{"id":3831,"date":"2023-06-16T09:30:03","date_gmt":"2023-06-16T09:30:03","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=3831"},"modified":"2023-06-16T09:30:03","modified_gmt":"2023-06-16T09:30:03","slug":"veprimtaria-botuese-e-hoxhallareve-shqiptare-dhe-xhamive-te-themeluara-prej-shqiptareve-ne-zvicer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=3831","title":{"rendered":"VEPRIMTARIA BOTUESE E HOXHALLAR\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb DHE XHAMIVE T\u00cb THEMELUARA PREJ SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb ZVIC\u00cbR"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_3834\" aria-describedby=\"caption-attachment-3834\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-3834 size-medium\" src=\"https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/353038040_2575666759275563_3585681067984071700_n_edited-e1686905378298-300x226.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" srcset=\"https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/353038040_2575666759275563_3585681067984071700_n_edited-e1686905378298-300x226.jpg 300w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/353038040_2575666759275563_3585681067984071700_n_edited-e1686905378298-768x580.jpg 768w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/353038040_2575666759275563_3585681067984071700_n_edited-e1686905378298.jpg 795w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-3834\" class=\"wp-caption-text\">Bashkim Aliu<\/figcaption><\/figure>\n<p>Promovimi i librit t\u00eb imam Vehbi Ismailit, m\u00eb tep\u00ebr se sa nj\u00eb eveniment kulturor dhe promovim i veprimtaris\u00eb publicistike, paraqet d\u00ebshmi t\u00eb angazhimit dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb BIK p\u00ebr promovimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb imam\u00ebve t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare, si pjes\u00eb e pandashme e trungut intelektual fetar dhe patriotik komb\u00ebtar. P\u00ebrzgjedhja e vepr\u00ebs s\u00eb Imam Vehbi Ismailit, si nj\u00eb nga doajen\u00ebt e veprimtar\u00ebve fetar\u00eb islam\u00eb dhe komb\u00ebtar shqiptar n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, respektivisht n\u00eb SH.B.A., \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i q\u00eblluar, ngase Imam Vehbi Ismaili p\u00ebrb\u00ebn personalitetin poliedrik i cili n\u00eb rrafshin e rilindjes fetare n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare islame n\u00eb SH.B.A., nuk u fokusua vet\u00ebm n\u00eb themelimin e institucioneve fetare, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nga nevojat imediate p\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare islame, por u shtri edhe n\u00eb segmentet e tjera t\u00eb veprimtaris\u00eb fetare, kulturore, arsimore dhe komb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj m\u00ebrgate n\u00eb SH.B.A., n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare islame n\u00eb ve\u00e7anti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst duhet theksuar veprimtarin\u00eb publicistike, ku Imam Vehbi Ismaili u dallua, si me vepra autoriale, ashtu edhe me p\u00ebrkthime, e q\u00eb nj\u00eb nga veprat e tij t\u00eb sukseshme e cila ka pasur disa botime, \u00ebsht\u00eb edhe libri q\u00eb sot jemi duke e promovuar, dhe q\u00eb ka nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb drejtim t\u00eb orientimit t\u00eb estabilishmentit fetar dhe drejtues t\u00eb institucioneve fetare t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare islame n\u00eb bartjen e amanetit tek brezat e rinj t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs, pasi stili i shkrimit t\u00eb librit qart\u00eb dhe pa ekuivoke e reflekton k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ky hap \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur, n\u00eb ve\u00e7anti nga krer\u00ebt fetar\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare islame n\u00eb Per\u00ebndim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Zvic\u00ebr, pasi konsiston n\u00eb promovimin e veprave t\u00eb hoxhallar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb botuese si nj\u00eb segment i ve\u00e7ant\u00eb i angazhimit t\u00eb hoxhallar\u00ebve n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb. Gjurm\u00ebt e Imam Vehbi Ismailit n\u00eb fush\u00ebn fjal\u00ebs s\u00eb shkruar, i ndoq\u00ebn edhe hoxhallar\u00ebt e tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt veprojn\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, n\u00eb rastin ton\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt krahas angazhimit baz\u00eb n\u00eb xhami: udh\u00ebheqjes s\u00eb xhematit n\u00eb namazet ditore, ligj\u00ebrimit dhe zhvillimit t\u00eb m\u00ebsim-besimit, i kushtuan kujdes edhe fjal\u00ebs s\u00eb shkruar, si n\u00eb drejtim t\u00eb veprave autoriale, ashtu edhe atyre t\u00eb p\u00ebrkthyera. Po ashtu, institucionet fetare, gjegj\u00ebsisht xhamit\u00eb dhe KMSHZ si organizat\u00eb ombrell\u00eb e xhamive t\u00eb themeluara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Zvic\u00ebr, e cila \u00ebsht\u00eb kuror\u00ebzim i procesit q\u00eb na b\u00ebn\u00eb krenar t\u00eb gjith\u00ebve, gjegj\u00ebsisht unifikimin e dy organizatave ombrell\u00eb q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsonin xhamit\u00eb shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr, i kan\u00eb kushtuar v\u00ebmendje veprimtaris\u00eb botuese.<\/p>\n<p>Duhet n\u00ebnvizuar n\u00eb ve\u00e7anti se xhematlinj dhe xhami q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr e kan\u00eb financuar botimin e disa librave me karakter fetar n\u00eb vendlindje dhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, por jo vet\u00ebm, ngase mb\u00ebshtetje financiare \u00ebsht\u00eb ofruar edhe p\u00ebr libra t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare, monografi, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr at\u00eb, mund t\u00eb themi se mb\u00ebshtetja materiale p\u00ebr botimin e librave \u00ebsht\u00eb e konsiderueshme nga xhematlinjt\u00eb dhe xhamit\u00eb e Zvicr\u00ebs, dhe n\u00eb botime kemi tre forma si paraqitet kjo mb\u00ebshtetje:<\/p>\n<p>-Si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb pjes\u00ebrish\u00ebm bashk\u00eb me donator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jashta Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>-Si sponzor t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb botimit t\u00eb librit, q\u00eb don t\u00eb thot\u00eb se e kan\u00eb mbuluar materialisht komplet botimin. Kjo nuk n\u00ebnkupton domosdo se xhematilinjt\u00eb dhe xhamia sponzoruese paraqitet edhe si botues.<\/p>\n<p>&#8211; Botues t\u00eb librit. Xhami t\u00eb themeluara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Zvic\u00ebr kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa botime t\u00eb cilat e mbajn\u00eb sigl\u00ebn e tyre, pra ato jan\u00eb botuesi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb paraqitje q\u00eb m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi i ngjan\u00eb nj\u00eb fjale rasti p\u00ebr veprimtarin\u00eb botuese t\u00eb xhamive dhe KMSHZ-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, se sa nj\u00eb kumtese t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shkencore p\u00ebr veprimtarin\u00eb botuese t\u00eb xhamive shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr, e cila meriton t\u00eb elaborohet gj\u00ebr\u00ebsisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb telegrafike do t\u00eb p\u00ebrmendi sa p\u00ebr ilustrim, si vijon:<\/p>\n<p>&#8211; Xhamia H\u00ebna e Re Kreuzlingen ka botuar 10 libra, dhe n\u00eb k\u00ebto libra, kjo xhami, paraqitet si botues e jo vet\u00ebm si sponzor. N\u00eb mesin e autor\u00ebve librat e t\u00eb cil\u00ebve i ka botuar kjo xhami ka edhe emra t\u00eb njohur si: Taha Xhabir El Alewani, Hurshid Ahmed, etj.<\/p>\n<p>-Xhamia e Wilit ka botuar 8 libra, ku ka botime edhe n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane.<\/p>\n<p>-Qendra Shqiptare p\u00ebr Integrim, Kultur\u00eb dhe Religjion n\u00eb Lozan\u00eb ka botuar pes\u00eb libra, ku do t\u00eb mund t\u00eb theksohet botimi i fetvave t\u00eb K\u00ebshillit Evropian p\u00ebr Fetva dhe Gjurmime, si dhe t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Fikhut Islam pran\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs Islame.<\/p>\n<p>-Bashk\u00ebsia Islame Regensdorf ka botuar tre libra, dhe \u00ebsht\u00eb sponzoruese e shum\u00eb botimeve tjera.<\/p>\n<p>-Qendra Islame Shqiptare Reno \u2013Lozan\u00eb, ka botuar dy libra si sponzor.<\/p>\n<p>-Xhamia Dituria n\u00eb Gjenev\u00eb i ka 2 botime si sponzor.<\/p>\n<p>-Xhamia e Bardh\u00eb n\u00eb Aarburg i ka 2 botime.<\/p>\n<p>-Dhe xhamia e Fondacionit t\u00eb Rinis\u00eb Islame n\u00eb Cyrih e cila ka mbi 50 botime, ku p\u00ebrfshihen edhe vepra kapitale dhe autor\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00ebn islame, si: Muhamed Gazali, Abdullah Nasih Ulvan, Muhamed Muteveli Sharavi, Abdul Kerim Zejdan, etj.<\/p>\n<p>\u200bKur jemi te botimet e xhamive, m\u00eb duhet t\u00eb theksoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb botimet vijuese:<\/p>\n<p>-Nga botimet e Fondacionit t\u00eb Rinis\u00eb Islame, themelues i xhamis\u00eb s\u00eb Seebachut n\u00eb Cyrih, do ta theksoja vepr\u00ebn kapitale: Tefsirin e Ibn Kethirit n\u00eb tet\u00eb v\u00ebllime si dhe Fikhun Hanefi t\u00eb autorit Mahmud Tuhmaz n\u00eb kat\u00ebr v\u00ebllime.<\/p>\n<p>-Botimin e vepr\u00ebs kapitale t\u00eb dijetarit t\u00eb famsh\u00ebm Ebu Hamid El Gazali: Ihjau ulumiddin. Botimin e k\u00ebsaj vepre kapitale e ka sponzoruar Xhamia e Rebsteinit, megjith\u00ebse botues sh\u00ebnohet Furkan Ism- Shkup. Kjo dukuri i ka ndjekur botimet e disa xhamive n\u00eb Zvic\u00ebr. Edhe pse xhamia ka b\u00ebr\u00eb financimin e plot\u00eb t\u00eb botimit, botues figuron nj\u00eb sht\u00ebpi botuese, apo botim privat, nd\u00ebrkaq xhamia figuron vet\u00ebm si sponzor. Xhamit\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb botime do t\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebmendshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, n\u00eb ve\u00e7anti ato q\u00eb mbulojn\u00eb botimin e veprave kapitale.<\/p>\n<p>&#8211; Bashk\u00ebsia Islame Shqiptare \u201cEbu Hanife\u201d n\u00eb Grenchen t\u00eb Kantonit t\u00eb Solothurnit, n\u00eb vitin 2021 e ka botuar monografin\u00eb me titull: \u201cXhamia Ebu Hanife n\u00eb Grenhen\u201d, t\u00eb autorit Rexhep Ismaili. E theksuam k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ngase \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr historikun e xhamive t\u00eb themeluara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Zvic\u00ebr- me \u00e7ka formohet arkiv i pasur dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr studiuesit e jet\u00ebs fetare n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si dhe jet\u00ebs fetare t\u00eb komunitetit musliman shqiptar dhe xhamive t\u00eb themeluara nga m\u00ebrgata shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb ve\u00e7anti. Libri jep nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb xhamis\u00eb Ebu Hanife nga themelimi e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Flet p\u00ebr zanafill\u00ebn e k\u00ebsaj xhamie, etapat e zhvillimit t\u00eb saj, nd\u00ebrtimin dhe sfidat gjat\u00eb nd\u00ebrtimit, ecurin\u00eb e nd\u00ebrtimit, struktur\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebse, aktivitetet, hap\u00ebsirat e xhamis\u00eb, etj. Edhe xhamit\u00eb e tjera do t\u00eb duhej t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ngase n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb ne l\u00ebm\u00eb arkiv p\u00ebr xhamit\u00eb e themeluara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Zvic\u00ebr, si dhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb fetare, kulturore dhe sociale t\u00eb komunitetit musliman shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr dhe n\u00eb Per\u00ebndim. Kur jepen me qindra mij\u00eb franga, apo edhe mlijona p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb xhamie, ia vlen\u00eb q\u00eb t\u00eb jepen disa mij\u00ebra franga edhe p\u00ebr vepra t\u00eb k\u00ebtilla me vler\u00eb historike.<\/p>\n<p>-Xhamia e Flumsit ka sponzoruar librin me titull: \u201c Shqiptar\u00ebt n\u00eb rajonin e Sarganserlandit\u201d, t\u00eb autor\u00ebve Naser Ramadani dhe Vazhid Sejdiu, i cili \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb vitin 2018. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr historikun dhe jet\u00ebn e m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb regjionin e Sarganserlandit, si dhe veprimtarin\u00eb e xhamis\u00eb s\u00eb themeluar nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Flums, t\u00eb shkoll\u00ebs shqipe dhe t\u00eb shoqat\u00ebs bashkimi. Edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb meriton t\u00eb theksohet ngase ka folur gj\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebr xhamin\u00eb, shkoll\u00ebn shqipe dhe shoqat\u00ebn \u201cBashkimi\u201d. Jepen detaje p\u00ebr struktur\u00ebn e organizimit t\u00eb k\u00ebtyre tre institucioneve, aktivitetet dhe rolin e tyre p\u00ebr jet\u00ebn fetare, kulturore dhe arsimore t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Sarganserland. Libri flet edhe p\u00ebr historin\u00eb e ardhjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjion.<\/p>\n<p>.-Qendra Shqiptare p\u00ebr Integrim, Kultur\u00eb dhe Religjion n\u00eb Lozan\u00eb, ka botuar 5 tituj. Ajo q\u00eb duhet theksuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb botimi i buletinit vjetor q\u00eb i p\u00ebrfshin\u00eb aktivitetet e k\u00ebsaj qendre brenda vitit. Ky buletin paraqet nj\u00eb materje t\u00eb pasur p\u00ebr studiuesit e jet\u00ebs fetare t\u00eb komunitetit musliman shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr, pasi p\u00ebrshkruhen t\u00eb gjitha aktivitetet me infromata t\u00eb detajuara.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet n\u00ebnvizuar se t\u00eb gjitha xhamit\u00eb prezantojn\u00eb raporte t\u00eb detajuara t\u00eb aktiviteteve t\u00eb tyre para xhematit n\u00eb kuvendet vjetore q\u00eb mbahen me an\u00ebtar\u00ebt, dhe k\u00ebto raporte publikohen n\u00eb forma t\u00eb ndryshme adekuate p\u00ebr xhematin dhe xhamin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, por ajo q\u00eb e dallon Qendr\u00ebn p\u00ebr Integrim, Kultur\u00eb dhe Religjion n\u00eb Lozan\u00eb \u00ebsht\u00eb botimi kualitativ i k\u00ebtyre raporteve, t\u00eb punuara dhe t\u00eb sistemuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, si dhe t\u00eb shoq\u00ebruara me nj\u00eb parath\u00ebnie nga personalitete t\u00eb ndryshme jasht\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb xhamis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr dhe jan\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ndonj\u00eb nga aktivitetet e saj.<\/p>\n<p>\u200bHoxhallar\u00ebt: T\u00eb cil\u00ebt veprojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr kan\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar n\u00eb fush\u00ebn publicistike p\u00ebrmes veprave autoriale, p\u00ebrkthimeve dhe artikujve n\u00ebp\u00ebr gazeta, revista shkencore dhe portale t\u00eb shumta. Veprat e tyre, qofshin ato autoriale apo p\u00ebrkthime, jan\u00eb publikuar si botime t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb ndryshme botuese n\u00eb vendlindje, apo botime private t\u00eb vet\u00eb atyre si autor\u00eb apo p\u00ebrkthyes, apo nga ana e xhamive ku ata sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb Zviv\u00ebr.<\/p>\n<p>\u200bN\u00eb vazhdim, sa p\u00ebr ilustrim, do t\u00eb p\u00ebrmendim disa hoxhallar\u00eb q\u00eb kan\u00eb kontribut m\u00eb t\u00eb theksuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb:<\/p>\n<p>-Ferid Zeqiri, imam i Xhamis\u00eb s\u00eb themeluar nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Regensdorf, \u00ebsht\u00eb autor i dy librave dhe p\u00ebrkthyes i kat\u00ebr librave nga gjuha arabe.<\/p>\n<p>-Nehat Ismaili, imam n\u00eb xhamin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb Aarburg, \u00ebsht\u00eb autor i nj\u00eb vepre, dhe p\u00ebrkthyes e bashk\u00ebp\u00ebrkthyes i 30 librave nga gjuha arabe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>-Enes Koshi, teolog dhe veprimtar n\u00eb Zvic\u00ebr, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyes i tre librave nga gjuha arabe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, si dhe ka b\u00ebr\u00eb recenzimin e vepr\u00ebs kapitale Ihjau ulumid din t\u00eb imam El Gazaliut, t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>-Bekim Alimi, imam n\u00eb xhamin\u00eb e themeluar prej shqiptar\u00ebve n\u00eb Wil, \u00ebsht\u00eb autor i 6 librave dhe p\u00ebrkthyes dhe bashk\u00ebp\u00ebrkthyes i dy librave nga gjuha gjermane n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ka punuar edhe disa aplikacione digjitale.<\/p>\n<p>-Dr.Besim Nuzi, imam n\u00eb xhamin\u00eb e Langentalit, \u00ebsht\u00eb autor i 5 librave, si dhe p\u00ebrkthyes i tre librave.<\/p>\n<p>-Rejhan Neziri, imam n\u00eb xhamin\u00eb H\u00ebna e Re n\u00eb Kreuzlingen \u00ebsht\u00eb autor i 11 librave, te nj\u00ebra bashk\u00ebautor, si dhe p\u00ebrkthyes dhe bashk\u00ebp\u00ebrkthyes i dhjet\u00eb librave nga gjuha angleze, turke, boshnjake dhe gjermane n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Rejhan Neziri ka libra t\u00eb shkruara edhe n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane.<\/p>\n<figure id=\"attachment_3841\" aria-describedby=\"caption-attachment-3841\" style=\"width: 810px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-3841\" src=\"https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_20220312_163415_edited_edited-300x222.jpg\" alt=\"\" width=\"810\" height=\"600\" srcset=\"https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_20220312_163415_edited_edited-300x222.jpg 300w, https:\/\/syri.tv\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/IMG_20220312_163415_edited_edited.jpg 663w\" sizes=\"auto, (max-width: 810px) 100vw, 810px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-3841\" class=\"wp-caption-text\"><strong>-Dr.Bashkim Aliu, imam n\u00eb xhamin\u00eb e Seebachut, \u00ebsht\u00eb autor i 25 librave, si dhe p\u00ebrkthyes dhe bashk\u00ebp\u00ebrkthyes i 20 librave nga gjuha arabe dhe boshnjake.<\/strong><\/figcaption><\/figure>\n<p>-Hoxhallar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt veprojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr jan\u00eb prezent me shkrimet e tyre edhe n\u00eb gazeta dhe revista t\u00eb ndryshme n\u00eb vendlindje, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ato q\u00eb botohen nga ana e Bashk\u00ebsive islame n\u00eb vendlindje, si: Dituria Islame, Edukata Islame n\u00eb R. E Kosov\u00ebs, dhe H\u00ebna e re n\u00eb R.M. s\u00eb Veriut. Disa prej tyre kan\u00eb t\u00eb publikuar edhe punime shkencore n\u00eb revista shkencore me impakt faktor. Po ashtu, kan\u00eb shkruar edhe disa recenzione. Kjo, krahas artikujve t\u00eb karakterit t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb media elektronike dhe t\u00eb shkruara.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrmendet promovimi i librave q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb aktivitet i zakonsh\u00ebm n\u00eb xhamit\u00eb e themeluara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Zvic\u00ebr, e q\u00eb kontribuon gjithsesi edhe n\u00eb avansimin e librit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn islame n\u00eb Zvic\u00ebr dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>\u200bKOMUNITETI MUSLIMAN SHQIPTAR N\u00cb ZVIC\u00cbR (KMSHZ)<\/p>\n<p>-KMSHZ, organizata ombrell\u00eb e xhamive shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr, nuk e ka l\u00ebn\u00eb pas dore edhe veprimtarin\u00eb botuese. N\u00eb ve\u00e7anti \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb botimin e librave q\u00eb paraqesin material pune p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebsim-besimit n\u00ebp\u00ebr xhami, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb libri p\u00ebr m\u00ebsimin e shkronjave t\u00eb alfabetit t\u00eb Kur\u2019anit \u201cShkronjat arabe\u201d. Po ashtu, i ka botuar edhe titujt vijues:<\/p>\n<p>-Ekstremizmi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Islamit, i botuar n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>-Pandemia Kovid-19 n\u00eb agjend\u00ebn e organizatave islame- Unioni i Bashk\u00ebsive Islame Shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr si shembull.<\/p>\n<p>-Festimi i Mevludit sherif- Autor: Sejjid Muhamed ibn Alevi El Maliki el Hasenij. P\u00ebrkthyes Enes Koshi. Botuar n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>-Rregullat e Texhvidit p\u00ebr fillestar\u00eb- Autor: Jahja El Gauthani. P\u00ebrkthyes: Enes Koshi. Botuar n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Ekstremizmi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Islamit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ravij\u00ebzuar diskursin dhe filozofin\u00eb religjioze te imam\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr. Libri erdhi si nevoj\u00eb e koh\u00ebs, pasi midis viteve 2014-2016 u intensifikua tejmase dukuria e ikjes s\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinjve musliman\u00eb nga vendet evopiane, e n\u00eb mesin e tyre edhe nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl i t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, n\u00eb vatrat e luft\u00ebs n\u00eb Siri, Irak, e gjetiu, me pretendim se po e mb\u00ebshtesin shtetin islam. Por n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, ky lib\u00ebr erdhi edhe si obligim parimor p\u00ebr ta promovuar rrug\u00ebn autentike islame, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb argumente t\u00eb q\u00ebndrueshme, si dhe p\u00ebr t\u2019i demaskuar interpretimet e shtremb\u00ebruara t\u00eb cilat gjenerojn\u00eb fetar\u00ebsi jo kredibile dhe jo autentike, e bile edhe skandaloze me pasoja shqet\u00ebsuese p\u00ebr imaxhin e musliman\u00ebve dhe t\u00eb islamit si fe n\u00eb opinionin publik n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019iu shmangur shtresimeve dhe drejtimeve t\u00eb shremb\u00ebruara t\u00eb musliman\u00ebve shqiptar\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Zvic\u00ebr, Unioni i Imam\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb organizoj\u00eb disa seminare me t\u00eb rinjt\u00eb e xhemateve shqiptare, ku realizoi tre takime n\u00eb tri xhami, gjegj\u00ebsisht n\u00eb Xhamin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb Aarburg, n\u00eb Xhamin\u00eb e Cyrihut dhe n\u00eb xhamin\u00eb H\u00ebna e Re n\u00eb Kreuzlingen. me \u00e7\u2019rast mor\u00ebn pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i t\u00eb rinjve. Pas mbarimit me sukses t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb k\u00ebtyre seminareve, kryesia e asaj kohe e UBISHZ vendosi q\u00eb kumtesat n\u00eb fjal\u00eb t\u2019i botoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&#8230;N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr b\u00ebhet nj\u00eb hulumtim, fillimisht rreth historikut t\u00eb qasjeve ekstremiste dhe identifikimit t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt ndikojn\u00eb n\u00eb sjelljet e skajshme t\u00eb individ\u00ebve, n\u00eb rastin ton\u00eb t\u00eb ca grupeve muslimane, e q\u00eb iden\u00eb dhe veprimtarin\u00eb e ushtrojn\u00eb p\u00ebrmes formave t\u00eb dhunshme t\u00eb radikalizmit dhe ekstremizmit&#8230;Autor\u00ebt e librit p\u00ebrpiqen t\u00eb ofrojn\u00eb zgjidhje dhe pik\u00ebpamje objektive, reale, t\u00eb k\u00ebnaqshme dhe t\u00eb arsyeshme n\u00eb lidhje me at\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb zvog\u00eblimin dhe m\u00ebnjanimin e eskalimit t\u00eb ekstremizmit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e sidomos te t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb musliman\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, ku vend q\u00ebndror zen kuptimi i drejt\u00eb i teksteve fetare. P\u00ebr nj\u00eb veprim human n\u00eb parandalimin e dukurive devijante t\u00eb t\u00eb rinjve tan\u00eb, merit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb imam\u00ebt dhe kryesit\u00eb e xhamive tona, q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebt t\u00eb KMSHZ-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me pun\u00ebn dhe kontributin e tyre jan\u00eb munduar t\u2019i ruajn\u00eb vlerat burimore, tradicionale dhe kulturore t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb islame shqiptare, vlera k\u00ebto q\u00eb, assesi nuk jan\u00eb identifikuar me elemente t\u00eb dhun\u00ebs, skajshm\u00ebrive dhe t\u00eb ekstremizmit&#8230;\u201d. Libri meriton t\u00eb botohet dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb promovohet si brenda Zvicr\u00ebs ashtue dhe jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb paraqitje telegrafike do t\u00eb mund ta p\u00ebrfundonim me rekomandime vijuese:<\/p>\n<p>-Xhamit\u00eb e themeluara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Zvic\u00ebr, t\u2019i kushtojn\u00eb kujdes botimit t\u00eb monografive ku do t\u00eb flitet p\u00ebr historikun e xhamis\u00eb, zhvillimin e jet\u00ebs fetare n\u00eb komunitetin p\u00ebrkat\u00ebs si dhe aktivitetet e xhamis\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb sh\u00ebrbim i \u00e7muesh\u00ebm, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr studiuesit e jet\u00ebs fetare t\u00eb komunitetit musliman shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>-Xhamit\u00eb t\u2019i japin hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb duhur edhe botimit t\u00eb librave n\u00eb aprovimin e buxheteve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>-KMSHZ t\u2019i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe botimit t\u00eb librave, si veprave autoriale t\u00eb hoxhallar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt veprojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb ve\u00e7anti, po ashtu edhe p\u00ebrkthimeve kualitative dhe t\u00eb nevojshme p\u00ebr komunitetin musliman shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>-Riaktivizimi dhe rishikimi i p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb komisionit p\u00ebr botim, i cili do t\u00eb kishte nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb veprimtarin\u00eb publicistike t\u00eb KMSHZ-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>-Organizimi i promovimeve m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb librave, me \u00e7ka do t\u00eb promovohej edhe r\u00ebnd\u00ebsia e librit dhe veprimtaris\u00eb botuese n\u00eb komunitetin musliman shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr p\u00ebrmes aktiviteteve t\u00eb xhamive.<\/p>\n<p>-Bashk\u00ebsit\u00eb Islame n\u00eb vendlindje t\u00eb botojn\u00eb dhe t\u00eb promovojn\u00eb vepra apo p\u00ebrkthime kualitative dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb imam\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast, do ta kishin sugjeruar librin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb nevojsh\u00ebm \u201cEkstremizmi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Islamit\u201d, i cili trajton nj\u00eb problematik\u00eb aktuale dhe mjaft t\u00eb debatuar n\u00eb qarqe t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb opinionin publik.<\/p>\n<p>-T\u00eb intensifikohet bashk\u00ebpunimi p\u00ebrmes m\u00ebnyrave t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb mes institucioneve shkencore t\u00eb Bashk\u00ebsive Islame t\u00eb vendlindjes dhe KMSHZ-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e botimeve.<\/p>\n<p>P.S.<\/p>\n<p>Kumtes\u00eb e paraqitur me rastin e promovimit t\u00eb librit \u201cMuhamedi a.s., Profeti Islam\u201d, t\u00eb autorit Imam Vehbi Ismaili (Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb).<\/p>\n<p>Ky aktivitet u realizua n\u00eb ambientet e xhamis\u00eb shqiptare n\u00eb Regensdorf, , me dat\u00eb 27.05.2023, i organizuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr (KMSHZ) n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bashk\u00ebsin\u00eb Islame t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky aktivitet pati nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pasi ishte i pari i k\u00ebtij lloji q\u00eb zhvillohej n\u00eb bashk\u00ebpunim mes dy institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, gj\u00eb e cila tregon fillimin e nj\u00eb nisme t\u00eb re, t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga dy bashk\u00ebsit\u00eb fetare p\u00ebrkat\u00ebse, nga KMSHZ dhe BIK. Delegacioni i BIK-ut p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga Mr. Sabri ef. Bajgora, drejtor i Institutit p\u00ebr Hulumtime dhe Studime Islame, Ramadan Shkodra, drejtor p\u00ebr kultur\u00eb dhe veprimtari botuese, dhe Bashkim ef. Mehani, redaktor artistik n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cDituria Islame\u201d pran\u00eb BIK.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Promovimi i librit t\u00eb imam Vehbi Ismailit, m\u00eb tep\u00ebr se sa nj\u00eb eveniment kulturor dhe promovim i veprimtaris\u00eb publicistike, paraqet d\u00ebshmi t\u00eb angazhimit dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb BIK p\u00ebr promovimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb imam\u00ebve t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare, si pjes\u00eb e pandashme e trungut intelektual fetar dhe patriotik komb\u00ebtar. P\u00ebrzgjedhja e vepr\u00ebs s\u00eb Imam Vehbi Ismailit, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":3844,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3831","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-zvicer"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3831"}],"version-history":[{"count":12,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3831\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3850,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3831\/revisions\/3850"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3844"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}