‘Godet’ Robert Aliaj: Ndjej neveri për ‘tallavaistet’ si Albërie Hadërgjonaj

0
278

Artisti Robert Aliaj ka qenë i ftuari i parë për vitin 2018-të i programit “Mos i fol shoferit”, të aktores Rudina Dembacaj.

 

Dembacaj ka udhëtuar drejt Brukeslit për të intervistuar Bertin dhe vajzën e tij Gala.

Pasi ka rrëfyer gjithë jetën e tij familjare dhe atë  artistike në Bruksel, Dembacaj ka zhvilluar me Bertin edhe rubrikën e saj të preferuar, “Cilin personazh do të hidhte Robert Aliaj nga anija”.

 

I pyetur se cilën do të mbante në anije mes dy këngëtareve Mihrije Braha dhe Albërie Hadërgjona, Berti tha:

 

”Cila është Mihrije Braha, nuk e njoh. Padiskutim që Albërien, kam neveri për ata që këndojnë tallava”.

 

Ndërsa përsa i përket Linda Reit dhe Fjori Dardhës, ai tha se do ti hidhte të dyja nga anija madje me një hu.