Greqi, era e fortë pezullon transportin detar

0
277

Erërat e forta me shpejtësi 8-9 ballë sipas shkallës Bofort kanë shkaktuar pezullimin e transportit detar në shumë porte të Greqisë.

Autoritetet portuale në Gjirin e Argo-Saronicut pezulluan lundrimin e shumë anijeve, ndërkohë që linja Pahi Megaron-Faneromeni Samalimas është e mbyllur.

Në Rafina, lundrojnë vetëm anijet e kompanisë ‘’Marmari line’’, ndërkohë që shërbimi I trasportit detar nga Lavrio është pezulluar.

Në very të vendit, linja Kavala-Prinos është pezulluar, ndërsa ato mes Keramotit dhe  Thasosit funksionojnë.

Autoritetet këshillojnë pasagjerët që të kontaktojnë autoritetet portuale në rast të nevojës për të udhëtuar.