Gruaja nga Gjermania pastron spitalin e Prizrenit

0
324

Një grua që ishte mysafire nga Gjermania, ka mbetur e shokuar nga papastërtia në spitalin e Prizrenit.

Ajo ka qenë në një vizitë tek një i afërm i saj, por papastërtia i ka penguar shumë, raporton ‘Klan Kosova’.

Ajo u angazhua vetë në mirëmbajtjen e dhomës ku ishte i shtrirë një familjar i saj, e dëshiron të nisë një iniciativë lidhur me këtë çështje, përcjell albinfo.ch.

“Më ka penguar papastërtia dhe kam dashur që të marr një iniciativë për të pastruar spitalin”, ka thënë gruaja nga Gjermania.

Edhe zyrtarët e këtij spitali kanë përkrahur iniciativën e saj, derisa edhe pacientët kanë mirëpritur këtë iniciativë, edhe pse nuk janë ankuar shumë në papastërti.