Haxhiu ‘godet’ Kusari-Lilën: Ti vetëm di të flasësh por…

0
279

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, në seancën e sotme parlamentare ku është shqyrtuar Raporti vjetor i Auditorit për vitin 2016, është ndalur në raportin për Gjakovën.

E ajo tha se këtë po e bënë ngase dje deputetja Mimoza Kusari-Lila doli në foltore dhe foli me pompozitet për të arriturat e saj në drejtimin e kësaj Komune, raporton Periskopi.

“Ajo vetëm di të flasë dhe asnjëherë nuk ka punë efektive”, ka thënë Haxhiu.Ajo ka lexuar konkluzionet mbi qeverisjen ku një nga vërejtjet për qeverisjen në Gjakovë ka qenë Zbatimi i dobët i rekomandimeve.

“Pra vetëm 4 nga 18 rekomandimet e auditorit të përgjithshëm janë marrë parasysh nga qeverisja e Kusari Lilës, e shumë e shumë dobësive të tjera që i ka paraqitur auditori në raport”, tha ajo.

Haxhiu ka folur edhe për pyetsorin e vetëvlerëismit. E këtë, tha se Kusari-Lila din ta bëjë më së miri, raporton Periskopi.

“Aty ajo ka punu me ta vlerësu vetën me notë maksimale e këtë e thekson në veccanti ky raport. “Komuna nuk ishte vetkretike dhe mjaft objektive në vetvlerësim. Në lidhje me planifikimin dhe zbatimin e proikurimit janë identivikuar shumë mangësi ndërsa përgjigjja në vetvlerësim ishte me notë të lartë” Kjo i bie që ia ka qit vetit notën 10”, u shpreh deputetja Haxhiu. /Periskopi/