I preu flokët me dhunë nxënësit, mësuesja rrezikon burgun

0
182

Një mësuese amerikane po ballafaqohet me akuza penale pasi një video denoncuese tregon se ajo pret me forcë flokët e një studenti gjatë një ore mësimi, duke kënduar himnin kombëtar.

Margaret Gieszinger, 52 vjeç, gjithashtu ka humbur punën e sa pasi u pushua nga Shkollën e Lartë të Përgatitore Universitare në Visalia, Kaliforni, përcjell syri.net.

Prokurorët thonë se ajo ka deklaruar se nuk është fajtore ndaj gjashtë akuzave që rëndojnë mbi të, duke përfshirë mizorinë  ndaj fëmijëve, por në qoftë se shpallet fajtore do përballet me burgim deri në tre vjet e gjysmë.

Zonja Gieszinger u lirua me një garanci prej 100,000 dollarë (78,500 eurosh) të premten vonë.