Harta të Kosovës në kompjuterin e Bin Laden. Publikohen materialet e kreut të Al-Qaedas

0
229

Gazeta serbe “Politika” raporton mbi një fakt që lidhet me materialet e gjetura nga shërbimet amerikane në kompjuterin personal të liderit të Al- Qaedas, Osama Bin Laden. Sipas kësaj gazete, Bin Laden kishte një fotografi të kishës së Mitrovicës dhe një hartë të qytetit.

Nga 470,000 dosje online që u publikuan së fundmi, ekziston edhe një baner që lexon Kosova Xhihad, një hartë e Kosovës e periudhës Osmane që tregon Prishtinën dhe Vuçiternën.
Lajmi është rimarrë edhe nga agjencia ruse Sputnik, duke i dhënë atij një konotacion pezhorativ për Kosovën që paraqitet këtu si territor I luftërave fetare.

Në fakt, në nisje të konfliktit të vitit 1999 përfaqësuesit e UÇK u akuzuan për lidhje me doktrinat marksiste dhe teza e islamit doli vonë. Përpjekja serbe për të imponuar një ndarje në Ballkan vijon këtu me mënyra të reja edhe pse aspekti fetar në lëvizjen nacionaliste shqiptare ka qenë përherë i dorës së dytë.