Hit i këngës «Luje Xhane» nga këngetari Stiven Hasanaj

0
361

Stiven Hasanaj edhe pse është i ri në tregun muzikor, ai është tani shumë i kërkuar nga gjitha moshat dhe nga shumë fansa të tij.

Këngëtari Pejan Stiven Hasanaj i cili jeton dhe vepron në Zvicër, sjell në treg videoklipn e tij më i ri me titull » Luje Xhan » .

Hasanaj për portalin tonë ka bërë të ditur se tekstin e kësaj kënge e ka bërë Valmir Delija ndërsa muzikën e ka bërë Max King dhe Nermin Berisha .

Videoklipi është realizuar në Budvë të Malit të Zi nga Time Pictures Adriatik Asllani. dhe sa po është publikuar këto ditë në tregun muzikor.

Ai po ashtu ka theksuar se së shpejti do ta sjell edhe videoklipe të tjera para publikut të vetë .

Të kujtojmë se Stiven Hasanaj thyer rekorde të shikueshmërisë me Hitet e tij, portali i www.Syri.tv Stiven Hasanajt i uron suksese më tutje, po ashtu që edhe kënga «Luje Xhan » të pëlqehet nga fansat e tij dhe nga publiku dhe të jetë një Hits veror.

Linkun i një sekuence në Youtube:  Stiven Hasanaj – Luje Xhane – YouTube

Punoi: Arben Mehmeti