{"id":3089,"date":"2023-02-28T18:44:32","date_gmt":"2023-02-28T18:44:32","guid":{"rendered":"https:\/\/syri.tv\/?p=3089"},"modified":"2023-02-28T18:44:32","modified_gmt":"2023-02-28T18:44:32","slug":"perse-shqiperia-eshte-jashte-projekt-mareveshjes-franko-gjermane-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/syri.tv\/?p=3089","title":{"rendered":"P\u00ebrse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb Projekt Mar\u00ebveshjes Franko-Gjermane  Kosov\u00eb-Serbi?"},"content":{"rendered":"<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Shqip\u00ebria si v\u00ebndi t\u00eb cilit i kan\u00eb rr\u00ebmbyer tokat q\u00eb nga Kongresi i Berlinit n\u00eb 1878 dhe u sanksionuan me ligj n\u00ebp\u00ebrmjet Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, ose si\u00e7 u quajt `Konferenca e Paqes`me pjesmarrjen e gjasht\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia, &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projekteve dhe mar\u00ebveshjeve t\u00eb BE, si p.sh. Projekt mar\u00ebveshja franko-gjermane p\u00ebr normalizimin dhe njohjen reciproke Serbi-Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Dihet fare mir\u00eb q\u00eb Franca dhe Gjermania vun\u00eb firmat dikur para 110 vitesh p\u00ebr coptimin e shtetit shqiptar t\u00eb formuar me 28 N\u00ebntor 1912, dhe dihet fare mir\u00eb q\u00eb BE mesa duket nuk e ka v\u00ebn\u00eb fare ujin n\u00eb zjarr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fak,t por se mendon n\u00ebp\u00ebrmjet gjeopolitik\u00ebs s\u00eb saj anti-sllave, vet\u00ebm ti jap\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi nj\u00eb mar\u00ebveshjeje gjysmake q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit nuk arrin as njohjen reciproke dhe aq m\u00eb pak t\u00eb drejtat e Shqip\u00ebris\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do lloj bisedimi, por edhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon. Ashtu si\u00e7 than\u00eb panelist\u00ebt e grupit punues t\u00eb Konvent\u00ebs Komb\u00ebtare p\u00ebr Bashkimin Evropian p\u00ebr Kapitullin 35, ata konkluduan n\u00eb Beograd m\u00eb 26 janar 2023 se n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes franko-gjermane nuk do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, por nj\u00eb hap i nd\u00ebrmjet\u00ebm para k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr njohjen zyrtare t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia (<a href=\"https:\/\/betabriefing.com\/news\/politics\/22256-panel-french-german-proposal-is-not-a-final-agreement%2026.01.2023\">https:\/\/betabriefing.com\/ne\u00ebs\/politics\/22256-panel-french-german-proposal-is-not-a-final-agreement 26.01.2023<\/a>).<\/p>\n<p>Kjo Projekt mar\u00ebveshje i ngjan shum\u00eb Mar\u00ebveshjes midis dy Gjermanive n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb. Sipas artikullit nga Igor Mirosavljevi\u0107 10. 02. 2023, ai pyet:<\/p>\n<p>`Sidoqoft\u00eb, a \u00ebsht\u00eb \u201cmarr\u00ebveshja e dy Gjermanive\u201d nj\u00eb model p\u00ebr propozimin franko-gjerman p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn? M\u00eb 20 janar, presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq u takua n\u00eb Beograd me \u201cpes\u00ebshen\u201d diplomatike \u2013 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesin special t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, Miroslav Laj\u00e7ak. Pas takimit, Vu\u00e7iq deklaroi se Serbia \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb pranoj\u00eb dhe t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb zbatimin e planit p\u00ebr Kosov\u00ebn, me nj\u00eb rezerv\u00eb. Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare m\u00eb 2 shkurt, Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 sugjeroi se mbi 90% e asaj q\u00eb u shfaq n\u00eb media n\u00eb lidhje me propozimin franko-gjerman ishte e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Portali i Brukselit Euroactiv, n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit, duke iu referuar burimeve t\u00eb mir\u00ebinformuara, publikoi nj\u00eb draft t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb ardhshme n\u00eb11 pika. P\u00ebrmbajtja nuk ishte mohuar publikisht as nga pala serbe dhe as nga ajo kosovare, dhe komuniteti i ekspert\u00ebve theksoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se pjes\u00eb t\u00eb draftit ishin kopjuar plot\u00ebsisht nga marr\u00ebveshja mes dy Gjermanive.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, nj\u00eb version i p\u00ebrdit\u00ebsuar i propozimit u dor\u00ebzua n\u00eb margjinat e samitit BE-Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb i BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme dhe Sigurin\u00eb, Josep Borrell tha m\u00eb pas se element\u00ebt kryesor\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, duke gjykuar nga deklaratat e disa zyrtar\u00ebve evropian\u00eb, propozimi franko-gjerman \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cpropozim europian\u201d. Edhe ky nen \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs Federale dhe Republik\u00ebs Demokratike Gjermane. Duke pasur parasysh se n\u00eb praktik\u00eb dy shtetet gjermane, edhe pas marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 1972, nuk vendos\u00ebn kurr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike n\u00eb nivel ambasadori, por p\u00ebrkundrazi, de facto i mbajt\u00ebn ato n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, mund t\u00eb pritet q\u00eb nj\u00eb model i ngjash\u00ebm t\u00eb jet\u00eb. pasuar nga Serbia dhe Kosova n\u00ebse arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb thelb, Serbia do t\u00eb njihte autonomin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb juridike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe do t\u00eb angazhohej p\u00ebr nj\u00eb kufizim t\u00eb caktuar politik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por ka m\u00ebnyra ligjore p\u00ebr t\u00eb \u201cpaketuar\u201d vendimin, nd\u00ebrsa Beogradi mbetet me q\u00ebndrimet e tij t\u00eb m\u00ebparshme\u201d, shton Igor Novakovi\u00e7 drejtor i k\u00ebrkimit. n\u00eb Fondin ISAC,.<\/p>\n<p>Pavle Kilibarda, studiues pas doktoratur\u00ebs nga Fakulteti Juridik i Universitetit t\u00eb Gjenev\u00ebs kujton gjithashtu se n\u00eb nj\u00eb aktgjykim t\u00eb korrikut 1973, Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb mori q\u00ebndrimin se Traktati Themelor i dy Gjermanive, mbi n\u00eb t\u00eb cilin bazohet propozimi aktual, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb traktat midis dy vendeve t\u00eb pavarura, por q\u00eb duke p\u00ebrdorur vet\u00ebm fiksionin juridik v\u00ebrtetoi se nuk ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin Themelor (Kushtetut\u00ebn) t\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nenet e mbetura n\u00eb propozimin franko-gjerman kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtje specifike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr komunitetin serb dhe kontekstin e s\u00eb ardhmes s\u00eb BE-s\u00eb, pes\u00eb nenet e paraqitura m\u00eb sip\u00ebr, identike me element\u00ebt e marr\u00ebveshjes midis dy Gjermanive, sigurisht q\u00eb do t\u00eb ishin shtylla kurrizore t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb mundshme nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, n\u00ebse ajo korrespondon me p\u00ebrmbajtjen aktualisht n\u00eb dispozicion dhe t\u00eb dyja pal\u00ebt bien dakord ta n\u00ebnshkruajn\u00eb at\u00eb (<a href=\"https:\/\/europeanwesternbalkans.com\/2023\/02\/10\/is-the-two-germanies-agreement-a-model-for-the-franco-german-proposal-for-serbia-and-kosovo\/\">https:\/\/european\u00ebesternbalkans.com\/2023\/02\/10\/is-the-t\u00ebo-germanies-agreement-a-model-for-the-franco-german-proposal-for-serbia-and-kosovo\/<\/a>).<\/p>\n<p>Propozimet me 11 nene jan\u00eb:<\/p>\n<p>Neni 1-Kosova dhe Serbia do t\u00eb zhvillojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale, t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn bazuar n\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Neni 2-Kosova dhe Serbia do t\u00eb udh\u00ebhiqen nga aspiratat e tyre reciproke p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Neni 3-N\u00eb p\u00ebrputhje me MSA-n\u00eb [Marr\u00ebveshjet e Stabilizim Asociimit] t\u00eb n\u00ebnshkruara nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, Kosova dhe Serbia do t\u00eb zgjidhin \u00e7do mosmarr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet asaj kohe ekskluzivisht me mjete paq\u00ebsore dhe do t\u00eb p\u00ebrmbahen nga k\u00ebrc\u00ebnimi ose p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs. Ata riafirmojn\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb tani dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb kufirit q\u00eb ekziston mes tyre dhe marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb respektojn\u00eb plot\u00ebsisht integritetin territorial t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Neni 4-Kosova dhe Serbia vazhdojn\u00eb me supozimin se asnj\u00ebra nga dy pal\u00ebt nuk mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb tjetr\u00ebn n\u00eb sfer\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe as t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Neni 5-Kosova dhe Serbia do t\u00eb promovojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie paq\u00ebsore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe do t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin rajonal n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 6-Kosova dhe Serbia vazhdojn\u00eb me respektimin reciprok t\u00eb juridiksionit t\u00eb secil\u00ebs pal\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 7-Kosova dhe Serbia deklarojn\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb rregulluar \u00e7\u00ebshtjet praktike dhe humanitare n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre. Ata do t\u00eb lidhin marr\u00ebveshje me synimin p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe promovuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Traktati dhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tyre t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb, shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb, transportit, marr\u00ebdh\u00ebnieve gjyq\u00ebsore, postave dhe telekomunikacionit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kultur\u00ebs, sportit, mjedisit, mbrojtjes dhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera. Detajet jan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb Protokollin Suplementar.<\/p>\n<p>Neni 8-Kosova dhe Serbia do t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb Misionet e P\u00ebrhershme. Ato do t\u00eb vendosen n\u00eb selin\u00eb e Qeveris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. \u00c7\u00ebshtjet praktike n\u00eb lidhje me themelimin e Misioneve do t\u00eb trajtohen ve\u00e7mas.<\/p>\n<p>Neni 9-Kosova dhe Serbia pajtohen q\u00eb ky Traktat nuk do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb traktatet dhe marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dypal\u00ebshe dhe shum\u00ebpal\u00ebshe t\u00eb lidhura tashm\u00eb prej tyre ose q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me to.<\/p>\n<p>Neni 10-Pal\u00ebt do ta krijojn\u00eb komisionin e p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb kryesuar nga BE-ja, p\u00ebr monitorimin e zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. T\u00eb dyja pal\u00ebt konfirmojn\u00eb detyrimin e tyre p\u00ebr zbatimin e t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve t\u00eb kaluara t\u00eb arritura n\u00eb bisedime, t\u00eb cilat mbeten t\u00eb vlefshme dhe detyruese.<\/p>\n<p>Neni 11-Pal\u00ebt angazhohen t\u00eb respektojn\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesin e zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>Kjo Projekt mar\u00ebveshje Frank-Gjermane nuk merr fare parasysh t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu mund t\u00eb krijonin nj\u00eb assosacion (t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb serb n\u00eb Kosov\u00eb) t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi,, por p\u00ebrpiqet mesa duket t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb cunguar ashtu si dhe Mar\u00ebveshja e Ahtisarit n\u00eb 1999 (ku mor\u00ebn pjes\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Shqip\u00ebria) n\u00eb Raportin 1244 t\u00eb OKB, ku Kosova nuk do t\u00eb quhej e pavarur por nj\u00eb lloj autonomie e avancuar.<\/p>\n<p>Aq problematike nga ana juridike ishte nd\u00ebrhyrja e NATO-s, saq\u00eb dhe vet\u00eb radikalisti Sheshel deklaroi se `ne (serb\u00ebt)\u2026. i a kemi marr\u00eb Kosov\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb se sa me Kosovar\u00ebt&#8230;`.<\/p>\n<p>U desh nd\u00ebrhyrja e SHBA t\u00eb ndikonte me energji q\u00eb me 17 shkurt 2017 Kosova t\u00eb shpallej shtet i pavarur pavar\u00ebsisht problemeve juridike t\u00eb parealizuara t\u00eb Ahtisarit, por problemet edhe sot mbeten, sepse akoma 4 shtete t\u00eb BE nuk e njohin Kosov\u00ebn dhe se Shqip\u00ebria, m\u00eb e interesuara p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi 110 vje\u00e7ar, mbetet jasht\u00eb loje.<\/p>\n<p>Pirro Prifti<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Shqip\u00ebria si v\u00ebndi t\u00eb cilit i kan\u00eb rr\u00ebmbyer tokat q\u00eb nga Kongresi i Berlinit n\u00eb 1878 dhe u sanksionuan me ligj n\u00ebp\u00ebrmjet Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, ose si\u00e7 u quajt `Konferenca e Paqes`me pjesmarrjen e gjasht\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3090,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[105],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3089","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-europa"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3089"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3089\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3091,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3089\/revisions\/3091"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3090"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/syri.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}