Gjilani në balotazh: Përballje mes LDK’së dhe VV’së

0
328

Gjilani do të shkojë në balotazh. Sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës ku del se për njërin nga qytetet më të rëndësishme në Kosovë do të përballen Lutfi Haziri i LDK-së dhe Sami Kurteshi i Vetëvendosjes.

Në rezultatet e EXIT POLL-it del se Lutfi Haziri nga LDK-ja prin me 38,2 % derisa i dyti është Sami Kurteshi nga Vetëvendosja me 32, 6 %.

I treti del të jetë Zenun Pajaziti nga PDK me 20, 4 %, pasuar nga Rexhep Kadriu nga AAK-ja me 7,3 % dhe Bajram Hasani nga 1, 5 %.