Humb jetën në vendin e punës shqiptari nga Kosova, la pas katër fëmijë

0
263

Nje shqiptar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ngjarja ka ndodhur teksa ai punonte në Val Cavargna të provincës së Komos.

Shqiptari i identifikuar si Zyber Curri, baba i kater femijeve ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë në një gropë, duke gjetur vdekjen e menjehershme.

Policia italiane është duke hetuar per shkaqet e kesaj tragjedie ne pune, nderkohe qe prokurori i Comos ka hapur hetim për ngjarjen.

Curri la pas gruan dhe 4 femijet, nderkohe qe familja e 48 vjeçarit udhetoi në Itali gjatë periudhës së luftës në Kosovë.