I pranishëm në një vjedhje banke, Renato Mekolli tregon tmerrin që përjetoi

0
171

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ka ngjallur shumë polemika me emisionin e tij të ri në Top Channel, duke u bërë madje edhe epiqendër e një cikloni kritikash për sjellej te tij të ashpra dhe kundrejt konkurrentëve.

Kjo gjë padyshim e ka bërë atë shefin e kuzhinës më të përfolur të momentit në Shqipëri.

I ftuar së fundmi në ‘BE Coffee’ në tv Klan, shefi i kuzhinës, foli rreth emisionit të ri i cili ka thyer rekorde shikueshmërie dhe solli reagimet e ndryshme të publikut.

Gjithashtu ai tregoi dhe një ngjarje të në të cilën kishte kaluar një situatë të frikshme të cilën e kishte përjetuar disa kohë më parë në Greqi.

Është shume e frikshme, mos të të ndodhë.Kam qënë në bankë duke hedhur lekët e mia dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim në rradhë u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges.U frikësova pa tjetër se nxorrën dhe pistoletën.Në atë sekond ti nuk mendon  asnjë gjë përveç shëndetit dhe nuk e di se si do vejë.U ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ndër mend ishte të nxjerra lekët nga xhepi dhe ti fus në brekë’ ka rrrëfyer Renato.