HASAN MALA DHE SHAHIN AJDINI VEPRIMTARË TË HERSHËM TË LËVIZJES ILEGALE SHQIPTARE NË EUROPË

0
756

Adem Demaçi, Shahin Ajdini dhe Hasan Mala gjatë një takimi në banesën e Shahinit në qytezën Eglë të Zvicrës.
Hasan Mala, vëllai i dëshmorit Rexhep Mala njëri ndër organizatorët kryesorë tē demostratave në Europë, por dhe ato të 1 dhe 2 prillit 1981 në Kosovë.
Shahin Ajdini (në mes) krahu i djathtë i Hasan Malës, veprimtarë i orëve të para të ilegales shqiptare me origjinë nga Lugina e Preshevës, njëkohësisht dhe tërë familja e tij e inkuadruar në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Kjo familje e kishte vazhduar traditën patriotike të gjyshit të tyre të Mulla Nurë Maxheres, i cili ishte bashkëveprimtarë i ALiI Aliut, Ramadan Hoxhës dhe Kadri Halimit. Falē punës dhe veprimtarisë së tyre erdhi edhe formimi i UÇK-së dhe lufta e fundit për lirinë dhe pavarësinē e Kosovës.
Shahin Ajdini pas një aksidenti tragjik në Eglë në vitin 2008 kishte ndërruar jetë. Ndërsa, Hasan Mala jeton ende në Zvicër pa trumbetuar shumë se çkishte bërë për Atdheun dhe sa kishte punuar për lirinë e saj. Shumë patriotë të mirëfilltë nuk kanë dal nëpër gazeta dhe televizionj për t’u krekosur me kontributin e tyre, por koha dal nga dal do ti nxjerrë në pah një nga një ata të vërtetit. F.R