Horoskopi ditor për diten e hene – 27. nentor 2017

0
310

DASHI21. mars – 20. prill
Sot nuk do jeni aspak te gatshëm te hapni rruge ju te dashuruarit dhe ne shume momente do keni debate me partnerin. Po vazhduat me kokëfortësi nuk keni për te ecur gjate bashkërisht. Beqaret do kenë takime shume te këndshme te cilat do ua ndryshojnë jetën shume shpejt. Ndonjëherë gjerat e paprogramuara janë me te bukurat. Financat nuk do jene aspak problematike kështu qe mund te jeni te qete.

DEMI21. prill – 21. maj
Dite shume e bukur ka për te qene kjo e sotmja për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Me partnerin do kuptoheni drejt dhe marrëdhënia me te do ketë përmirësime. Beqaret gjithashtu do kenë një dite pozitive dhe do përjetojnë emocionet e shume ëndërruara. Financat do jene prioritet absolut. Ju nuk do i lini asnjë moment pas dore ato dhe gjendja do jete e jashtëzakonshme.

BINJAKET22. maj – 21. qershor
Për te dashuruarit do jete një dite shume e qete dhe pa asnjë problem. Do jeni gjithë kohës te logjikshëm dhe do mendoni edhe për tjetrin. Beqaret as nuk do mendojnë ta ndryshojnë statusin e tyre kështu qe nuk do bëjnë as përpjekje. Gjithsesi pranë miqve dhe te afërmve ata do kalojnë momente te këndshme. Ne planin financiar mund te ketë tronditje te vogla, po nuk u treguat te logjikshëm.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Te dashuruarit do jene sharmante dhe me humor shume te mire. Ata do bëjnë te pamundurën qe marrëdhënia ne çift te jete sa me e begate dhe sa me emocionuese. Beqaret do ndikohen pozitivisht nga yjet dhe do nisin një jete te re shume me te bukur nga ajo qe kane. Buxhetin duhet thjesht ta menaxhoni me më shume përkujdes dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhe.

LUANI23. korrik – 22. gusht
Te dashuruarit nuk duhet te tregohen as te paduruar e as shume ëndërrimtare sepse jeta nuk është përrallë ku mund te realizohen te gjitha. Te gjithë kane vështirësi dhe lum ata qe i zgjidhin sa me shpejt ato. Beqaret do realizojnë takimet me te bukura te jetës se tyre dhe gjithçka për ta do ndryshoje si me magji. Ne planin financiar çdo gjë do ece si duhet dhe atmosfera do jete e qete.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Do kaloni shume momente pasionante sot ju te dashuruarit dhe do ndiheni vërtet mire pranë atij qe dashuroni. Shpesh nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Edhe beqareve do ju buzëqeshë fati dhe drejtimi i jetës do ju ndryshoje për mire. Financat do jene te paqëndrueshme dhe po nuk bëtë kujdes mund te futeni ne probleme akoma me te mëdha. Mos hidhni asnjë hap pa u bindur plotësisht.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Dite e mbushur me mosmarrëveshje te mëdha ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e ngrini zërin te dy palët dhe do ja hidhni fajin gjithmonë tjetrit. Beqaret as nuk do e kenë mendjen tek dashuria prandaj nuk pritet asgjë e rëndësishme për ta. Ne planin financiar bëni çdo përpjekje për te përmirësuar situatën sepse edhe sikur te mos ja dilni te paktën do jeni te qete ne ndërgjegje se keni tentuar diçka.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Për te dashuruarit do jete dita e përshtatshme për te forcuar lidhjen e për te zgjidhur disa mosmarrëveshje. Do jeni te parrezistueshem sot ju beqaret dhe nga ana tjetër te pandalshëm për te bere propozime. Gjithçka ka për te qene ndryshe gjate kësaj dite. Ne planin financiar po nuk bëtë kujdes dhe po nuk menduat aspak për te ardhmen do keni probleme te njëpasnjëshme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Fale ndikimit pozitiv te Uranit jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme dhe nuk do ketë aspak debate. Mes jush dhe atij qe keni ne krah do mbizotërojë harmonia. Beqaret do ndihen shume te kënaqur edhe ashtu si janë prandaj nuk do kenë asnjë dëshirë për te bere ndryshime. Financat do jene te mira, por nëse bëni edhe pak përpjekje ne pune ato do përmirësohen me tepër.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Mos lejoni për asnjë arsye rutinën t’iu pushtoje sepse ajo do ua beje ditën me te vështirë e me te mërzitshme. Mundohuni te jeni sa me te hapur me partnerin dhe te provoni gjera te reja. Beqaret do e kenë te vështirë ta tërheqin pas vetes atë qe do pëlqejnë, por kjo nuk duhet t’i mërzitë aspak. Perspektivat ne planin financiar janë goxha te mira, madje do mund te jepni edhe para hua.

UJORI21. janar – 19. shkurt
Sot ne vend qe t’i afroheni do i largoheni partnerit tuaj dhe marrëdhënia me te do lere për te dëshiruar. Po u thellua edhe me shume hendeku dijeni se keni për te arritur ne ndarje. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Financat do dini si t’i organizoni me se mire dhe situata do jete goxha e qëndrueshme dhe e mire.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni me te qete e me te lumtur se me pare. Beqaret do kenë një dite vërtet te veçante. Ata do marrin disa propozime publike qe do i bëjnë te gjithë t’i kenë zili. Edhe sikur te duan do e kenë te pamundur te mos i pranojnë propozimet. Sektori i financave do jete disi i ndërlikuar kështu qe bëni sa me shume kujdes.