Historia flet nëse dimë ta shkruajmë

0
362

Në konfliktet e mëdha shoqërore e historike të kohës, shkrimtarët, shkencëtarët e artistët nuk rrinë duarkryq; por vehen në ballë të popullit dhe prijnë në shumë beteja njëherësh. Në betejat e mëdha s´hyhet pa ide të mëdha! Përrojet e kthjellta janë fuqia që kthjellin lumin. E tillë duhet të jetë edhe studiuesja, historiania dhe shkrimtarja, Prof. as dr . Elena Kocaqi.

Libri i Prof. as. dr. Elena Kocaqit „Lufta e Trojës – Luftë Pellazgo-Ilire“, që u botua para sa ditëve në Tiranë shënon kthesë në historinë tonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Libri i studiuses dhe historianes së shquar shqiptare, Prof. as. dr. Elena Kocaqit, njohëses së thellë të qytetërimt antik vjen në një kohë trazirash historike midis Modelit Arian dhe midis Modelit Antik të prejardhjes së shqiptarëve nga Pellazgo- ilirët. Prof. as. dr. Elena Kocaqi në librin „Lufta e Trojës – Luftë Pellazgo Ilire“ në mynyrë të argumentuar dhe me fakte, ndriçon përfundimisht të vërtetën për Luftën e Trojës dhe për të vërtetën për atë luftë. Ky libër i Prof. as. dr. Elena Kocaqi, është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme të shpjegimit, duke dhënë fakte të pamohueshme, se Lufta e Trojës ishte luftë e vërtetë, luftë që ka ndodhur. Ndriçimi i Luftës së Trojës sipas studiuses, shkrimtares dhe historianes Prof. as. dr. Elena Kocaqit është shumë i rëndësishëm për identitetin e lashtësisë sonë. Në këtë kryevepër të historisë për Luftën e Trojës, për herë të parë në mynyrë të studiuar e shkencore shpalohet Identitetin Shqiptar i Pellazgo Ilirëve.

Lufta e Trojës u zhvillua ( në fund të epokës së brozit ), ajo luftë zgjati plotë 30 vjet. Sipas dëshmitarit që mori pjesë në Luftën e Trojës, Darit të Frigjisë, në atë luftë gjithsejt u vranë 1 milion e 5 qindmijë njerëz dhe me miliona u plagosen. Lufta e Trojës qe, Lufta e parë botërore në tërë Atikitetin. Në Luftën e Trojës nga luftëtarët trojanët u vranë mbi 6 qind mijë njerëz, ndërsa nga luftëtarë e akejve u vranë mi 8 qindmijë veta, dhe u plagosën me miliona. Në Luftën e Trojës në luftë u përfshinë mbi 20 popuj popuj nga 3 kontinente; Evropa, Azia dhe Afrika. Në Luftën e Trojës u emigruan me miliona njerëz dhe u zhvendosën nga vendet e tyre popuj të tërë. Dinastia Akeje, sipas Historianes Elena Kocaqi, ishte një dinasti Frigase, pra Ilire dhe populli i saj ishte Pellazg dhe Ilir. Dinastia Trojane ishte një dinasti Dardane, pra me prejardhje Ilire dhe popullsia e saj përbëhej nga fiset Iliro-Trake si Dardan, Frigas, Myzë, Kaon, por edhe nga Pellazgët, Lelegët, Karianët etj.

 

Poupullaritei i librit „Lufta e Trojës – Luftë Pellazgo Ilire“ të Prof. as. dr. Elena Kocaqit, qëndron në përmbajtjen shkencore të veprës, në dëshmitë e pamohuara të brendisë së vërtetësisë për atë ngjarje, si dhe për gjuhën e zgjedhur dhe mesazhin e librit për të gjithë historianët e sotëm dhe të ardhshëm për Luftën e Trojës e më gjerë. Prandaj, përdorimi i termit Grek nga historianët e mëvonshëm për Akejtë, Danajtë, Pellazgët është një përdorim anti-shkencor, jo i saktë, e i manipuluar. Në Luftën e Trojës nuk ka emërtim Grek apo Helen për fiset Akeje. Aty Akejtë janë me prejardhjes Pellazge dhe Ilire dhe veten e quajnë me emrat Akej, Danaj, Argej, Pellazg por jo Grek dhe Helen. Termi Grek del shumë më vonë, qindra vjet pas luftës së Trojës dhe përmendet tek Herodoti si një fis Epirot (në Shqipërinë e Jugut) që lidhet me Dodonën Pellazge.