Golden State e mund Clevelandin në ripërsëritjen e finales (Video)

0
275

Golden State Warriors ka shënuar fitore ndaj finalistit të vitit të kaluar, Cleveland Cavaliers me rezultat 92-99.

Ishte kjo një ndeshje e ngushtë nga fillimi i takimit, ky të dyja skuadrat kishin aplikuar mbrojtje të forta.

Golden State arriti që në çerekun e tretë të realizojë epërsinë më të thellë në nëntë pikë, falë një mbrojtje të fortë.

Më i miri në këtë takim ishte Kevin Durant me 25 pikë në këtë duel, pasuar nga Draymond Green me 12 pikë, 12 kërcime e 11 asistime dhe me 24 pikë nga Klay Thompson.

KD Blocks LeBron!

Kevin Durant with the CLUTCH BLOCK on LeBron James. CLAPS HIS OWN DEFENSE!

Posted by Basketball Forever on Montag, 25. Dezember 2017

Te Cavs nuk pati mbrëmjen më të mirë LeBron James, i cili realizoi 20 pikë, kurse më i miri te Cavs ishte Kevin Love me 31 pikë e 18 kërcime.

Pas këtyre ndeshjeve Cavs mbeten në vendin e tretë me 24 fitore e 10 humbje, duke qenë tri fitore larg vendit të parë Bostonit.

Bostoni e pret Washingtonin në ndeshjen tjetër të mbrëmjes.