Horoskopi

0
288

Dashi
Dashi
21.03-20.04

Mos nxitoni të merrni vendime sot, pa u konsultuar me familjen apo me miqtë e ngushtë. Mund të jetë ditë e shkëlqyer për një takim, i cili mund të ndikojë në përmirësimin e gjendjes suaj financiare. Mbrëmjen dedikojani pushimit dhe kini kujdes nga të ftohtit. Gjithashtu përgjigjuni në një ofertë profesionale që ka shumë gjasë t’ju bëhet nga eprori.

Demi
Demi
21.04-20.05

Do ta keni një ditë të favorshme për t’ju përkushtuar tërësisht vetes. Relaksojeni trurin duke dëgjuar muzikë, apo duke shëtitur. Bëhuni më të shpejtë në raste kur i duheni dikujt edhe atë duke e befasuar me ndonjë çokollatë, gotë verë apo edhe një darkë të këndshme. Kjo ditë mund t’ju sjellë të papritura në vendin tuaj të punës. Jini syçelë dhe kini kujdes të shtuar.

Binjakët
Binjakët
21.05-20.06

E ardhmja është në duart tuaja. Duhet të jeni stabil dhe të vendosni se çfarë doni. Dita e sotme është e qëlluar për të marrë vendim për një plan madhor. Bëjeni këtë pa u hamendur, sepse nuk do t’ju bjerë aspak keq. Komunikimi ballë për ballë me partnerin, është çelësi i zgjidhjeve të problemeve në çift. Në mbrëmje mundohuni të kaloni më tepër kohë me shoqërinë tuaj.

Gaforrja
Gaforrja
21.06-20.07

Merrini shtruar gjërat që po ndodhin përreth jush. Në fillim të ditës parashikohet një tension dhe vështirësi në lidhjen me partnerin. Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm, ngase pasojat nuk i bart askush tjetër pos jush. Megjithatë, mos u brengosni, sepse në fund gjërat do të përmirësohen. Një pjesëtar i familjes do t’ju kërkojë të ndani kohë për ta dëgjuar dhe për ta këshilluar rreth disa gjërave.

Luani
Luani
21.07-20.08

Do ta keni një mundësi të mirë për të shkëlqyer në punë. Kjo ditë do t’ju sjell lajme të mira lidhur me një përgjigje që jeni duke e pritur. Festoni në mbrëmje me partnerin dhe miqtë tuaj të ngushtë që ju mbështesin vazhdimisht. Mos u bëni përtac, por përfundoni punët e lëna në gjysmë. Vetëm ashtu do të keni sukses në projektet që prisni t’i filloni.

Virgjëresha
Virgjëresha
21.08-20.09

Sot nuk ka asnjë mundësi që të ndiheni të mërzitur. Takimi me një person që nuk e keni parë shumë kohë, do t’ju sjellë freski dhe vullnet. Fillimi i ditës do të jetë i ngarkuar sa i përket punës. Bëhuni korrekt me njerëzit dhe evitojini thashethemet. Kujdes nga shpenzimet e tepërta. Mbrëmja është një mundësi e mirë për t’iu përkushtuar familjes.

Peshorja
Peshorja
21.09-20.10

Sot ka mundësi që gjërat të mos ju ecin për së mbari. Një rishikim i gjendjes suaj financiare mund t’jua rregullojë gjendjen tuaj shpirtërore. Mos humbisni kohë duke menduar për të tjerët. Por dita e sotme mund t’ju sjellë shumë risi në sferën e dashurisë. Personi i dashur do t’jua bëjë më të lehtë t’i largoni streset dhe tensionin. Kujdes me ushqimet, sepse mund t’i shkaktojnë dëme shëndetit tuaj.

Akrepi
Akrepi
21.10-20.11

Mos u ndikoni nga gjykimi i të tjerëve dhe lejoni punëdhënësit që t’ju ndihmojë me këshilla që të mos ju dështojnë planet. Fillimi i ditës është një mundësi shumë e mirë për t’u shpërblyer për punën që e keni bërë deri tash. Tregohuni të matur me partnerin – mund të fitoni në punë, por të humbni në dashuri. Një darkë apo një shëtitje me të do t’i kthejë gjërat ashtu siç kanë qenë më parë.

Shigjetari
Shigjetari
21.11-20.12

Jepni prioritet intuitës suaj. Ju do të jeni në gjendje për të fituar më shumë, nëse dini ta shfrytëzoni mirë kohën. Është një ditë e favorshme për të filluar me fitimet e reja. Në fund të ditës së ardhshme përgjigjuni ftesave për argëtim. Ato do të jenë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për t’u larguar nga angazhimet e punës. Kaloni më shumë kohë edhe me partnerin.

Bricjapi
Bricjapi
21.12-20.01

Yjet po shkëlqejnë për ju. Gjithçka që keni vendosur ta bëni, do ta arrini. Dita e sotme ju pret me shumë befasi dhe mundësi për t’u argëtuar si kurrë më parë. Dita do të nisë me oferta për të cilat ju as që keni menduar se mund t’ju bëhen. Kini kujdes gjatë përzgjedhjes së tyre. Lejojini të tjerët t’ju këshillojnë, por vendimet merrini me kokën tuaj.

Ujori
Ujori
21.01-20.02

Sa më shumë që i ikni një takimi aq më të paqartë do ta bëni lidhjen tuaj. Është koha për ta definuar statusin prandaj shfrytëzojeni ditën dhe lejojini miqtë t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Mos e fajësoni vetëm veten nëse gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç keni pritur. Mund të bëni plane që të udhëtoni në vendin që keni planifikuar ta vizitoni më herët. Ky udhëtim do të jetë një mundësi e mirë për të përfituar edhe në gjëra të tjera.

Peshqit
Peshqit
21.02-20.03

Keqkuptimet mes pjesëtareve të familjes mund të shkaktojnë stres për ju. Mos jini shumë paragjykues dhe mundohuni ta përdorni diplomacinë për të shpëtuar nga ndonjë situatë e padëshiruar familjare. Shqetësimet do t’i harroni falë angazhimeve më të mëdha në punë. Një projekt fitimprurës do t’jua hapë rrugën e sukseseve për të cilat keni pritur një kohë të gjatë.