Grabitje me armë në Dardani, një i arrestuar

0
194

Disa persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Prej tyre njëri ka përfunduar në prangat e policisë pasi është zënë në flagrancë.

Lajmin  për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxh

“Sonte rreth ore 17: 30 kemi pranuar informatën për një grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999)”, ka thënë Hoxha.