Hipertensioni arterial: Si ta kontrolloni?

0
243

Disa udhëzime të shkurtra si të jeni në gjendje që të kontrolloni hipertensionin tuaj arterial.

Nëse interesoheni të dini se a mund të rregulloni tensionin e gjakut pa marrë ilaçe, përgjigja është tepër optimiste. Sipas specialistëve, në disa raste tensioni i lartë i gjakut, d.m.th. hipertensioni jo shumë i lartë mund të përballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor.

Të njëjtat udhëzime vlejnë edhe për rastet e hipertensionit të mesëm dhe atij shumë të lartë, por gjithmonë në kombinim me terapitë-mjekësore për të pasur rezultat më të mirë.

Simptomat

Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla sikurse:

* Dhimbje koke
* Marramendje
* Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
* Pagjumësi
* Urinim i shpeshtë
* Etje e madhe
* Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.

Rreziqet

*40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale
*16% e tyre rrezikojnë të pësojnë infarkte në zemër
* Sëmundja kërcënon organe të trupit sikurse veshkat, etj.
* 80% e të sëmurëve me hipertension nuk i nënshtrohen udhëzimeve për përmirësimin e tensionin te tyre, fakt që kushtëzohet nga mungesa e përditshme e ilaçeve, kostoja e lartë e tyre, frika nga reaksione të mundshme të terapisë me ilaçe (rënie e shpejtë e tensionit, kollë etj.) si dhe nga mungesa e komunikimit dhe besimit tek i sëmuri dhe mjeku.
* 95% e rasteve me hipertension nuk i dedikohen ndonjë sëmundje tjetër (p.sh. çrregullime nervore, probleme hormonale).