“Havera” e Diona Fonës apo Sinan Vllasaliut? (VIDEO)

0
197

Shpesh herë kemi rastisur në tituj të njëjtë të këngëve mes artistëve shqiptar, njofton Klan Kosova.

Një gjë e tillë ndodhi sërish, por kësaj radhe ka një laramani mes zhanrit. Bëhet fjalë për Sinan Vllasaliun dhe Diona Fonën.

Diona, debutoi me projektin “Havera” në muajin maj të këtij viti, këngë kjo e cila ka arritur të mbledhë afër dy milionë klikime në youtube. Muzika u punua nga RedBox Entertainmet ndërkaq teksti u shkrua nga Gjiko.

Me këtë titull, u prezantua Sinan Vllasaliu për festat e fundvitit. Kënga u publikua në youtube dhe ka nisur të klikohet që tani.

Muzikën e punoi Nurteel dhe Bekim Hallaqi ndërsa tekstin e shkroi Ghulo.

Rastësi apo huazim?