Hysaj pritet të luajë në Europa League, Ancelotti i ndryshon pozicionin në fushë

0
169

Ancelotti vazhdon të ketë besim tek Hysaj, edhe pse në shumë ndeshje ka vendosur ta lërë në stol.

Me Carlo Ancelottin mbrojtësi shkodran e ka humbur statusin e titullarit të padiskutueshëm, që e kishte fituar në dy sezone me Sarrin në drejtim.

Edhe pse u fol shumë për një largim të tij të mundshëm në merkaton e janarit, shkodrani kuqezi mbeti në organikën e Napolit.

25-vjeçari pritet të aktivizohet titullar në takimin e parë me Zyrihun në transfertë në fazën 1/16 të Europa Leagues. Por jo në rolin e tij të prefuar, si mbrojtës i djathtë, ku Ancelotti pritet t’i besojë francezit Malcuit, por në të majtë, aty ku për momentin, asnjë nuk është më i mirë se Hysaj (Mario Rui ka probleme fizike).

Elseid Hysaj është aktivizuar titullar në 16 nga 23 ndeshjet e Serisë A në këtë sezon, në dy sfida është futur në fushë si zëvendësuar.