Hashim fol, kush e vrau Xhemën???

0
309

Më 23 nëntor të vitit 2000 u vra Xhemail Mustafa. Vrasja e Xhemail Mustafës është nga më tronditëset, sepse, ishte bashkëpunëtori me i afërt i Presidentit Historik Ibrahim Rugova dhe zëdhënësi më besnik i idealeve rugoviane, prandaj, vrasja e Xhemës ka qenë e dyfishtë, sepse ia ka dobësuar krahun personalisht Presidentit Rugova. Njeriu i dijës, i cili ishte edhe gazetar, politikan, publicist, shkrimtar  dhe këshilltar politik i Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

U vra mizorisht  në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan. Vrasja e tij tronditi Kosovën e pas luftës dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë, sigurisht se vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë. Ditën e varrimit para mijëra të pranishmëve, zyrtarë të lartë të Kosovës, parlamentit dhe të partisë por edhe të UNMIK-ut lexuan telegrame dhe jetëshkrime mbi veprimtarinë e bujshme politike të tij.

Ata u zotuan se nuk do të shkon larg dita kur para drejtësisë do të gjenden ata që ngrehën gishtin e krimit dhe e bënë këtë vrasje mizore. Mirëpo, me sa u pa, që nga ajo kohë e gjer më sot premtimet mbetën boshe dhe dhimbja për Xhemën i mbeti Familjes dhe farefisit. Ishte koha e qeverisë së Hashim Thaçit, gjatë së cilës janë vrarë 456 persona.