Gjenerali serb i dënuar për krime lufte në Kosovë, ka një ëndërr

0
198

I dënuari për krime lufte në Kosovë Dragolub Ojdaniq tregon se si dukej e lavdishme tërheqja e ushtrisë serbe nga Kosova dhe se a ka shpresë për kthimin e saj në vendin tonë.

“Korpusi i Prishtinës e kishte pritur shumë rëndë vendimin për tërheqje. Ushtarët hapur kanë shprehur pakënaqësinë e vet duke thënë se ata s’e kishin humbur asnjë këmbë toke të vendit dhe s’e kishin lënë asnjë ushtar të huaj të hynte në territorin e RFJ-së, e tash u duhej të tërhiqeshin. Ata thanë se edhe më tej ishin të gatshëm të vazhdonin, nëse duhej, deri tek ushtari i fundit. Kur filloi tërheqja e planifikuar, NATO ishte e habitur me organizimin, disiplinën komanduese, luftarake dhe atë të marshimit”, thotë ai.

I pyetur se a shpreson për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ai thotë është optimist për këtë kthim dhe shton se sikur të ishin respektuar dispozitat e Rezolutës 1244 të OKB-së, një pjesë serbe tashmë do të ishte në Kosovë.Ojdaniqit, siç përcjell “alo”, i vjen keq që disa zyrtarë serbë pohojnë se Serbia me Marrëveshjen Tekniko – Ushtarake është akt i kapitullimit.

Kjo do të thotë se ushtria kishte kapitulluar, e kjo nuk ka lidhje me të vërtetën.