Hiqet figura e Hitlerit nga muzeu, arsyeja është për t’u zemëruar

0
337

Figura prej dyllit e liderit nazist, Adolf Hitler, në madhësi natyrale është larguar nga muzeu i Indonezisë në qytetin Yogyakarta, pasi që një numër i madh i vizitorëve duke qeshur kanë bërë selfie, gjë e cila shkaktoi zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Fotografitë e ngarkuara në rrjetet shoqërore paraqesin njerëzit duke pozuar pranë figurës së liderit nazist, të vendosur para fotografisë së kampit në Aushvitz.

Po ashtu ka pasur edhe fotografi ku të rinjtë e veshur në uniforma me ngjyrë portokalli kanë bërë përshëndetje naziste.

Fotografitë nëpër vende të papërshtatshme janë bërë problematikë e shumë institucioneve. Muaj më parë, në incidentin që ndodhi në Londër, ku një ndërtesë me emrin Grenfell u dogj e tëra, shumë persona bënin selfie para ndërtesës që kishte marrë jetën e shumë njerëzve.