Gjermania ndihmon Kosovën me 7.45 milionë euro

0
344

Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Zyrës së KFW-së për Kosovë dhe Maqedoni Rene Eschemann, si dhe Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore Thomas Reker kanë nënshkruar dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Hamza ka thënë se Gjermania përmes këtyre të hollave do ta ndihmojë zhvillimin e Kosovës,

“Ndihma e Gjermanisë është shumë e nevojshme për ne”.

“Themelimi i fondit për garantimin e kredive është një sukses për ne”.

“Ne me këto të holla do ta mbështesim sektorin privat”.

“Marrëveshja e sotme është e rëndësishme për kapitalin e garantimit të kredive ku përfiton sektori privat”.

“Një pjesë e tyre do të shkojë edhe për sektorin privat”.

Rene Eschemann, drejtori i Zyrës së KFË-së për Kosovë dhe Maqedoni ka thënë se përveç Gjermanisë edhe Suedia do t’i bashkohet këtij fondi,

“Ky fond është një dritare e re për financimin e sektorit të bujqësisë”.