I mashtronte me bileta, arrestohet

0
255

Policia ka arrestuar një të dyshuar nga Ferizaj pasi që i njëjti i ka mashtruar dy viktimat, duke ua marrë një shumë të parave, në emër të agjencisë turistike, për t’iu rezervuar bileta të udhëtimit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.