Hazard i përgjigjet Courtois: Nënshkruaj i pari kontratën e re, unë e bëjë pas teje

0
264

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me Blutë, por vetëm nëse portieri Thibaut Courtois e bën atë i pari.

Dy nga lojtarët kryesorë të Chelseat, Hazard dhe Courtois janë lakuar si emra të mundshëm për largim nga Stamford Bridge gjatë këtij viti.

Të dy yjet e skuadrës janë lidhur me një kalim të tyrin në Santiago Bernabeu te Real Madridi, pasi pëlqehen në masë të madhe nga drejtuesit e klubit.

Thashethemet për largimin e tyre janë krijuar edhe shkaku i mos-nënshkrimit të kontratave të reja nga klubi, edhe pse lojtarët nuk janë në vitin e fundit.

Courtois javën e kaluar deklaroi se ishte e rëndësishme për Chelsean që t’i sigurojë Hazardit një kontratë të re – dhe t’i rezistonte të gjitha ofertave për belgun.

Por, nuk vonoi shumë dhe Hazard iu përgjigj komenteve të bashkëlojtarit dhe bashkëvendësit të tij, Courtois, në mediat franceze.

“Unë do t’ju përgjigjem po ashtu si Thibaut”, ka thënë fillimisht Hazard për RTL.