Gjermania po planifikon t’i dëbojë sirianët e dënuar për krime

0
148

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer tha se se Gjermania është duke shqyrtuar mundësinë e dëbimit për në Siri, të refugjatëve sirianë të dënuar për krime apo që paraqesin rrezikshmëri të lartë.

Seehofer foli  për gazetën RedaktionsNetzwerk Deutschland .

Deri tani sirianët nuk mund të dëboheshin, por në në dhjetor 2018 ndalesa bie dhe i hapet rruga dëbimit të personave problematikë për  rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Shumë krime kanë ndodhur me ardhjen e azuilkërkuesve në këtë shtet, ç’ka ka ngjallur reagimin e ashpër të gjermanëve dhe i ka detyruar ministrat të kërkojnë dëbimin e të dënuarve.