Grushte në kokë fëmijëve, arrestohen 3 edukatore të një kopshti

0
219

Tre edukatore dhe përgjegjësja e një kopshti në Itali kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohen se ushtronin dhunë ndaj fëmijëve.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën e Castelli Romani, pranë Romës, shkruan ‘Ansa’. Siç raportohet nga mediat italiane, arrestimi i personelit të këtij kopshti u bë pas provave të siguruara përmes përgjimeve ambientale apo dhe pamjeve filmike, ku shiheshin se ato godisnin në kokë dhe fyenin fëmijët.Mësohet se 3 edukatoret dhe përgjegjësja e shkollës, të moshave 55-65 vjeç, tashmë qëndrojnë në arrest shtëpiak, ndërkohë që hetimet vijojnë.