I mituri vjedh 38 mijë euro

0
316
 Një rast i vjedhjes së rëndë që ka ndodhur më 5 tetor në Prishtinë ka marrë epilog.

Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit – person i moshës së mitur, i cili dyshohet se viktimës ia kishte vjedhur 38 mijë euro.

Pas intervistimit, i dyshuari ia kthyer viktimës 11.000 euro.

Ndërsa gjatë bastisjes i janë gjetur edhe 6.300 euro, të cilat po ashtu i janë kthyer viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, ka ndodhur në rr. “Nexhmedin Llumnica”, në kryeqytet.