I zhdukur prej 5 vitesh, shqiptari gjendet i murosur në një vilë

0
263

Një skelet është gjetur i murosur në murin e një vile të shekullit të tetëmbëdhjetë.  Sipas mediave italiane dyshohet se viktima ka humbur jetën rreth 5 vite më parë dhe është shtetas shqiptar.

Policia ka gjetur edhe disa veshje të mbetura të personit dhe po hetohet nëse bëhet fjalë për shqiptarin për të cilin janë ngritur dyshimet, i cili gjithashtu është shpallur i zhdukur në të njëjtën kohë.

Dyshohet se viktima mund të jetë vrarë diku në komunën e Monzes dhe pastaj është sjellë në Senago të Milanos duke u varrosur në murin e vilës, e cila po rikonstruktohej ato kohë.