojtjen e parimeve n\u00eb t\u00eb cilat beson njeriu, dhe duke i luftuar l\u00ebvizjet dhe prirjet destruktive dhe provokative e jonjer\u00ebzore, t\u00eb atyre t\u00eb cil\u00ebt gj\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb e kan\u00eb shkeljen e nderit dhe dinjitetit t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb dioptrin\u00eb e daljes n\u00eb mejdanin e Bedrit, duhet par\u00eb edhe dalja n\u00eb mejdanet e burrave. Besimtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndruan t\u00eb pamposhtur, si magjsitar\u00ebt e penduar n\u00eb koh\u00ebn e Musait, t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndruan t\u00eb pathyesh\u00ebm n\u00eb besim, edhe p\u00ebrkund\u00ebr dhun\u00ebs s\u00eb faraonit, q\u00ebndruan q\u00eb t\u2019i m\u00ebsojn\u00eb mbrapshtan\u00ebt se me parime nuk luhet, dhe ta demaskojn\u00eb fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb atyre t\u00eb cil\u00ebve u dogj keq mposhtja e diktatorit. Beteja e Bedrit me fitoren historike t\u00eb musliman\u00ebve, \u00ebsht\u00eb garanc\u00eb se e v\u00ebrteta p\u00ebrs\u00ebri fiton, dhe lufta p\u00ebr paq\u00ebn, \u00ebsht\u00eb krenari dhe nder i njer\u00ebzve t\u00eb idealeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr.Bashkim Aliu Sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenden betejat, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe betej\u00ebn e Bedrit, njeriu mendon p\u00ebr gjak, konflikt, shkat\u00ebrrim, vrasje dhe humbje p\u00ebr qenien\u00a0 njer\u00ebzore. Kjo ndoshta edhe \u00ebsht\u00eb e kuptueshme p\u00ebr betejat, apo luft\u00ebn, si ndodhi q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ditur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se \u00e7far\u00eb pasojash sjell. Mir\u00ebpo, kur flitet p\u00ebr betejat t\u00eb cilat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5614,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5613","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5613"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5613\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5615,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5613\/revisions\/5615"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}