Gjendet e vdekur një 32-vjeçare në Prishtinë

0
206

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë është gjetur e vdekur një vajzë 32 vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar, zyra për informim nga Policia e Kosovës, rajoni i Prishtinës, të cilët e kanë cilësuar të njëjtën si vdekje e  dyshimtë.

“Është gjetur një vajzë e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishitnë dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.